22-vjeçari përplas 2 makina, largohet dhe rregullon automjetin e tij për t’i shpëtuar policisë…

22 Qershor 2021, 18:00Kronika TEMA

Një 22-vjeçar ka përplasur dy makina dhe u laruga nga vendngjarja.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të veprimeve hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të aksidentit rrugor i ndodhur me datë 19.06.2021, në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ku një drejtues automjeti i paidentifikuar aksidentoi duke u larguar nga vendngjarja automjetin me drejtues shtetasin N. R., dhe për pasojë automjeti ka përplasur edhe automjetin tjeter me drejtues shtetasin D. P.

Specialistët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3 dhe Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin me iniciativë të drejtuesit të automjetit që u largua nga vendi i aksidentit, shtetasi me iniciale J. L., 22 vjeç.

Policia thotë se “ky shtetas, dyshohet se me datë 19.06.2021, duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Interurbane kryesore Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa-Italias, ka aksidentuar dy automjete në levizje dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit pa u dhënë ndihmën e parë të dëmtuarve. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se ka ndërhyrë për të riparuar automjetin e dëmtuar si pasojë e aksidentit rrugor, me qëllim fshehjen e gjurmëve të aksidentit”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”.

1 komente në “22-vjeçari përplas 2 makina, largohet dhe rregullon automjetin e tij për t’i shpëtuar policisë…”

  1. SPAK says:

    Jepni emrin e plote te ketij vrasesi o polic/gazetar te pamoralshem. Behet fjal per nje shofer te rrezikshem qe heren tjeter mund te shtyp te tjer persona. Turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje