Nga Ruben Avxhiu
Po shikoja disa pamje në lajme nga vendi i aksidentit rrugor që masakroi një familje të tërë. Punonjësit e ndërhyrjes së shpejtë dhe të trafikut po kujdeseshin që të mbulonin pamjen e trupave të copëtuar që nxirreshin nga makina. Mirëpo, mund të dalloje plaçka e gjëra të thjeshta të paketuara me kujdes nga familja për pushime.
Imagjinoni që pas një viti të tmerrshëm pune të lodhshme e të rrezikshme si emigrant në kushte epidemie kanë pritur me padurim këto pushime. Kanë bërë plane për plazh e për vizita të njohurish. Kanë zgjedhur me kujdes se çfarë do të merrnin e çfarë jo. Gëzimi i vajzave të vogla për udhëtimin. Për pushimet.
Pastaj kalon një idiot që i jep makminës me shpejtësi se është vonë për të shkuar askund dhe ua pret jetën të gjithëve.
Çfarë duhet bërë me këta vrasës me katër rrota? Sa ka të tillë që nuk kanë pësuar asgjë për jetët e njerëzve që kanë marrë. Di personalisht shumë raste njerëzish që kanë humbur jetën ndërsa fajtorët e vrasjes me makinë, një armë shumë më e fuqishme se një thikë apo një revole që të çon në burg automatikisht kanë vijuar jetën pa asnjë problem. Disa madje janë figura publike.
Reagimet më të mira që kam parë janë ato që nuk ndalen te autorët e krimit, por kritikojnë systemin. Këto lloj aksidentesh ndodhin kudo. Në SHBA, komuniteti shqiptar ka parë raste të panumërta të rinjsh që u është thyer jeta në mes nga pakujdesia në rrugë. Gërshetimi i moshës së re me drejtimin me shpejtësi, pa kujdes, dhe në gjendje intoksikimi janë një dukuri e njohur.
Për këtë shumë shpesh janë bërë edhe në SHBA fushata ndërgjegjësimi për rininë që të kujtohen sesa shpejt mund ta humbasin jetën ose t’ua humbin të tjerëve. Mirëpo, këto fushata snesibilizimi dhe edukimi, ashtu si shfryrja gjithë trishtim dhe inat që bëjmë pas çdo rasti në internet nuk vlejnë shumë nëse nuk shoqërohen me veprimin e ligjit.
Në Shqipëri, mungesa e zbatimit të ligjit, korruptimi i forcave të rendit dhe organeve të drejtësisë, përfshirja e politikës dhe nepotizmit, prirja për të falur ata që bëjnë krime nëse këto krime nuk na prekin drejtpërdrejt, amnezia e moralit shoqëror e publik bëjnë shoqërinë shqiptare bashkëfajtore në këto aksidente.
Në SHBA, një sistem që gërshëton ndëshkimin e problemeve në rrugë me mjete financiare nëpërmjet çmimeve të sigurimit të automjetit si dhe përndjekjes ligjore të shkëlesve të përsëritur të rregullave të qarkullimit vepron në dy drejtime të rëndëishme. Nga një anë edukon, tremb, dhe detyron me kërcënimin financiar dhe ligjor drejtuesit e pakujdesshëm që të mbrojnë veten dhe të tjerët duke u përmbajtur në rrugë. Së dyti, automatikisht heq nga rruga shkaktarët më potencialë të aksidenteve të tmerrshme.
Nuk pritet deri sa dikush të vrasë dikë në rrugë që të ndjejë ndëshkimin e ligjit ose të xhepit. Dikush që shkel në mënyrë flagrante rregullat e shpejtësisë dhe ato të qarkullimit rrugor shpesh nuk e ka për herë të parë. Çfarëdo dënimi që t’u japësh atyre që shkaktuan aksidentin në boshtin Levan-Fier nuk do të sjellë në jetë viktimat. Ata duhen penguar e rikujtuar për dëmin që mund të shkaktojnë në çdo rast të jetës së tyre në timon, sa herë që shkelin rregullat.
Në SHBA, jo rrallë njerëzit revoltohen nga gjobat dhe ndalimet në rrugë. Sistemi është i tillë që anon nga siguria. Sigurimet të ndëshkojnë e përfitojnë nga incidentet. Për nga vetë natyra e tyre, incidentet janë shpesh të debatueshme. Në mungesë të specialistëve, ngjarja mund të keqinterpretohet. Në Shqipëri, ata që shkaktojnë aksidente janë gjithashtu shpesh njerëz që imponohen fizikisht e kërcënojnë viktimën dhe personelin e qarkullimit rrugor.
Të gjitha këto e të tjera i injorojmë derisa i ndodh dikujt që e njohim apo mësojnë një tragjedi madhore si atë të sotmen, e pastaj kapemi me fajtorin e fundit. Por mungesa e një sistemi përzgjedhës dhe ndëshkues për shkeljet e vogla është bashkëfajtor në tragjedinë e sotme, ashtu edhe si të gjithë ne që jemi mësuar të bashkëjetojmë me korrupsionin, me mungesën e zbatimit të ligjit, me faljen e kriminelëve të djeshtëm e të ardhshëm.
Në ditët e nxehta shqiptare, kur numri i udhëtarëve dhe pushuesve do të vijë duke u ngritur, le të shërbejë kjo tragjedi e sotme për të frymëzuar më shumë kujdes e vëmendje në rrugë, e mbase pak më shumë nxitje për të luftuar të keqen që në embrion.
Nq sky Shtet nuk shkarkon Drejtruesit Barkederra te Policise , e cila nuk eshte e afte per ate qe paguhet
nga Taksapaguesi shqiptare ,
ne Shqiperi do ket nji Bilanc Lufte ne Viktima rrugeve aty.
Drejteues qe nuk jane te afte per ate qe i kerkohet duhet te largohen menjiher nga ato pozicione
dhe nga Policia madje .
Eshte e thjeshte .
Kush nuk ben Detyren eshte bashkpunetor me Vrasesit .
Cfaj ka Policia !!!!??
Jane Gjykatat qe zbatojne liigjet.
Padta…djali eshte i biri bixismenit…100 mije Euro makine.
Me djersen….e…..i ka bere babi parate .
Çish bej policia me 4p0 mije [email protected]
Në të gjithë botën ndodhin aksidente, por fajtori paguan me burg sipas ligjit, dhe ky është ndërgjegjësimi më I madh. Pastaj vjen shoqëria që mundohet të ndërgjegjësohet por siç e thash, ligji nuk k ka maliq në botë. Ai djali duhet të kalbet në burg dhe pikë.
Mire shoferi ishte me 200km ne ore. Po familjari pse ishte me 110km ne ore? Mund te kishte zgjedhur nje shpejtesi ne minimalen e lejuar. Me femije te vegjel ne makine, shiferet duhet te bejne dy here kujdes.
Ti Agim qenke b*the e zgjut po ligjet e fizikes dhe moralit s’ti paskan sqaruar mire ne shkolle.
O Agim, ne autostraden Fier-Vlore shpejtesiave lejuar esht 110km ne ore. Duke qën se makinat po leviznin ne te njejtin kah, po te ishte me ngadal goditja nga mbrapa do ishte edhe me e fortë. Keto lloj komentesh qe fajësojn viktimat jan me e pakta budallallëk dhe me e shumta dashakeqe.
Keta femije dhe njerez te llastuar perdorin fuqine ekonomike dhe lidhjet e tyre per ti shpetuar ndeshkimit.
Ju si gazetare mund te beni nje sondazh te thejshte per personat qe bejne shkelje dhe krime te tilla sa prej tyre i takojne njerzve te thjeshte? Besoj nje perqindje sh e vogel.
Jammperdorues i rruges dhe sapo ndodh nje aksident edhe me i thjeshti asnje drdjtues nuk jep dokumentat , por rreh telefonin per te gjetur mikun.
Ketyre personave iu duhen vene ne ngarkim cdo qindarke qe do te harxhohet si nga personat e demtuar por edhe per zhdemtimin e demeve materiale dhe do shihni sa do te pakesohen aksidentet .
??????
Policet tane pevec barkderr jane edhe frikacak te papare. E tregojne forcen tek nje familjar i rregullt dhe rrine sus para te forteve me xhipa. Me ata nuk krruhen se shperthen tritoli ne darke.
Verte ne Shqiperi nuk ka ruge per shpejtesi, por ne te gjithe boten ndodhin aksidente nga shofera te pa kujdeseshem
Njerzit jane te droguar,me drogera te ndryshme dhe vazhdojne ngasin makina ,dhe kur bejne aksident paguajne me jeten e tyre dhe finaciarisht
Por Shqipetaret nuk jane mesuar me keto regulla akoma dhe sapo kane dale nga Veza ,do te duhen shume vite per tu mesuar dhe per tu edukuar dhe per tu bere njerez te civilizuar ( se jane akoma kafshe me dy kembe )
Vrau 4 njerez te pa fajshem ky kriminel dhe sigurisht mbas 3 ditesh cdo gje harohet…. Do bej nje burg minimal dhe krimineli perseri me makinen e fundit do dali se babai keshtu e ka mesuar. Krimi me i madh eshte heqia e denimit me vdekje….
Ne ngjarje per vrasje te njerezve te pafajshem jane protagoniste si gjithmone maloket,97 , gerdeci,21janari etj
E kam bere ate rruge disa here kur shkonim me pushime ne Jug. Shume e rrezikshme, pak makina, rruge e shkurter dhe e konceptuar keq. Me kujtohet qe ne nje moment, kur ishim me 100/105 km, nje Porche Cayenne na parakaloi me nje shpejtesi sketerre. Per 10-15 sekonda, makina na u duk perpara si milingone, aq shpejt u zhduk. Rruga ishte bosh, tek tuk ndonje makine dhe frika e madhe. U ndaluam ne Vlore per tu qetesuar, dhe per çudi, dy makina te policise rrugore te parkuara perballe lokalit per tu freskuar me uje me gaz e kafe!!!
Pse shkruan kot ajo rruge eshte me e mire sesa Tirane-Durres.
Rruga ka 4 korsi te ndara 2 me 2.
Mund te ikesh me 80-90km ne ore pa problem.
Maksimumi eshte 110.
Ne qofte se respekton rregullat nuk te gjen gje.
Rruget per nga standardi u afrohen 60-70% atyre ne Evrope.
Mungon sinjalistika .
Por po te krahasohet me Shqiperin e viteve 2000 mos te flasim per vitet 90-te.
Mos shkoni ne albanistan per pushime, ai vend eshte akoma nen pushtimin osman.
99% te drejtuseve te automjeteve nuk respoktojn rregullat e qarkullimit. Ajo qe bie ne sy eshte shpejtesia 30-50 km/ore mbi shpejtesit e lejuara
Kjo ndodh ne te gjithe vendin
Keto qe shkruaj bazohen ne eksperiencen time personale
Drejtoria e qarkullimit rrugor ka shume pune per te bere qofte me gjoba apo propogande
Lereni atë vend dhe ikni…
Edhe ne Afrike eshte shume herë ma mire..
Shqiperia nuk ka ngele më atedhë i shqiptarve por i horrave…