Katër të vdekur dhe dy të plagosur, është bilanci i ngjarjes tronditëse të ndodhur gjatë orëve të mesnatës në plazhin e Velipojës, ku u regjistrua një përplasje me armë mes sy pronarëve të bizneseve Ferracaku dhe Gocaj.
Shkak për sherrin u bë vendosja e shezlongëve në hapësirat e dy hoteleve që janë të vendosur 50 metra në distancë nga njëri-tjetri.
Njëri prej të vrarëve është Kujtim Ferracaku, si dhe dy pjesëtarë të familjes Gocaj dhe punonjësi i shezlongëve. Kujtim Ferracaku është babai i Arjan Ferracakut, të cilit iu bë atentat në vitin 2018. Mësohet se Kujtim Ferracaku është pronar i hotel “Fantazia”.
Sjellim në vëmendje që djali i tij Arjan Ferracaku do të ekzekutohej më 1 shtator 2018, teksa po kalëronte i shoqëruar nga miqtë e tij. Babai i dy fëmijëve të mitur u qëllua nga një person, i cili i zuri pritë. Sipas hetuesve, autori ka qëlluar nga një largësi prej afro 70-100 metra.
Arjan Ferracaku dhe personat e tjerë ishin mbi kuaj, duke bërë hipizëm dhe parapërgatitje për kampionatin me kuaj, që ishte parashikuar me 15 shtator në plazhin e Velipojës.
Arjan Ferracaku i vrarë vitin 2018
Kujtim Ferracaku
Pazar i gjose se gjalle neper faqet e gazetes !Ne nje shkrim te mesiperm na jepni detaje se eshte vrare nga ky konflikt Xhovan Gocaj dhe eshte plagosur vellai i tij,ne nje shkrim tjeter na thoni qe ka mbetur i vrare nje 50 vjeçar Kujtim Feracaku dhe eshte plagosur vellai i tij ,qe i eshte vrare djali para tre vitesh!Nje lemsh qe s’ka lexues perveç (gazetareve qe e kuptojne gjuhen jo profesioniste te tyre)qe e kupton ngjarrjen ,ku me perpikmeri tregohet vetem largimi i nje turisti qe tregohet dhe ne foto qe me shume gjasa nga pamja ai duhet te jete ndonje pjestari kesaj ngjarrje ,sepse vetem per turist nuk bie era!
Me pak fjale nje katrahure si me normalja ne faqet e kazanit mediatik,ku gazetari e pergatit lajmin ne kafenene e lagjes me deshmi biseden e tavolines qe ka perbri!