Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka ankimuar vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. ONM u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit.
Në njoftim thuhet se Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.
“Në datën 1.4.2021, në përfundim të seancës dëgjimore përkatëse, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj, me detyrë prokurore/Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vendimi nr. 363, datë 1.4.2021, i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, iu njoftua Komisionerëve Publikë sot, më datë 21.6.2021. Po sot, më datë 21.6.2021, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për të ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për të tria kriteret e rivlerësimit.
Komisionerët Publikë janë duke shqyrtuar, në të njëjtën kohë, vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit”, thuhet në njoftim.
Rekomandim-për-vendimin-e-KPK-së-nr.-363-datë-1.4.2021-1
Ky “komision i pa(varur) qe merr kesi soje vendimesh qe me pas ankimohen nga nje organ me i larte e i pa kompromentueshem siç eshte ONM,i bie qe reforma ne drejtesi eshte akoma nen paterica ku prekurore si kjo jo vazhdojne e perfliten por ironikisht jane edhe te pacenuara ne funksionin e tyre te perfolur.
KPK vazhdon me metoden ku ne qender eshte subjekti ne vleresim dhe jo interesi publik.
Une i besoj ONM. Ky ent nuk ka asnje interes per emrat e vecante, pervec interesit publik.
Perfaqsuesi ONM-s ka pas debat te forte, afro 3 ore, me Elisabeten para komisionit te vleresimit. AI eshte nje vezhgues I forte qe studjon gjithcka, me imtesi dhe seriozitet. AI konstatoi se Elisabeta ishte ndare me te shoqin dhe jetonin ne te njejten shtepi ( ndarje fiktive). Kishte dhe nje leter nga nje jurist I huaj ndaj te cilit kjo kishte bere disa shpifje. Per shqiptaret keto te dhena nuk kishin vlerë, per ate po. Tani perfaqsuesi ONM ben ankimim ne nje organ me te late. Keshtu Jane procedurat.
Monstra e sali gerdalles, Elisabeth eshte nje kerme ne sistemin e drejtesise qe do fshire nje sahat e me pare.
Nuk eshte Saliu po Ceti pas kesaj or Daut!
Keta duan shkarkuar, dhe internuar familjarisht madje, se hajdutllekun e kane ne gjak, edhe femjnet i kane degradu me doren e tyre. Antishqiptare te mallkuar. Race e keqe. Bjeri USA, beja forra!!!
Po e kaloje vetingun , kjo gjygjtare a mundet te beje padi ne gjykate kunder ONM-se per prishje te imazhit? Edhe nje kurjozitet ne cilin universitet eshte dipllomuar kjo gjygjtare ?
kjo ka qne nje quravece, e pa lame ne shkolle, nje katunare e humbur, nga shpellat e tropojes, qe e emroj zeni i doktorit. buri i saje nje trafikant femrash i denuar ne itali dhe me sh preçedente te tjere,.si mund te jete kjo moster ne sistemin e drejtesise?a po deshire e ndonje oligarku. mjer o shqiptare.