"Makina me shpejtësi skëterrë", gazetari akuza Policisë Rrugore të Tiranës: Mund të vdesësh në çdo moment, shumica laca e çerra baballarësh që mund të të nxjerrin nga korsia

25 Qershor 2021, 14:12Sociale TEMA

Gazetari Klodian Tomorri ka rrëfyer disa episode se çfarë ndodh në mesnatë në rrugët e kryeqytetit duke shigjetuar autoritetet.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tomorri shkruan se makina me shpejtësi skëterrë lëvizin të shkujdesura pa u ndëshkuar.

“Mbreme, pasi mbyllem emisionin tek Ylli, nga ora 12 isha duke u kthyer ne shtepi.

Nga redaksia, qe eshte afer TEG-ut deri tek bulevardi i ri ku parkoj, mund te kem ndeshur nja 10 makina me shpejtesi sketerre. Identikiti eshte thuajse i njejte.

Shumica jane cerra nga keta cunat e baballareve me makina super te shtrenjta ose laca, qe ecin me shpejtesi edhe brenda rrugeve te qyteteve, ta bejne me drita te futen ne parakalim edhe ne rrethrrotullim.

Ato dritat mund edhe te te nxjerrin nga rruga se te verbojne, por nuk eshte ky problemi.

Problemi eshte, i ndalon ndonjehere njeri keta? Se nuk ka mundesi qe ky soj te mos beje shkelje rrugore ashtu si ecin. Kur i ndalojne a u vene masa ndeshkuese?

Nuk e di dmth, por ajo qe di me siguri eshte se ti mund te jesh super i kujdesshem ne makine, por ne Shqiperi mund te vdesesh ne cdo moment. Per shkak te ketij soji”,
shkruan Tomorri.

14 komente në ““Makina me shpejtësi skëterrë”, gazetari akuza Policisë Rrugore të Tiranës: Mund të vdesësh në çdo moment, shumica laca e çerra baballarësh që mund të të nxjerrin nga korsia”

  1. Policia RRUGORE , KOKA E KRIMIT dhe e MIJÉRA VRASJEVE népèr AKSIDENTE ! ⚖⚖⚖ says:

    Policia RRUGORE = GRUP i STRUKTURUAR KRIMINAL , BANDË KRIMINALE dhe KOPE GRABITQARËSH , HAJDUTË !!! 30 VJET Polici Rrugore = 300 MIJË VIKTIMA SHQIPTARË nga AKSIDENTET dhe 300 MIJË SAKATË , ULOKË dhe ÇALAMËNË që kanë SHKAKTUAR AKSIDENTET , ndèrsa Policat RRUGORÉ me VILA , APARTAMENTE LUKSOZE dhe BIZNESE !!! MOS të FLASIM pèr KRERÈT e LARTÈ pastaj si Mitat Tola dhe CO , që janë MILIARDERA dhe duhet të ARRESTOHEN SOT , JO NESËR , sepse NESÈR është shumē VONË !! SPAK duhet tju BASTISI ZYRAT , SHTÈPITÈ dhe PRONAT kètyre FÉLLIQÈSIRAVE HAJDUTÉ të POLICISÉ RRUGORE !!! POLICIA RRUGORE = RREZIK KOMBÈTAR !!! SHQIPËRIA drejt SHUARJES !!! SHQIPTARÈT drejt ZHDUKJES si KOMB !!!! ????????? ⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖

    1. Lloji says:

      Fiks, eshte e tmerrshme…!!

  2. Ministria e Çi(u)çit says:

    Kjo është Shqipëria që duam.
    Shqipëria e Rams-esit së 3-të
    Likes së 2-të
    LUL-it të 1-rë
    Saleh-ut të 7-të
    Shtet letre, shtet Cubash,
    Me ministri çiçi e leshi.
    Me qime e pa qime, me balluke e pa balluke.
    Shtet hajdut dhe nepotizmit dhe I korruptuar në neo-gjenezë.
    Bojini t’fala Ramës dhe 4 vjet…

  3. Labi says:

    Bravo gazetarit qe ka kurajo qytetare,dhe nje turp i madh per ata dy koqet e emisionit stop ne tv klan qe mbreme ne darke bashke me nje pseudo specialist qarkullimi kishin ndare mendjen te benin avokatine e djalit te Erzen Brecanit,uroj qe kete mos ta bejne me porosi te Sandrit.Specialisti ne fjale ne cdo moment u mundonte ti linte faj bashkise dhe tabelave ne rruge, ky plere harron rregullin baze te levizjes brenda qytetit shpejtesine 50 km ne ore,ky partiak harron se ne levizjen ne rruge drejtusi mjetit duhet ti pershtatet rruges dhe kushteve klimaterike. Shpejtesia e djalit te babit pasanik ka qene aq e forte sa makina nga me e sigurta ne bote u be kacurrel,ca vizash te bardha tregon ai idiot kur vajza ishte ne trotuar duke pritur shoqen, duhet te zbatohet ligji Zviceran deri ne sekuestrim mjeti e burg,keta nuk jane shkeles rregullash trafiku,keta jane vrases.

  4. Vjola says:

    Mëse e drejtë

  5. henri says:

    Nuk lane smart pa gjobitur per parkim dhe keto nuk behet fjale

    Edhe kur smsrt parkohet pingul me portuarin per brenda vijave vjen polici te le 2000 lekshin ne xham dhe iken pa folur pastaj per keto te bashkise qe 1 min sa mbaron parkimi me lek e kane vene gjoben dhe pavarsisht nga afati kohor qe paguan cdo ore per ate min qe ka qene diferenca ke gjobe dhe pastaj del dhe nje palo parlament qe te heq pike nga patenta per parkime kurse keto qe vrasin njerz kane frike ti shikojne jo ti gjobisin

  6. k says:

    Janë fenomenet tipike e vendit më të prapambetur dhe injorant në Europë.

  7. hallexhiu says:

    Per tabelat kemi specialiste!Ne Durres,tek zyrat e OSHEE,rruga e portit deri tek dyqani i luleve,rruga me sens unik.Ndalohet parkimi,thote tabela e bashkise,nderkohe ne pjesen ne vazhdim,ka parkim.U dhine banoret tu paguar gjoba.Vjen policia 5 minuta,ve nja 50 gjoba dhe iken.Pastaj,bulevardi eshte rruge “hej mucaco”.Rruga me imitim kalldremi,makinat bejne gara si formula1.Se ka pallate,se ka familjare,askush nuk do tja dije.Eshte problem te rrije nje polic,nderkohe qe i lene te fshehur neper qoshe ku te kapin shoferet pa rrip.Po cfare rreziku ka ne qytet me 20 km/ore,mos venia e rripit?Hiqini patentat atyre me celular!Nese nuk vene rripin,per te zezen e vet e kane,kurse celulari merr ne qafe disa makina.Apo jo,specialist i qarkullimit?

  8. Dhjerokracia nxori fytyren e vertete te ketyre salinjve komuniste says:

    Jane fenonene malokesh qe zbresin nga gomari dhe hipin ne makina luksoze dhe ju duket e gjithe bota e tyre.
    Dhe keta plehra qe shajne policine,jane po ata qe mbrojne lacat e cerrat e malokeve kur policia i gjobit e i heq patentat.
    Jane keta plehra qe ngrene zerin se po u shkelet liria e demokracia per te vrare e djegur.

  9. Kafshe te egra turko-albane.... says:

    Nuk “cirreshin” kot…Greqia dhe Serbia dikur…..ndajini ato kafshe midis nesh dhe bien edhe ato vete rehat….nuk jane ato kafshe per te bere Shtet….ato jane problem….dhe koha ju jep te drejte…eshte koha ajo qe gjykon…

  10. Shumë e drejtë says:

    Henri,
    Ke shumë të drejtë vëlla. Por eshte nje problem i madh. Mire qe Ministri Çiuçiu bën nani tani që u mor mandati i tretë, por edhe opozita ja mbathi ne Hollandë.
    Nuk eshte se mund te themi hajde se po durojme kater vjet, dhe pastaj do zgjedhim qeveri tjeter.
    Ketu u bë si ajo shprehja: “Mut keta, mut ata, dhe mut ata që bënë këta.”
    Por nuk e di, ai çërri i Beratit dhe Beu i Divjakës që eshte gjoja zv-kryeminister, do na beje ndonje status ne Facebook per këtë punë, sepse e kemi gazetar të zotin. I qan artikujt.
    Do vije shpejt dita qe njerezit do thonë “ore, më mire Nul Noka minister i brendshem dhe Erzen Breçani drejtor policie, sesa keta qullsat qe nuk bëjnë asgjë.”
    Lodhet edhe populli.

  11. asd says:

    Policia rri neper rrotonda dhe autostrada per 10-20 mije lekshin ne vend te APLIKOJE LIGJIN ANTIMAFIA. Aq eshte kapaciteti i drejtuesve te tyre, hajvaner qe kane shitur dhe blere vendet e punes megjithe dinjitetin e tyre!

  12. vilman says:

    Sigurisht qe policia eshte fajtore sepse keto fenomene me xhirim gomash i ke cdo dite ne Tirane bile ne bllok por polici gjobit ndonje fakir me makine te mbaruar. Me e keqia eshte se viketima iken dhe harrobet dhe kriminelet te tipit shpellar Brecani dalin pa u lagur. Perse nuk vihen dron ne akset kryesore, si e ka zgjidhur bota kete problem, perse ketyre shkelsve nuk ju hiqet leja e drejtimit perjete ku mari jete por vazhdohet me blb bla bla….. Boll me lolic barkderra te kompromentuar, boll me eksperte qarkullimi hajxut, vini dor se po lini nam, cdo nate rreth bllokut ka xhirim gomash dhe asnje nuk ndeshkohet, mos fli gjume o drejtor i qarkullimit.

  13. Labi says:

    Puna shkon me larg se policia thjeshte,po te shikosh shume shofere parkojne mbi vijat e bardha qe jane per kembesore,kaq mjafton qe shoferi ne fjale te trajtohet si njeri me probleme mentale e ti hiqet patenta per jete,mjaft te shikojme te zogu zi,rruga eshte bere me nje drejtim e rruge biciklete,nuk mund te them se jan normale ata qe parkojne atne dhe nganjehete dy makina paralel,aty nuk ka nevoje te njohesh rregulkoren cdo njeriu normal i mjafton llogjika,ne rast se policia e merr seriozisht 50% e shofereve ngelen pa patente perjete per arsye mentale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje