Përmes një publikimi në rrjetin e saj social, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, ka njoftuar publikimin e rezultateve të testit të Matematikës në Maturën Shtetërore 2021.
Ndër të tjera, ministrja Kushi njofton se pas një analize të kujdesshme dhe duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, është vendosur ulja e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë. Ndërkohë, ajo nënvizon se janë 1,820 maturantë nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10.
“Sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në Maturën Shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.
Shumë suksese në sezonin e vjeshtës atyre që nuk ia dolën dot të jenë kalues dhe urimet më të përzemërta të gjithë të tjerëve, sidomos 1820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10”, shkruan Kushi.
1820 dhjeta mature ne matematike! Ja rezultati i nderhyrjes se politikes ne punen e profesionisteve!
Ndersa Zogu ne kohen e tij emeroi openentin teknik te arsimit te athershem, reformatorin e madh Mirasg Ivanaj, Rama duke bere qoka politike ka emeruar ministra arsimi njeres te rendomte! Prandaj eshte katandisur arsimi ne kete shkalle! Shqiperia ka kapacitete te larta profesionale por politikes se dites i duhen njeres pa personalitet te shquar.
1820 dhjeta mature ne matematike! Ja rezultati i nderhyrjes se politikes ne punen e profesionisteve!
Ndersa Zogu ne kohen e tij emeroi openentin teknik te arsimit te athershem, reformatorin e madh Mirash Ivanaj, Rama duke bere qoka politike ka emeruar ministra arsimi njeres te rendomte! Prandaj eshte katandisur arsimi ne kete shkalle! Shqiperia ka kapacitete te larta profesionale por politikes se dites i duhen njeres pa personalitet te shquar.