Aksidenti tragjik në Vlorë, shefi i reanimacionit për gjendjen e të plagosurve: Dy do t’i transportojmë te Trauma

25 Qershor 2021, 11:39Kronika TEMA

Shefi i repartit të reanimacionit, Edmon Breshani ka folur për gjendjen shëndetësore të tre të rinjve nga Tirana, që mbetën të aksidentuar në përplasjen tragjike që rezultoi fatale për një familje me katër anëtarë.

Breshani thotë se gjendja e të rinjve është e stabilizuar, por dy prej tyre që janë në një gjendje më të rëndë do të transportohen në spitalin e Traumës në Tiranë, për shërbim më të specializuar.

Fatmirësisht të tre të plagosurit janë të vetëdijshëm, por kanë marr dëmtime në shtyllën kurizore edhe në trup.

Breshani: Pacientët janë në gjendje stabël, në momentin e parë i kemi bërë scaner dhe njëri prej tyre ka dëmtime cervikale me lusacion, pa dëmtime metulare, pacienti tjetër ka  shembje të të tërë trupit dhe njëri nga ata është në gjendje më të lehtë me dërmishje në pjesën e fytyrës.

Dy prej pacientëve do t’i transportojmë në spitalin e Traumës në Tiranë sepse njëri është më i rrezikuar sepse ka dëmtime të vertebrave cervikalë.

Pacienti tjetër nuk do shtrohet, mori një trajtim ambulator dhe do jetë i lirë nga ana mjekësore. Pacientët janë koshientë me respiracion. Kanë shfaqje të panikut, këto që janë post-traumatike, ndërsa ata që kanë ndërruar jetë nuk kanë ardhur në repartin e kirurgjisë.

3 komente në “Aksidenti tragjik në Vlorë, shefi i reanimacionit për gjendjen e të plagosurve: Dy do t’i transportojmë te Trauma”

  1. Laberia ime says:

    Lerini te vdesin ose te paralizuar plehrat..

  2. 19 says:

    Moren ne qaf nje familje shkerdhatat me 200 km ne ore .ishalla nuk I fal perëndia dhe kta keq me vjen por kshu ehte ne realitet.duhet .

  3. Shpati says:

    Pse do i transportoni te Trauma?! Lerini te vdesin mu aty ku jane!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje