Ujërat e zeza derdhen në lumin Buna, Bashkia e Shkodrës hesht

30 Qershor 2021, 20:55Sociale TEMA

Dhjetëra banorë të Shkodrës janë ankuar në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” për erën e rëndë në shëtitoren mes dy urave mbi lumin Buna.

Sipas tyre, era vjen nga shkarkimi i ujërave të zeza të të gjithë qytetit në këtë lumë, në zonën më të frekuentuar.

Një banor i tregoi gazetarëve të “Fiks Fare” vendin ku derdhen ujërat e zeza të qytetit. Ai thotë se fillimisht ka pasur kolektorë të mëdhenj dhe ujërat e zeza derdheshin në lumin Drin. 

Por, më pas, këto ujëra u devijuan në lumin Buna, në zonën më të populluar në orët e pasditeve të familjeve shkodrane në ditët e nxehta.

Zona është në hyrje të qytetit, në parkun dhe në afërsi të urave që të çojnë në Shirokë. Banori thotë se ka erë dhe aromë të rëndë, aq sa në këto ditë të nxehta nuk mund të ecësh në këtë vend. Ai thotë se është e pamundur që të qëndrosh gjatë, pasi këto ujëra nuk filtrohen. “Janë të të gjithë qytetit. Derdhen në këtë vend” thotë ai.

Fiks Fare u interesua pranë Bashkisë së Shkodrës për këtë problematikë, duke i drejtuar disa pyetje nëse ka një plan bashkia për rregullimin e kësaj situate? Përse u devijua në lumin Buna kolektori i ujërave të zeza? Çfarë masash do të marrë paraprakisht? Por, deri më tani, Bashkia e Shkodrës nuk na ka kthyer një përgjigje!

4 komente në “Ujërat e zeza derdhen në lumin Buna, Bashkia e Shkodrës hesht”

  1. gjergji says:

    I rrofte PD Shkodres.

  2. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Muftia i shkodres:
    Boni qejf qafirat e mi,allahi na ruan nga muti e shurra(kujtoj ketu se me shurre deveje birazeret tane turq bejne banjo……)kshq mos e qethni fare se c’shkruajne keta te Fix!!

  3. Beni says:

    Te vazhdojne te mbajne Voltanen ne Bashki.
    Ne Tirane vjen era trendafil ne darke buze Lanes nga lulet dhe gjelberimi qe ka krijuar bashkia e Tiranes.
    Disa thone qe kryetari shpesh here i ujit dhe i pleheron vete.

  4. Fatos says:

    Më falni injorancën, po ajo foto aty e kujt është? Se sikur nuk është Shkodra apo jo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje