Në konfliktin me 4 viktima dhe 2 të plagosur që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Velipojë, dyshohet se janë përfshirë edhe persona të tjerë, si dhe janë përdorur armë të cilat nuk janë gjendur ende nga policia.
Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë të të dy hoteleve ku besohet se është filmuar e gjithë dinamika e ngjarjes dhe mund të hedhë dritë mbi ngjarjen e rëndë. Gjithashtu marrja e dëshmive të dy personave që mbetën gjallë në këtë konflikt pritet të hedhë dritë dhe të çojë drejt zbardhjes masakrën.
Ndërkohë në polici janë shoqëruar edhe anëtarë të tjerë të familjes të cilët mund të ndihmojnë blutë për zbarhjen e konfliktit. Sherri mes familjeve Ferracaku – Gocaj, ka nisur pasditen e djeshme.
Konflikti ka vijuar më tej pak pas mesnate ku Ferracakët shkuan tek Gocajt për sqarim. Hotel Fantazia, ndodhet vetëm 50 metra larg hotel Gocajt. Largësia e vogel mes hoteleve ka futur në konflikt edhe familjet, të cilat kanë pasur pretendime për vënien e shezllonëve në rërë.
Nuk donit te hanit te dy palet nga pak, tani hani dhe. Se edhe ata qe jane gjalle zor se do i gezojne. Cfare kusuri kane pushuesit. Neandertale.