Bashkia Tiranë: Në 1 korrik rikthehen abonetë e përgjithshme

28 Qershor 2021, 15:58Sociale TEMA

Bashkia e Tiranës njofton se do të rikthejë në treg abonetë e përgjithshme për të gjithë qytetarët që përdorin transportin publik.

Shitja e aboneve të përgjithshme do të nisë nga 1 korriku, pas një muaji pezullimi, që sipas bashkisë u bë me qëllim përmirësimin e kushteve dhe shërbimit për qytetarët.

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin, pasi gjatë muajit qershor u tha se Drejtoria e Transportit e Trafikut Rrugor realizoi më shpejt në kohë procesin e mbledhjes së të dhënave për shërbimin e transportit qytetës.

Ky proces thuhet se do të shërbejë për kryerjen e një analize studimore, e cila sipas bashkise pritet të ndihmojë në përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

Pak ditë më parë, u raportua se përveç urdhërit për të rikthyer abonetë e përgjithshme në treg, kryebashkiaku Erion Veliaj do të ndëshkojë me heqje të licencës edhe disa nga operatorët e transportit publik, të cilët nuk kanë respektuar standardet dhe kanë shkelur rregullat e vendosura.

2 komente në “Bashkia Tiranë: Në 1 korrik rikthehen abonetë e përgjithshme”

  1. Realisti says:

    Po autobuzat elektrikë ?

    1. Niku says:

      “Autobuzat elektrik?!” Po ben shaka besoj.. ai vendos heq e ve abonet si ti doj qefi (per studim.. thote), gje qe nuk ishte pare e degjuar ndonje here ne nje kryeqytet te botes se zhvilliar, o pothuajse te zhvilluar (siç jemi ne). Jo per gje por nuk po flisja per Pragen, Romen, Berlinin etj etj. (kete doja ta saktesoja:) se nuk kemi asnje lloj lidhje ne asnje aspekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje