Qytetari merr rreze në autostradën e Vlorës, çuditet eksperti: Nuk e kam idenë çfarë bën ai aty

29 Qershor 2021, 11:17Sociale TEMA

Javën e kaluar një aksident tragjik i mori jetën familjes me 4 anëtarë në autostradën e Vlorës. Por edhe pse impakti në publik ishte i madh, qytetarët mesa duket nuk janë ndërgjegjësuar plotësisht.

Përveç mungesës së barrierave anësore mbrojtëse në disa segmente, emisioni Uniko konstatoi edhe diçka të pazakontë: një qytetar që rrinte në anë të autostradës duke marrë rreze.

Eksperti i sigurisë rrugore Mamir Hodo, i ftuar në studion e emisionit Uniko u shpreh i habitur kur pa këto pamje dhe tha se ai qytetar rrezikon jetën dhe është burim aksidenti.

Po ky person a është burim potencial për aksident?

Po ai nuk lejohet të qëndrojë fare atje. Ai nuk e ka idenë për çfarë rri… Unë s’e di çfarë bën ai aty.

Pra një punonjës i policisë rrugore duhet ta largojë nga rruga.

Absolutisht po. Ky nuk e di për çfarë është aty, s’e marr vesh.

Po bën banjo dielli, por çështja është a është burim potencial për një aksident të mundshëm?

Po ky është burim. Për një arsye apo për një tjetër, drejtuesi i mjetit mund të humbasë kontrollin mbi mjetin dhe mund të krijojë rrezik potencial. Si mund ta humbasë drejtuesi i mjetit? E humbet, e zë gjumi. Dhe nuk e kupton fare në qoftë se nuk je shofer me eksperiencë që mund të të zërë gjumi. Prandaj mund të shkojë te ky person dhe ai mirë se i krijon vetes probleme shëndetësore, por duhet të përgjigjet edhe për zotërinë i cili qëndron në mënyrë komplet të parregullt.

9 komente në “Qytetari merr rreze në autostradën e Vlorës, çuditet eksperti: Nuk e kam idenë çfarë bën ai aty”

  1. Taulant says:

    Na cat trapin.
    EShte mungesa e ligjit.
    Futi nje gjobe 500 mije leke dhe nuk i shkon me mendja te bej sport ne autostrad.

  2. Stape Pashi says:

    Shtypi, media kane vdekur.??? Rahmet! Perderisa merren me disa idiote e te papergjegjshem.

  3. qeka expert paragjykues .
    rrezet merren kudo shyqyeŕ zotit .
    je i sigurt ,se nuk te kap noj polumb kallashi ne plazhe
    shko ankohu pastaj ministrit ;
    ta jep reston ai duke te thon ; Po c’deshe ke Plazhi gangsterrave ti mer qyq ?
    Hik mer se ka Plazhe plot Shqiperia e gjen noj vend tjeter . Ti s’je Mesi apo Ronaldo qe mbrohesh nga 10 badigard
    kudo shkon .
    Tash ,ky i shkreti o per qejf te vet ,merr reze ne rruge , del experti e i thot : cdo aty ti mer kaqol ?
    I shkrei rob ,sdi ku me u ngroh

  4. artisti says:

    hahahahahaha Sa kopetent paska qene eksperti rrugor i leshit.Bir selmoni nenes ke te qaj me pare

  5. PLAZHISTI says:

    Eshte i lire njeriu te marre rreze ku te doje. Mbase ska leke te shkoje te plazhet e B.Klosit. Ne bregdetin tone shkojne niveli Ronaldos.

    1. Tur durrsaku says:

      O PLAZHIST…MIR E KE TI…POR KUR TI VIJ NAI SHIGJET ME 200KM NE ORE…SHKO DHE VISHJA TI KOSTUMIN NE MORG…IK PALL…ROBI MERKA RREZE KU TI DOJ QEFI…PO PSE STHU QE SHQIPTARET KAN IK PER LESH BYTHE….

  6. Fukarai says:

    Per te shitur ndinje shishe me uje ka dale per td nxiere buken e gojes se keshtu ka katandusur shqipria dhe dale dale se skini pare gje akoma
    Boll u talket me fuksrenjte se neser mund te dilni dhe ju atje…..

  7. Olsi says:

    Ore smerr dot robi zotit dy rreze diell ,se ste lene rehat mistrecat ,jo keshtu ,jo ashtu. Nashi se po merr burri botes 2 rreze diell ,ne rruge ,ca do ti bejme do ta kryqezojme, derisa i kane dhene leje cmendimi ,ju ca do doni,dreq o pune me njerezine,?????????????????

  8. Tersi says:

    Pse tê mos mendojmê se ky ështê polic qarkullimi dhe nga vapa…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje