Përplasja me armë në Sarandë, policia arreston pronarin e “Orange”, Spiro Iljadhi

21 Qershor 2021, 17:52Kronika TEMA

Pronari i clubit ‘Orange’ në Sarandë, Spiro Iljadhi, që mbeti i plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti me disa persona të tjerë, është ndaluar ditën e sotme.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen Nr. 1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit Spiro Iljadhi dhe Marin Jano, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë ndalimi i të plagosurit, 35 vjeç, Spiro Iljadhi banues në Sarandë.

Ndalimi i biznesmenit u bë pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë ndaj personave të tjerë të përfshirë në konflikt, njeri prej tyre i ndaluar dhe 2 të tjerë të shpallur në kërkim nga Policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

1 komente në “Përplasja me armë në Sarandë, policia arreston pronarin e “Orange”, Spiro Iljadhi”

  1. Ohoho says:

    Ja pra qytetari model i ca e cave, që shanin jo malok, jo turkoçam e grekofob ata që flisnin kundër këtij kafshës. E gëzofshi kopshtin zoologjik. #jesuisçaushi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje