Gazetari Mustafa Nano në një intervistë për MCN TV teksa foli mbi ngjarjen në Velipojë, ku mbetën të vdekur 4 persona dhe deklaratën e ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi. Ai tha se institucionet nuk duhet tu hedhin fajin njëra-tjetrës, por t’i japë zgjidhje.
Nano u shpreh se qeveria Rama e ka bërë të udhës që sa herë që ndodhin ngjarje të tilla e bënë “fajin ping-pong”.
“Këto institucione që dëgjojmë që i hedhin fajin njëra-tjetrës, për të bërë këtë ping-pong fajësie, kam përshtypjen që këto janë fajtorët kryesorë.
E di që në rrethana të tilla të bësh me faj qeverinë nuk del asnjëherë huq. Por unë mendoj që loja është më e gjerë se qeveria.
Por në rratdë të parë është qeveria sepse janë njerëz që kanë marrë përsipër të qeverisin vendin. Të qeverisësh vendin nuk do të thotë vetëm të hysh në disa zyra dhe të bësh disa ligje, por ti dalësh për zot vendit në të gjitha kuptimet e mundshme.
Kështu që qeveri nuk mund të hedh ping-pongun e fajita te palët e tjera. Unë kam vënë re që qeveria Rama apo anëtarë të kabinetit të tij, sa herë që ndodhen në rrethana të tilla bëjnë këtë lojën e ping-pongut edhe është një gjë që nuk duhet ta bëjnë më.
Për një arsye të vetme sepse ti krijon premiset e një konflikti të përjetshëm institucionale. Duhet harmoni mes qeverisjeve.
Nga pala e sistemin gjyqësorë pamë vetëm deklarata për tu mbrojtur jo për të sulmuar.
Kam përshtypjen që qeveria Rama duhet të heq dorë nga vendosja e fajeve të tjera. Përsëris që kjo qeveri është zgjedhur për ti dhënë zgjidhje këtyre.”, u shpreh Nano.
Më tej, gazetari tha se krimi i ndodhur në Velipojë ishte një krim “tipik shqiptar” ku vritesh për hiç gjë në mënyrë makabre.
“Unë rrezikoj të them një gjë banale këtu. Krimi që ka ndodhur në Velipojë nuk është një krim që ndodh jashtë, ky është një krim tipikisht shqiptar.
Përmes këtij krimi ne demostrojmë pulsionet tona të egra, që janë në natyrën tonë dhe këtë e dimë të gjithë, dhe të huajt që na vizitojnë.
Këto pulsione të egra ne i manifestojmë qoftë në konfliktualitetit politikë, qoftë në krimit që përcjellim në Europë dhe janë krime të kësaj natyre.
Gazetat e huaja shkruajnë për krimin e stilit shqiptar. E stilit shqiptar është kur ti vritesh për hiç gjë dhe krimi behet në mënyrë makabre. Këto janë dy karakteristikat e krimit shqiptar.
Unë mendoj që duhet ta themi dhe nuk duhet të na vijë turp që ne shqiptarët kemi nevojë të edukohemi në mënyrë që të adomestikojmë këto pulsione të egra. Ne jemi të egër në rrethana të caktuara, një pjesë e jona dhe ne të tjerët duhet të ngremë zërin që këta njerëz të zbuten ashtu si u zbutën kafshët e egra”.
Gjithcka eshte e lidhur me ligjin debil.
Pse gjate periudhes komuniste kishim kriminalitetin me te ulet ne Evrope?
Ka pas qen nji shqiptar qi jua bente kurrizin me t but se barkun ktyne “t fortve”…
..ne e hudhem pertok dhe e terhoqem zvarr ate burr…natyrisht hijen e tij se,sa ish gjall i qiu ropt me “t mirit” ai.
..tash…dalin minjt dhe hiqen si tigra…
Futi hurin n byth dhe po s pe qi jan lepuj t masku me vija vija tigri…
Aty,aty ke ato vijat bjeri n shkop dhe beja vijat brazda…
Natyra jone e eger eshte themeli i gjithckaje te keqe ne kete vend. Nje dukuri qe ndeshet kudo. Kjo sjellje e ka bazen te e shkuara dhe e tashmja, nis qysh kur jemi femije. Beni emisione vetem per egersine tone, evidentoeni dhe analizoeni.
Çere domethane “adomestikojme”, mor rrote ?!
Fol shqip o koqe!
Mustafa! Ke jetuar jashtë si përfaqësues. I ke PARE MIRE krimet atje.
1- Polici që rrahu për vdekje zezakun
2- Kafshëria që pamë tek sulmi I Kapitolit shba
3- Individ që vrasin masivisht të pafajshëm nëpër rrugë, supermarket, shkolla
Prit edhe ca sa të bëhet edhe shqiptari Europian dhe do shohësh edhe nga këto
Dobësimi i familjes, divorcet masive, martesat e familjet homoseksuale janë në vijim, se bashku me fëmijët pervers që do të krijojnë nënat moderne, që vetëm nëna nuk janë.
Se harrova!
Këta kritisjenet Europian na kanë pas quajtur primitiv, kur shihnin të zhvilluar pederastine në kohën e Ali Pashes.
Sot na quajnë po primitiv, se nuk pranojmë pederastine.
Cila është e vërteta, Mustafa?
Prit se do të dëgjosh akoma nga shthurja e botës moderne!