SHIFRAT: Shqiptarët po vdesin rrugëve dy herë më shumë se në BE

25 Qershor 2021, 16:32Kronika TEMA

Një familje me katër anëtarë u shua në aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur në aksin Fier-Vlorë. Viktimat i shtohen bilancit “të luftës” në rrugët shqiptare, ku nga një krahasim i të dhënave që publikon INSTAT dhe EUROSTAT vërehet se në Shqipëri fatalitetet nga aksidentet rrugore janë rreth 60 për qind më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian.

Tragjedia e Fierit ishte “e paralajmëruar” vetëm pak ditë më parë, kur INSTAT publikoi raportin për numrin e aksidenteve për 5 muajt e parë të këtij viti. Në këtë raport thuhet se në pesë muajt e parë të vitit 2021 numri i të aksidentuarave, të vrarë e të plagosur ishte 714 persona, nga 513 persona që ishte një vit më parë.

Në pesëmujorin e parë të 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 90 persona nga 58 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja me rreth 39 për qind e viktimave të aksidenteve i faturohet kryesisht faktit se në maj të vitit të kaluar vendi ishte në karantinë.

Sipas Instat, në 84 për qind të rasteve shkak i aksidenteve me pasojë vdekjen janë drejtuesit e mjetëve, shkeljet e rregullave të Kodit Rrugor, kryesisht shpejtësia tej normave të lejuara dhe manovrimet e rrezikshme.

Nga një krahasim me vendet e Bashkimit Europian, Shqipëria në 2019-n regjistronte 96 të vdekur nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë, ndërkohë që mesatarja e unionit është 51 të vdekur po për 1 milionë banorë.

4 komente në “SHIFRAT: Shqiptarët po vdesin rrugëve dy herë më shumë se në BE”

  1. franci says:

    Kjo vjen se shpellaret qe kane lene gomeret dhe jane bere me makina juksoze sigurizht te blera me djersen e droges dhe se denohen me masa qesharake. Plerave te tille jo vetem qe duhen denuar ne ekstrem por patenta duhet tu hiqet perjete dhe demshperblimi duhet te jete rigoroz. Prandaj jemi kampion ne humbje jete se ligji nuk mbron viketimen por ate qe ka leke.

  2. pa vlere says:

    Edi Ramaaaaaa, po te vriten qytetaret e tu rrugeve!!!
    Jepe edhe policine me PPP, qe te biesh rehat!
    Do e nxjerresh kete aksident ne facebook o Sulltan??

  3. Niku says:

    JO.. Ti qe shkruan nuk ke te drejte te besh krahasime Shiperi vs BE, sepse ne nuk jemi ne BE e as nuk do hyme per momentin te pakten. Prandaj te sygjeroj qe krahasimin ta besh psh me Venezuelen, Kolumbin, Ekuadorin e vende te ngjashme… me gjth respektin per vendet Latinos.

  4. Elio says:

    Kjo eshte vepra e mafjozeve (politikanece) ne shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje