Del në gjyq shtetasi bullgar që përdhunoi 50-vjeçaren shqiptare, u kap teksa shijonte uzon e fundit

23 Qershor 2021, 19:22Kronika TEMA

Shtetasi bullgar i akuzuar për përdhunimin e një 50-vjeçare shqiptare, e cila punonte si sanitare në Athinë, u përball ditën e sotme me gjykatësit.

35-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij, ishin të veshur me jelek anti-plumb, ndërsa shoqëroheshin nga forca të shumta policie në momentin që futeshin në gjykatë.

Mediat, shkruajnë se në momentin e arrestimit, shtetasi bullgar ishte ulur pranë një kioske duke shijuar uzon për herë të fundit në liri.

Ai njihet si një person me precedent penal, pasi më parë ishte arrestuar dhe dënuar po për të njëjtën vepër penale.

Pas kësaj ngjarje, 50-vjeçarja shqiptare, dëshmoi para autoriteteve greke orët e tmerrit.

Unë kam punuar si pastruese për tre vjet në këtë ndërtesë. Teksa isha duke pritur për ashensorin, një burrë më tërhoqi për qafe dhe më futi në shtëpinë e tij në katin e parë. 

Ai po më mbyste, më vuri duart në qafë. Ai më zhveshi, më çoi në dhomën e tij dhe më përdhunoi. Më goditi në fytyrë. Në një moment, rreth orës 5 të pasdites, ai shkoi në kuzhinë për të gatuar. 

Vura re se kishte një çelës në derë. E hapa dhe shkova në ballkon. Arrita të kaloj në shtëpinë ngjitur dhe të shpëtoj”, ka treguar 50-vjeçarja shqiptare, e cila është shprehur më tej se nuk e njeh 35-vjeçarin që abuzoi seksualisht me të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje