Mjeku i njohur Tritan Kalo i indinjuar për situatën e fundit në vend nga ngjarjet tragjike ka bërë një postim në Facebook, ku shprehet se edhe pas 31 viteve “demon-kraci” ne po vijojmë të ecim po në të njëjtat shtigje qafëthyerëse.
“Kohë kovidiane….27.06.2021….Plumba në Velipojë, Plehra në Durrës, Mushkonja pa fund në Divjakë, Çmime “të çmendura” në Plazhet e Jugut të Shqipërisë, Udhë vrastare kudo dhe për këdo….. me keto “arritje” do të nxisim rigjallërimin e ekonomisë sonë jo pak të goditur nga 18 muaj të Pandemisë së Sars-Cov2/Covid-19, së pari përmes riaktivizimit të turizmit….
Latë zaptimin/pushtimin e bregdetit nga grykëderdhja e Bunës në Veri deri në grykëbashkimin e Liqenit të Butrintit me Detin Jon në Jug, nën parimin e “tokës së zanum” duke marë vetë dhe oborrtarët tuaj “thelat” më të mëdha e më të bukura, dhe ja rezultatet….
Pragmatistë deri në ekstrem për përftime afatshkurtra, por rrënimtarë afatgjatë të çështjes së Pronësisë së ligjshme dhe i Mundësisë së zhvillimeve të qëndrueshme të kësaj Vije Bregdetare nga më të bukurat në Botë….
Edhe pas 31 viteve Demon-kraci do vijojmë NE të ecim po në të njëjtat shtigje qafëthyerëse të mbrothesimit të Trevave Arbërore…..Nuku mundet kurre të eci vëndi përpara vetëm përmes “Fotos së ditës”, Kongreseve monologuese dyorëshe në Stadiumin “Air Albania”, apo Gërr-mërreve e qefmbetjeve politike si majtas edhe djathtas spektrit politik…
Planëzimi për zhvillimet afatmesme e afatgjata të SHQIPËRISË së 28.11.1912 bëhet bashkërisht nga të gjithë bashkëkombasit profesionistë të çdo Sektori, sepse të tillë nuk mungojnë si brënda po ashtu edhe jashtë Trojeve Arbërore, pa nënvlerësuar për asnjë çast thelbin e këtyre zhvillimeve mbrothësuese “Vox popoli vox Dei”….. Trevat Arbërore nuku janë “prona private” të asnjë prej Pusht-shtetarëve tanë shqipfolës…..
Ndërkohë, ne Mantelbardhët e Stafi tjetër mjeksor jemi për JU aty në Covid-1 të QSUNT-së, në vijimin e betejës sonë për mposhtjen “e armikut të padukshëm”, sepse ishim, jemi dhe do të mbetemi përjetësisht PROFESIONISTË të vërtetë…..Together forever!!!” shkruan ai.
Zoti Kalo,
Kjo qe ben ti per protagonizem na ka marre ne qafe!
Bej mire doktorrin, te lutem, dhe bej thirrje civile qe shteti
te marre ne dore situaten me ligje te forta, etj.
Kaq!
Mali
Me pak fjale doktori do te thote, “mos u rreni dhe mashtroni nga mafjozet qe i votoni dhe levdoni kaq shume si dhe Shqipria nuk eshte demokraci por demon – kraci…LOL
=
pse ka nevoje te lexosh me tej paragrafit te dyte…eshte kuptimplote….!
=
i vetmi vend ne bote ku vriten njerezit per zhozllone dhe jo kur pine raki…..
Kalo ka te drejte, por shkruan si i deshperuar. Duhet te provoje te organizoje me mire mendimet dhe te dale me nje program politik. Mund te tentoje ti bashkangjitet sistemit ekzistent, ndoshta PS per te motivuar ndryshimet. Me ofsh-e nuk vjen zgjidhje. Le ta provoje. Kam pershtypjen qe do ta mirepresin.
Duhet qe Politika te heq dore nga Parada e Modes Medieve ,
te pastroj mir veshet e degjoje Intelektualet dhe Profesionistet qe jane pergjegjes ne punen qe bejne dhe detyren qe kane ,
para ktij populli .
Kaqolat e papergjegjshem te Politikes ,
kane shume cte mesojne nga Doktoret e shquar shqiptare si Dr.Kalo .
Qellon si kalama o Kalo djali. Ne kete moshe edhe ne kete pozite fjalet duhet te shoqerohen me vepra/iniciativa e jo te ngelesh gjithe diten ne TV . Njerzit/shoqeria ka nevoje per zgjidhje jo vetem kostatime/vezhgime nga vrymat e celsave
Cfare thoni keshtu? Prisni me shume nga nje burre plak? Doktorr Kalo eshte i rralle. Qe flet te verteten. Zgjidhja vjen nga bashkimi. Por me kete mentalitet qe kemi ne shume e veshtire eshte. Prandaj politikanet tallin bythen me ne sepse e dine kete dhe nuk bejne asgje. Zoti na shpetofte.