VIDEO/ Pamjet e të shtënave me armë tek “Orange” në Sarandë: Breshëri kallashnikovi dhe pistolete tmerrojnë njerëzit

22 Qershor 2021, 09:44Kronika TEMA

Sarandanews.com ka siguruar pamjet e krisjeve të armës që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Sarandë, ku u qëllua me 20 plumba në drejtim të pronarit të “Orange”, Spiro Iljadhi 35 vjeç, afër lokalit të tij, ku rastësisht u plagos edhe pushuesi Marin Jano, 33-vjeç.

Siç shihet në video, të shtënat me armës mes të dy grupeve kanë zgjatur për disa sekonda, duke u kthyer në një arenë lufte.

Gjithçka ka nisur kur 3 autorët Andrea Caushi, Visi Caushi (vëllezër) dhe shoku i tyre Redjan Hadëri janë nxjerrë jashtë lokalit “Orange” nga roja i sigurisë së lokalit.

Arsyet se përse 3 autorët janë nxjerrë jashgtë lokalit nuk dihen por ata nuk e kanë lënë me kaq. Janë kthyer me armë duke goditur drejt lokalit dhe automjetit “Range Rover” të pronarit Spiro Iljadhit.

Pasi ka dëgjuar krismat e armëve, Iljadhi ka dalë jashtë dhe ende nuk nik me saktësi nëse e kanë zënë plumbat teksa po shkrepeshin drejt lokalit apo nëse autorët kanë qëlluar me qëllim në drejtim të 35 vjeçarit.

Edhe policia tha se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

2 komente në “VIDEO/ Pamjet e të shtënave me armë tek “Orange” në Sarandë: Breshëri kallashnikovi dhe pistolete tmerrojnë njerëzit”

  1. Chuppo says:

    Planeti I Majmuneve Nr3 Po xhirohet ne Sarande

  2. Buli says:

    Pellazget e elena kocaqit kerkojne te behen djepi i civilizimit europian. Greket e lashte nuk ekzistojne por ekzistojne pellazget me koken me cepa dhe kallashnikov. Yyyyyyy
    Ju shkerdhefsha azerbaxhanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje