Ajo që ndodhi mëngjesin e së premtes, me shuarjen e një familjeje në një aksident, ndër më të rëndwt në vite, ku shkak qe shpejtësia e një të riu me një makinë luksoze, është dhe një sëmundje e kohës që jetojmë.
Është mes shumë atyre sëmundjeve, fenomeneve, trendeve, prirjeve, frymës, e cila ka të bëjë dhe me eshpin konsumerist.
Është një epsh që mjaft të mos kesh vetëfrenime etike, vetëdije dhe edukatë të mjaftueshme si një antikorp ndaj viruseve kërcënuese, dhe të merr para, të shndërron gati në kafshë, pa atë elementin e mendimit dhe etikës që e dallon njeriun nga gjallesat, me organe si ai por pa ndërgjegje, pa mend, pa shpirt.
Kafshë! – nga sa e sa gojë ka dalë, apo del në raste të ngjashme, kjo ofezë për ata që për qejfet e tyre, shfrenimet hedoniste, marrin jetë njerëzish. Kështu ndodhu pra të premten në aksin Fier – Vlorë.
Skenë e qartë: tre të rinj, me gjasë çakërqejf, në një automjet që nuk përkon me djersën apo aftësitë por me shprishjen e tyre karakteriale, marrin jetën e një familjeje modeste, nga ata që punonin e jetonin me djersë dhe që e shihnin si njerëz jetën dhe kuptimin e saj.
Edhe fizikisht, kafshë të tërbuara i vënë përpara, pa mëshirë, pa u funksionuar asgjë njerëzore, derisa u marrin jetën.
Çfarë duhet te lexojë shtetit në këtë rast, diçka që është brenda fuqive të tij? Atë që, për shkak të kohës së çmendur që jetojmë, realiteti është përplot bisha të tilla. Dhe nuk është si me krimin që fshihet apo ndodh të jetë i kamufluar.
Ata janë aty, çdo ditë, në rrugët e qyteteve, edhe ne ato nacionale; çapaçulë apo dhe të fortë në fillime garipllëku, duke ngarë makina të shtrenjta. Se ç’qënie idiote janë, para se të jenë vrasës, dallohen që nga muzika që dëgjojnë, idiote po si ata.
Më pas vjen pjesa e frikshme e tyre, e cila rrezikon apo merr dhe jetë, pasi shpejtësia është rrjedhojë e pashmangshme e llojit të makinës, si dhe e natyrës së tyre idiote.
Dhe jo të gjithë i kanë ato nga prindër biznesmenë; i kanë më së shumti nga burime që merren lehtwsisht me mend. Dhe, një shtet i përgjegjshëm, një polici në lartësinë e detyrës, do mjaftohej me një vetting rruge për t’u vënë free. Mjaft një ndalim dhe një vërtetim qoftë dhe gojor fillimisht se me ç’të ardhurash e kanë siguruar atë makinë.
Nuk është thjesht çështje gjobe apo ndëshkimesh klasike, duhet shkuar në rrënjë, duhen pamundësuar për atë stil jete që bëjnë.
Nuk është e lehtë sigurisht. Pesha e një kohe, po aq iditote që po jetojmë, ndodh të dalë mbi forcën e ligjit apo dorën e hekurt të një shteti. Vendos gjoba sa të duash, blloko patenta, fut në burg për alkool, marrëzia në rrugë nuk ndalet gjithsesi.
Por kjo që ca birbo leshpadalë, idiotë katastrofikë, të bëjnë ligjin në rrugë, të na fyejnë, poshtërojnë, në fund dhe të na vrasin, është e patolerueshme.(Tesheshi)
Po rrisni nje brez kriminelësh injorantë,fodullë,drogaxhij,të degraduar dhe imoralë
që do të jenë kamzhiku ekzistencial për prindërit që nga injoranca dhe prapambetja i dhanë rrugë të gabuar.
Në Evropë rinia mësohet të shkojnë vullnetarë të ndihmojnë të varfërit dhe të moshuarit.
Kurse delenxhilerët shsiptarë mesojnë si të shesin pordhë dhe mend që nuk kanë.
Keq e më keq.E keqja ska fund.Po shkoni drejt humnerës shpirtërore.
Rrugë të mbarë dhe u shfarofshi.
Me beri shume pershtypje tani qe isha ne Shqiperi, nje numer relativisht i larte i makinave me xhama te zinje edhe nga pjeset e perparme pra komplet e padukshme nga brenda (gje qe nuk duhet te jete e lejuar as per organet shtetrore) pyetja qe linde eshte:a mos valle edi rama, nga nje shtet kriminel te sali vukut po e kthen Shqiperine ne nje shtet arrogant e qe shume shpejt mund te behet po aq kriminel si ai i sales?,!!!
Nje pyetja per Kadarene qe frymezoi rinine Rumune tek tha se K. Marksi ishte nje……. Pyetja a ka me pashallare te kuq ? Cilet kane mare ne duar drejtimin e shoqerise ? Kush po shkaterone planetin, jeten mbi toke? Kush duhet te paguaj per klimen,prodhuesi apo konsumuesi ? Ku eshte produkti per shoqerine ? A ka me shtet ? Perse interesat e atyre qe fryne kontot ,imponojne diktatin ne jeten e shumices. Perse fle policia kur ne rruget e Tiranes me 30 km ne ore ecet me 130 km ne ore. Me mire policia te kostatoi vdekje apo te parandaloi vdekje. Apo trembet nga ata qe sot imponojne jeten. Ku ishim ne diktaturen e pashallareve te kuq zoti Kadare . Ku shkuam ne diktaturen e pashallateve blu. Ku do vemi !? Ne var . Natyra po na pergjigjet, rasti i fundit tornado ne Ceki. Pandemia, termeti , thatesira ,ajri. Po paraja eshte ne gjendje te frenoi kete kaos . Duhet me shume shtet.
Policia rrugore ka qene e mbetet ajo qe ka qene: me e korruptuara, me e ndyra, ku shquhen vecanrisht shefat.
Nese me sigurine rrugore do merret nje katunar si Mit-hat Tola kjo pune ka per te vazhduar keshtu.
Harruat kur djali i Gramoz Rucit shtypi dy vajza tek blloku.
Nuk beri asnje dite burg bile punon edhe tek albcontrolli.
Edhe Fatos Nano shtypi nje qytetar por rasta as nuk u denoncua.
Po nuk veproi ligji gjendja keshtu do vazhdoj.
o vllaj, nuke ka vend ne bote qe polici te te bej veting ne rruge se ””'”ku i gjete leket qe ke blere kete makine” ajo eshte pune prokurorie dhe gjykate e jo pune polici.
Polici te zbatoj ligjin per rregullat e qarkullimit. Kaq
Per cdo pjestar te familjes 10 milion euro,nuk do kthehen ne jete por eshte nje sodisfacion.Ta shikojme sa biznesmen eshte baba maloku
Sjellja e shofereve ne rruge, eshte pasqyre e mentalitetit te atij populli. Eshte sjellje qe del vetvetiu pa filtra eshte fiks karakteri i drejtusit te mjetit. Mjafton te shikosh kaosin ne Shqiperi dhe behesh pishman qe erdhe. Situate e veshtire, masa drastike.
Per sa kohe qe ne kete vendin tone drejtojne njerez qe mendojne zhvillimin ekonomik te vendit duke u mbeshtetur te paret e pista nuk eshte e mundur te kerkosh qe te jetohet me rregulla e moral.
Ngushellime per familjen!
Shpirtrat e tyre e meritojne te prehen ne parajse!
Por ata nuk iken kote;
Iken per qejfin e nje qeverie qe nuk denon asnje rrugaç apo kriminel sepse eshte e korruptuar gjer ne palce!
Qeveritaret me ne krye z Ramen, Deputetet, Biznesmenet, Oligarket dhe Kriminelet e Droges dhe te Krimit me gjithe familjaret e tyre… jeni ata qe kryeni dite per dite 99% te kundravajtjeve dhe shkeljeve te renda te kodit rrugor!!
POR JU JENI TE PA NDESHKUESHEM, TE PA PREKSHEM, DHE KUR JU KAPIN ME PRESH MJAFTON NJE TELEFONATE PER TJU Ç’FAJESUAR!!
Dhe Ju Zonja Spiropali, keni paturpesine dhe arrogancen, qe ne kete rast ja kalon edhe asaj te Rames, te na thoni se keta duhen denuar!!!
Kush ti denoje? Ju jeni shteti, kujt ja thoni vehtes apo Z Rames!!
Kjo hipokrizi ogurzeze qe nuk po mbaron as pas tete vjeteve pushtet eshte krim kombetar!
Populli ju votoi me 2013 sepse u zotuat ta ndryshoni Shqiperine, ne fakt keni tete vjet qe beni te njejtat Pislliqe dhe mos me teper se Paraardhesit tuaj te ‘lavdishem’ per shperthime e pervehtesime te çdo lloji!!
Ju s’jeni gje tjeter veçse shembelltyra e tyre e veshur firmato dhe shoqeruar me Show mediatike, etj!!
MJAFT ME!! O KUKUTH O LUBI QE PER QEJF NA BEN FLI!!
NDALONI NJE HERE E MIRE TE PERDORNI DY SHTETE, NJE PER JU TE PANDESHKUESHMIT DHE NJE PER NE, QE PER NJE KUNDRAVAJTJE TE VOGEL HAME DYNJANE GJYQEVE!!
Injoranca “Talenti” i vetem qe nxjerr ne siperfaqe aftesite e ketyre drejtuesve mjetesh. Rrofte shoqeria, kjo shoqeri qe i ledhaton dhe i nxit per me tej, sepse me injorancen e tyre kane bere te mundur te jene ne qender te vemendjes se kesaj shoqerie.