Ndryshon sërish ora policore, të gjitha masat e reja që hyjnë në fuqi nga nesër

30 Qershor 2021, 21:10Sociale TEMA

Nga dita e nesërme ora policore do të shtyhet me një orë. Pra izolimi i pjesshëm do të nisë nga ora 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Gjithashtu nga nesër do të lejohen kampionatet sportive me prezencën e tifozëve me kapacitete deri në 30% duke ruajtur distancën sipas protokollit të miratuar nga ISHP.

Data 1 korrik do të lejojë prezencën e spektatorëve edhe në aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore si dhe konferencave.

Rastet e infeksioneve në vendin tonë kanë ardhur çdo ditë duke u ulur. Në 24 orët e fundit u shënuan 7 raste të reja ndërkohë që nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Çfarë ndryshon nga data 1 korrik?

Ora policore shtyhet ne oren 24.00 -06:00.

Orari per muziken nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.

lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesemarresve, sipas protokolleve te IShP.

1 komente në “Ndryshon sërish ora policore, të gjitha masat e reja që hyjnë në fuqi nga nesër”

  1. Analisti says:

    1000 vjet tu befte dita!!
    Rrofsh o Edi Rama vetem per ate muziken deri ne 22h00 !!!
    Kur me kujtohet nje nate ne Shqiperi, 1km larg Coco Bongo-s ne Vlore dhe mire veshet, por edhe betoni i rezidences ku ndodhesha rezononte dhe dridhej nga decibelët katastrofikë…. nga 6-te e darkes ne 6-te mengjesit.
    E rifillonte nganjehere edhe nja 2-3 orë dreke kur i donte qejfi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje