Ankimoi dënimin me 2 vjet burg: Çështja e Lallës shkon në Apel, caktohet trupa gjykuese

24 Qershor 2021, 10:44Kronika TEMA

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar trupën gjykuese që do të marrë në dorë çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla

Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët Nertina Kosova, kryesuese/relatore, Saida Dollani dhe Dhimitër Lara, anëtarë. Aktualisht çështja është në momentin procedural të caktimit të datës dhe orës së gjykimit nga gjyqtarja relatore.

Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste.

Duke iu bindur hetimit të SPAK, Gjykata urdhëroi kërkesën për konfiskim të gati 22 mijë metrave katrorë truall dhe një apartamenti në Durrës dhe aprovoi si dënim shtesë edhe mohimin për të marrë funksione publike për pesë vite.

Mbrojtja e Llallës këmbënguli më herët se nuk kishte fshehur asgjë përveç shpenzimeve të Gjermanisë që ishin harruar të deklaroheshin nga gabimi njerëzor.

Mirëpo, Gjykata gjeti të provuar të kundërtën, edhe për tokat që sipas hetimit të SPAK u rivlerësuan disa fish më tepër nga vlera që ishin blerë edhe për faturën spitalore në SHBA dhe kostot për ndërtimin e një shtese.

3 komente në “Ankimoi dënimin me 2 vjet burg: Çështja e Lallës shkon në Apel, caktohet trupa gjykuese”

  1. Jon says:

    Kot i kane rene ne qafe ketij. Duket qe ne fytyre qe eshte i pafajshem. Uljani nga 2 vjet ne 1 muaj detyrim paraqitje, ose nje gjobe 1000 lek te reja. Po ta paguaj gjoben brenda 3 ditesh, ulet me 30%. Kot i bini ne qafe. Ne raste te tjera nuk jam i qarte, por per kete dhe Berishen, USA e ka shume gabim. Do e bejne balte fare po futen ne kete liste edhe Ilir Meta. Keta jane personalitete te tranzicionit, figura te larta shume. Oooooo plehra! Po ky do futur per nja 10 vepra penale brenda ore plehra. Mbajti dosjen e Dibres per dy vjet dhe e perdori per destabilizim te vendit. Ky duhet denuar per tradheti Kombetare, denimi per te cilen duhet te jete ME VDEKJE! Familjes duhet ti konfiskohen te gjitha pasurite dhe te punojne cashiere te Conad ose Spar, ku te duan. O plehra qe u lodhet shume me 2 vjet per kete kosin e holluar.

  2. Ganiu says:

    2 jan pak. Ti shtohet denimi.

  3. k says:

    Ky degjeneratë është e keqja absolute ,sepse i vendosur të zbatojë ligjet dhe eshte i pari që i shkel më keq se shkelësit e thjeshtë.
    Per këtë ftyrë fshatari injorant,ligji ishte çfarë thoshte berisha dhe akoma është i bindur se ka zbatuar urdhërat e tij.
    Per pasojë ndjehet në rregull,pafajshëm dhe i dënuar padrejtësisht.Kur ka përfituar nga droga,krimi apo korrupsioni,
    nuk ishte faji i tij sepse “kështu bënin të gjithë”.Ky krimb i moralit,korrektësisë dhe profesionalizmit duhet të kalbet në burg
    dhe pasuria ti konfiskohet totalisht.Edhe ajo pjesë që mund ta justifikojë legalisht.
    Kërmë ekzistenciale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje