Nga Altin Kreka
Anastasia, Eva, dy vajzat e mitura të Eduardit dhe Silvanës u shuan bashkë me prindërit ndërsa po gëzonin për pushimet që do kalonin në Shqipëri.
Herët në mëngjes ishin nisur për te gjyshërit që nuk do t’i takojnë dot kurrë. Vdekja e katër anëtarëve të familjes nga Patosi, emigrantë në Greqi, nuk ishte thjesht një aksident fatkeq. Ajo vdekje ishte vrasje dhe si vrasje duhet trajtuar nga Drejtësia.
Fatkeqësia është se vrasje të tilla po ndodhin shpesh, vrasje të tilla nuk po ndalen sepse autoritet nuk po reagojnë, policia nuk po reagon. Policia e shtetit me tolerancën e saj ndaj të fortëve po bëhet shkak për vrasje të tilla.
Disa orë pas aksidentit u lajmërua arrestimi i 22 vjeçarit Igli Madani si shkaktar i vrasjes. Me automjetin e tij 100 mijë eurosh, ai ecte me shpejtësi skëterrë në rrugë deri sa bëri gjëmën. Askush nuk e ndali 22 vjeçarin në rrugëtimin e tij të çmendur, asnjë nga postblloqet e shumta që policia vendos në rrugë për show apo për t’ju vënë gjobë atyre që ndalojnë.
Sepse ata që nuk ndalojnë, si 22 vjeçari apo bashkëmoshatari i tij pak muaj më parë në mes të Tiranës, janë të paprekshëm. Ata, dhe të fortët mund të bëjnë çdo gjë në këtë vend, edhe të na marrin jetën dhe policia është tolerante, nuk i prek, ata nuk dënohen.
Me ndihmën e policisë ata na kërcënojnë, na shantazhojnë, na fyejnë sa herë dalin në rrugë.
Arroganca e tyre i ka rrënjët te pandëshkueshmëria, sepse policia i toleron aq sa të bëhen vrasës.
Nëse disa prej tyre do ndaloheshin, do penalizoheshin e burgoseshin, sot katër anëtarët e familjes nga Patosi do ishin gjallë.
Në 120 kilometrat e rrugës nga Tirana për në Vlorë, janë disa postblloqe policie, nëse ndonjë prej tyre në zbatim të ligjit do kishte ndalur e do kishte bllokuar makinën 100 mijë euro që ecte me shpejtësi, sot shumë jetë do ishin shpëtuar përfshi edhe jetën e vetë autorit të kësaj vrasje.
Shume drejte; duhen vene njerez civile me arme ne rruget e Shqiperise dhe kush tejkalon shpejtesine, duhet qelluar me bresheri. Perse te vritem une nga ai kur mund te vrase ate dhe shpetoj une?
Po kjo Rilindja 8 vjet sikur bënte shtet.
Asgjë më ndryshe nga Salehu veç makinat u bënë me të reja se evoluan modelet.
Ore një pyetje.
Po Çuçi nga po e ben çiçin…?!
Nuk duhen pstblloqe, duhen makina policie vazhdimisht te qarkullojne ne autostrade.
Eshte e çuditshme, ti je Duke udhetuar mbi limiting e shpejtesise se lejuar, kur shikon te vjen nga mbrapa nje te jep signal me drita qe do te thote ma hap rrugen .ne fillim nuk dija kete dhe pata nje incident qe mund te perfundonte keq. Ne “do vend tjeter ne qofte se je ne limiting e shpejtesise I hap rrugen vetem mjeteve te emergjences
Kjo familje u prehte ne paqe. RIP
Drone te qarkullojne ne autostrade jo per te kapur nje qe tejkalon shpejtesine our nuk ka asje mjet tjeter ne rruge por ata qe bejne veprime qe rrezikojne te tjeret
Flitet per nje hale islamikesh,athere eshte e pamundur rregulli, drejtesia,barazia aq me teper… DHIMOKRATIA!
Ne asnje vend arab nuk funxionon DHIMOKRATIA!
KETA VRASES TEROHEN PATJETER NGA POLICIA PER SHUME ARSYE/Marin para. kane FRIKE OSE THJESHTE ja e edhe ATA vrases. OSE mbasi e ka kapur nje here OSE DY here GJYKATA e ka LIRUAR athere pse duhet ta arresto PERSERI.
PRANDAJ duhet te ushtrohet kontroll nga grupe te posacme edhe per policine edhe per gjykatat.
KY GRUP duhet te kete FUQI te pakufizuar ne KOHE te kufizuar deri sa te ndreqet kjo pune.
Tamam
Mirë që u kujtuat ju te media’s që të shkruani e reagoni kundër alabakve! U desh një tragjedi që të kujtoheni se edhe ju keni femij! Ku I kishit sytë deri dje? Nuk i shihnit alabaket? Sytë që tu pelcasin ishalla.. Vemje edhe ju!
Ne per ruget e Shqiperise po bejne masakra nga me te frikshmet teroristet dhe kamikazet e pa prekur nga Policia rugore dhe nga gjykatat ne vend. Po terorizohet nje popull i tere per dite shohim se cfare bejne ne ruget e qyteteve dhe ruget qe lidhin qytetet me njeri tjeterin. Policia duhet ti beje zbor ketyre teroristave duhet ti q…i ca i mban pragu i shtepise se ndryshe nuk marin vesh keta koke vica keta koke dera vetem mamate mu ne p…dh kur ua q..i atere marin vesh.
Vertete policia duhet te jete ne pararoje te luftes per zbatimin e rregullave te qarkullimit dhe te mos toleroje asnje, kushdo qofte ai, por me duket nje paraqdoks ketu. Nqs policia nxitet per pune km na ka vene nje minister qe vetem kete pune nuk e ben. Krahaso periudhen e ministrit lleshi me kete periudhe, kur krimi i cdo lloje ka marre nje hov te papare. E si te mos ndodhe kjo kur vete ministri deklaron se nuk jam minister i policise. Po valle i kujt eshte ky minister, a mos valle eshte minister i krimit? KM urgjentisht duhet ta fshije kete minister nga kabineti, e ne vend te tij te caktoje nje qytetar te pergjegjshem per detyren, e jo te jete minister i brendshem nje funksion dhurate per qytetare te perkdhelur. Pra zbatimi i rregullores se qarkullimit nuk ka te beje fare as me tolerancen e as me domokracine, duhet dhune e ashper per te luftuar krimin ne cdo fushe, edhe ne qarkullim.
Me ka ndodhur edhe mua ajo qe shkruan OTTO. Ne autostraten Durres-Tirane vjen tjetri nga mbrapa me drita kerkon te besh djathtas sikur rruga eshte bacja e shtepise se tij. Duke pare qe edhe sikur une te bej djathtas ke mbi 200 makina te tjere perpara.