Efektivi Nevaldo Hajdaraj ka lindur më 16 Dhjetor të vitit 1989 në qytetin e Memaliajt. Në moshën 31-vjeçare si punonjës policie vrau gjatë shërbimit qytetarin Klodian Rasha. Atij i janë dashur 8 vite për të përmbyllur shkollën e mesme të cilën e ka nisur në moshën 14 vjeç dhe e ka përfunduar kur ishte 22 vjeç duke ndërruar gjatë kësaj kohe 3 gjimnaze.
Në vitin 2003-2004, Nevaldo Hajdaraj ka frekuentuar gjimnazin “Sali Nivica” në Memaliaj, të cilin nuk ka mundur ta përfundojë.
Në periudhën 2005-2007, është zhvendosur në Tiranë dhe ka studiuar në gjimnazin “Ismail Qemali”. Por përsëri nuk ka arritur që ta përmbyllë ciklin tërësisht.
Tre vite më vonë, Nevaldo kthehet në Tepelenë. Në vitin 2010-2011, ai ndjek studimet me kohë të pjesshme në gjimnazin “Abaz Shehu”. 32-vjeçari e ka mbyllur vitin e fundit të Maturës Shtetërore me rezultate kaluese.
Nga 14 lëndë, 12 prej tyre i ka mbyllur me notën 5, një me notën 6 dhe rezultatin më të lartë e ka pasur në fiskulturë, ku ka marrë notën 8. Nota mesatare e përgjithshme, 5.12.
Në 8 vite Nevaldo Hajdaraj arriti të përmbyllë ciklin 4-vjeçar të shkollës së mesme. Gjatë Maturës Shtetërore, 32-vjeçari frekuentonte gjimnazin me korrenspondencë për shkak se paralelisht jetonte dhe punonte në Tiranë.
Në të njëjtin vit që ndiqte studimet në gjimnazin “Abaz Shehu” në Tepelenë, Nevaldo Hajdaraj ka punuar barist në një lokal në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet në periudhën 10 Mars 2010 – 12 Korrik 2015. Pas këtij momenti, ai u largua nga kjo punë me motivacionin “për pushime”.
Për 1 muaj, ai ka punuar si barist në dy lokale të ndryshme. Më 15 Qershor 2015, Nevaldo kishte filluar punë edhe në një lokal tjetër në zonën e Laprakës. Nga lokali në Tiranë të Re dha dorëheqjen më 12 Korrik 2015.
Por kjo punë e dytë zgjati vetëm gjatë sezonit veror, pasi aty qëndroi deri më 13 Shtator 2015, dhe 5 ditë më vonë, u rikthye sërish tek puna e parë, si barist tek Tirana e Re. Këtë punë e vazhdoi deri më 10 Shkurt 2016.
1 vit më vonë, Nevaldo Hajdaraj në moshën 28-vjeçare vendos të ndjekë studimet në Akademinë e Policisë së Shtetit në Tiranë. Më 23 Mars 2017, ai bëhet pjesë e Akademisë së Sigurisë pasi ishte shpallur fitues gjatë konkursit.
Në përfundim të trajnimit 11-javor për “Patrullë të Përgjithshme, Nevaldo Hajdaraj u vlerësua me 80 pikë nga 100 që është rezultati maksimal. Që prej Janarit 2018, ai u integrua në strukturat e Policisë së Shtetit.
Por më 12 Tetor 201 në vlerësimin e instruktorit për kursantin në përfundimin me sukses të shkollës bazë të policisë, Nevaldo Hajdaraj në modulin e armës së zjarrit është vlerësuar me 55 pikë nga 100 të mundshme.
Tre muaj më vonë në 15 Janar të vitit 2018, në trajnimin në terren të Nevaldo Hajdarajt, Komisioni Vlerësues i përbërë prej 5 policëve me gradat drejtues dhe kryekomisar, ka konstatuar probleme në menaxhimin e stresit, në të shkruar dhe ndjeshmërinë ndaj të tjerëve. Katër pikët e vlerësimit që kanë përshkrimin e mëposhtëm:
1 – Papranueshëm 2-Pranueshëm 3-Mirë 4-Shumë Mirë.
Ka ruajtur gjakftohtësinë, i qetë, plot besim në kushte stresi, Nevaldo është vlerësuar pranueshëm.
Ka qenë i ndjeshëm ndaj nevojave, ndjenjave të të tjerëve, pa kompromentuar autoritetin e vetë, Nevaldo është vlerësuar pranueshëm.
Shkruan qartë, saktë dhe me strukturë logjike, Nevaldo është vlerësuar pranueshëm.
Është këmbëngulës kur ndeshet me pengesa, është vlerësuar pranueshëm.
Në 21 pikat e tjera është vlerësuar me mirë dhe shumë mirë.
Pas këtij vlerësimi, Nevaldo Hajdaraj ka punuar në patrullën e përgjithshmë të policisë në Tiranë në Komisariatin Numër 3, atë Rrugor, Numër 5 dhe vetëm 28 ditë në repartin “Shqiponja”.
Autori i as shkrimit ka patur rezultate me te mira ne shkolle
Po pastaj
Perpunim opinioni. ..
KAQ…
Na e bete sikur ka qene kriminel, kur dihet qe shumica e te rinjeve sot, me keto rezultate jane. Na beni pak biografine e te ndjerit.
Me keta rezultate jane pjesa e madhe e deputeteve mbase dhe me keq, ky paska qene zheni,
I ke rone kokes, deputete me shkolle rezervash naten dhe diploma universitetesh te blera, sa te duash.
Ky eshte llumi me te cilin e ka mbushur administraten shteterore RAMUTI dhe po ashtu edhe qeverine e tij qe vetem “lepe-peqe” din nga mengjesi ne darke.Nuk i duhen as te shkolluar dhe as te zgjuar se do kuptojne se si shperdorohet dhe vidhet paraja dhe pronat publike por edhe si trajtohet qytetari qe kerkon te drejten e tij.
po ca lesh admistrate thua, polic patrulle i thjeshte.. na cate bythen me keto cinizma tuaja.. sikur po shqyhen dyert e drejtorise se policise me studenta te ekselences qe duan te behen polica patrulle. Atij qe bridhte me arme mire ja beri..
Ngadale se na këpute ti! Skuptohesh fare qe e ke me Ramen o i shkrete. Ik beji fresk Lulit se ben vape dhe i djersin b…??????
qe ka qene nje cope injoranti qe edhe shkollen duhet ta ket mare me mik. Keta dhjare te pa shkolle perfundojne police.
ja kjo po pastaj
Gazetari e pa shkolle, e pa nivel.
Si po pastaj o Manol?ne fakt te gjitha institucionet plot jane me analfabete…
Me pak fjale nese dikush deshton ne jete per tu integruar denjesisht ne shoqeri ; e ka gjithmone nje vend hapur per te punuar si veshgjat me uniforme.
Mesatare 5.6 ne shkolle, por 80 nga 100 per “Patrulle te pergjithshme”.
Bravo!
C’lidhje ka kjo me ngjarjen. Budallenj
Ne vitin 2012 kam mare nje vertetim hipotekor. Nenepunesi qe sherbente ish nje djale i ri, me diplomen e inxhinierit urbanist.
Ai dokument shteteror qe une mora, ishte nje turp i vertete, nje shqipe e keqe, ca germa te shtrembera ( ne ate kohe, nje pjese e dokumentit, shkruhej me dore ), e mbi te gjitha nje shperfillje plot mendjemadhesi prej njeriu ne “buke te dovletit”.
Ky eshte niveli kulturor i rinise sone, i shoqerise sone dhe i shkollave tona.
Une e besoj c’fare shkruhet me siper por ky eshte vetem diagnostikim. Do te zgjase procesi i pastrimit te Shqiperise nga llumi i paaftesise sepse eshte shtresezuar ne 30 vjet. Pra mos prisni rezultate 100% te mira ne te gjithe sektoret e jetes se eshte vec iluzion.
Ate qe eshte zemra dhe shpirti i nje kombi ARSIMIN e shkaterroi Sala qe ne fillimet e tij me koshience te plote. Brezi i tanishem eshte produkt i ketij shkaterrimi. Nuk jane asgje vjedhjet dhe vrasjet qe ka bere Sala pepara shkaterrimit te sistemit arsimor,mjeksor dhe gjygjsor. Mendoj denimin me 200 vjet burg e ka shume pak per kete krim.
NE VITET 90 – 96 NE KOHEN E SALISE TE GJITHE ATO PERSONA QE ISHIN PA SHKOLLE PUNONIN NEPER ZYRAT E NOTEREVE. KURE SHKOVA NJE DITE ME PERKTHYER NJE DOKUMENTE NGA ITALISHTE NE SHQIPE ,DHE E KUNDERTA ME THANE SE ATA NUKE DINE TE FLASIN SHQIPE ,LERE PASTAJE QE TE PERKTHENJE DOKUMENTE.NEPER ZYRAT E NOTEREVE DUHET TE VISHE MBASE ORES 18 00 KU TE JETE SHEFI I ZYRES .VETEM AI TE MBARONE PUNE . SI MUNDE TI JEPET NJE ARME NJE PERSONI PA SHKOLLE?????DHE E DYTA PERSE NUKE KONTROLLOHEN KARTELAT MJEKSORE TE NJERZEVE QE MARRIN PJESE NE RUAJTJEN E QETSISE PUBLIKE. EDHE SA NJERZE TE TJERE DUHET QE TE VRASE POLITIKA ,PER TI AFRUAR NJERZEVE TE AFERM PUNE QE I RREZIKOJNE JETEN QYTETAREVE. KLODIANIN NUKE E VRAU KY HAJDARI ,PORE NJE HAJDARE TJETER QE E FUTI NE ATE PROFESION KETE HAJDARIN. ME NJE FJALE PUNE HAJDARESH NGA TA FILLOSHE ,DHE NGA TA MBAROSHE. KJO HISTORI DO TE VAZHDOJE GJATE ,DERI ATEHERE KURE HAJDARI TIA FUSI PLUMBIN HAJDARIT TJETER QE E FUTI NE KETE PUNE. Coni te falat Sandrit.
gezetare idiote.. polic patrrulle ishte, nuk ishte drejtor policie. Dakord qe kane mangesi ne arsimim por nuk ka thyher gje ligjin. Ligji te lejon te aplikosh nese je me arsim te mesem dhe ka kaluar testet. Akedemia e policise u krijua qe te ngrej nivelin arsimor te policeve te rinj te cilet mund te punojne por njekohesisht te vazhdojne studimet ne Akademi per te marre diplom ne arsimin e larte.
Shpresoj qe te beni edhe historine e Klodian Rrashes i denuar per plagosje me thike dhe dhune. Te shohim ae cfare arsimi kishte “deshmori”.
Te gjithe duan polica si jashte shtetit por askush nuk do ti bej femijet polica. Vertet ende nuk kemi policin qe duam sepse ende nuk kemi shtetin qe duam por as nuk ka te krahasuar me policine e Saliut qe vinin era alkol e bakderra qe hanin e pinin barakave apo kazinove me uniformen e policit.