Nëna e Musaenit të vrarë në Velipojë, tregon si lau në morg rrobat e tij pa e ditur që ishin të djalit të saj

28 Qershor 2021, 19:34Sociale TEMA

Në shtëpinë e Anila Zenelit ra një tragjedi e madhe. Mesnatën e 28 qershorit djali i saj, Musaeni mbeti i vrarë pas një konflikti për shezlonat, mes pronarëve të dy lokaleve, në njërin prej të cilëve punonte edhe 19-vjeçari. Musaeni ishte viktima e pafajshme e masakrës në Velipojë.

Prej muajsh ai mundohej të mbante familjen. Jetonte vetëm me nënën dhe vëllanë, pasi babanë e kishte humbur. Ai u mbyt në lumin Drin 12 vjet më parë. Që prej asaj kohe Musaeni duhej të kujdesej për nënën dhe vëllanë e vogël. Nëna e Musaenit, ndonëse me zemrën copë nga dhimbja e madhe, foli për Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, për të treguar çastin kur mori vesh për humbjen e të birit.

“Unë nuk e dija që fëmija im ishte vrarë në Velipojë. Djalin e çuan në morg, emrin nuk ia shkruan Musaen Zeneli, siç e ka, por Myzerim dhe kjo ngatërroi shumë njerëzit. Edhe njerëzit e mi nuk e dinin. Unë shkova në punë në gjashtë e gjysmë se punoj te lavanderia e spitalit. Lava rrobat me gjak të djalit dhe nuk e dija që ishte fëmija im që po lahej në morg. 

Unë nëna e tij, atë mëngjes shkova në morg dhe nuk dija që djali im ishte aty. A ka më hall për nënën. Unë e mora vesh që ishte në morg, por më thanë: “Nuk është djali yt” sepse nuk donin të më çonin te morgu. Por zemra e nënës ndjen çdo gjë! M’u këput zemra, trupi e shpirti.”, thotë mes lotësh nëna e Musaenit.

I riu nga Bahcallaku punonte në zonën e plazhit, në biznese të ndryshme. Së fundmi kishte folur me vëllezërit Gocaj për t’i gjetur punë. E shtuna ishte dita e parë e punës, por qëlloi të ishte edhe dita e fundit e jetës së riut, historia e të cilit preku gjithë Shqipërinë. Musaeni ishte shumë i gëzuar që gjeti punën, thotë zonja Zeneli për Dritare TV

“Djali ishte shumë i gëzuar që gjeti punën. Unë si prind Velipojën e njoh shumë mirë, por nuk di se te cili lokal ka shkuar, por ishte shumë i gëzuar për punën. Bëri dhe diplomën dhe e vesha si dhëndër për mbrëmjen e maturës. Edhe shokët e klasës erdhën të tërë me lule, me karafila, sot kur futa djalin nën dhe. Më ka mbetur shumë në mendje gëzimi i djalit. Më dhemb shpirti.

Unë si nënë kam një dhimbje të dyfishtë, sepse për Musaenin isha dhe nënë dhe babë. Babai m’i la kur djali i madh ishte 12 vjeç dhe i vogli 7. Në 2009-ën u mbyt i babai i fëmijëve dhe 2010 e gjetën. 4 muaj qëndroi trupi i tretur pa ditur se ku ishte. Mbas 4 muajve është gjetur i mbytur. As fëmijët, as unë nuk e dinin ku ishte.”

E pyetur nga Dritare.net se çfarë kërkon në këto momente zonja Zeneli tha:

“Ta mendojë shteti çfarë dua unë sot. Shpirti im e di çfarë po kalon.”, tha zonja Zeneli për Dritare TV.

18 komente në “Nëna e Musaenit të vrarë në Velipojë, tregon si lau në morg rrobat e tij pa e ditur që ishin të djalit të saj”

  1. O, si nuk kam një grusht te forte,
    T’i bij m’u ne zemër malit qe s’bezane.
    T’a dij dhe ai se ç’domethane i dobët,
    N’agoni te perdihet si vigan i vrame.
    …. Mali hesht, dhe ne heshtje qesh.
    E unë vuej, dhe ne vuejtje vdes.
    Po unë, kur? Heu! Kur kam për t’u qesh?
    Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?

    1. Mbreti says:

      Shpellare, sdi cte them tjeter. Ksaj vere e 10 vera tjera shkoj ne Ulqin. Shqiperia esht e rrezikshme,skam ndermend te behem hero.

    2. Kalec Dega says:

      Ngushellime familjes!
      Nje humbje shume e dhimbshme per gjithe shqiptaret te humbase jeten nje i ri ne menyre tragjike ne duart e kafsheve shqiptare.
      =
      Dhe falje per komentin me poshte por e pamundur te heshtesh:
      Do duhen te pakten 10 vjet pasi Shqiperia ti jete bashkuar Evropes ne 2025, pra nga 2030- 2035 dhe deri atehere ne vec do enderrojme dhe ngrejme lapidare/ monumente per heronjte qe shkaterruan Shqiperine, kete perle natyrore ne brigjet e Adriatikut dhe Jonit.
      =
      =
      Deri atehere:
      “E ka fajin Berisha” ose ” armiqte e jashtem”

  2. Adi says:

    20 vjec eshte i ri dhe nena ose te perpiqej per nje pune ne spital ose te shkonte edhe ajo te lante pjatat aty ku punonte i biri. Femijet e mi adoleshente me thone qe ti lë vetem se jane te rritur,
    se nuk bejne gje te keqe dhe une u them, se problemi i te keqes nuk qendron tek ata, por te te tjeret.
    Edhe ky djale i ri, nuk i parashikonte rreziqet dhe kur pa te fortet qe maten forcat te ishte fshehur ne ndonje vend.

    1. Social says:

      Nga fajin e ka Saliu, te fajin e ka nëna, qe ska shtet s’ka rëndësi.

    2. Adrian says:

      Hajde futja kot orë injorant – flet sikur ti ishe aty dhe e pe ngjarjen…

  3. Luli says:

    Pse cdo gje ,vrasje ,rembime,aksidente e te tjera si keto duhet njerzit ti lidhin me shtetin
    Koha e Enver Hoxhes ka mbaruar ???? Shteti nuk mund te mbaje pergjegjesi per vrasjet qe behen per motive te dobta,or aksidente e ndryshme qe behen neper ruget e shqiperise
    Jan ne vet Shqipetaret apo vazhdojne me kohen e Enver Hoxhes. Pse duhet te flasin budallalleqe pa u menduar
    Deshin Demokraci Kapitaliste ??? Ja ku e kane me te mirat dhe te keqijat e saj
    Por mire thone ! Pune shqiptaresh dhe gjelle qensh. NUk ju gjendet karari per asnje gje
    Prandaj Europa dhe Bota nuk na do, se jemi te tille qe faji ja veme gjithmon Shtetit ose te tjereve qe nuk e kane bere fajin

    1. Emiljano says:

      O luli o shkerdhat muti po te ndodhte ne shpine tende mor qen bir qeni si do mendoje.ne vend te thuash ngushellime familjes,vjen ketu dhe zbraz ato dy pare mend qe ke i pashpirt

    2. dikur says:

      Lulo …meqe zure ne goje sistemin e kaluar desha te them se , sitemi i kaluar kishte 5 te mira dhe tre te këqia po ato te këqia i kishte shume, po shume te keqia ndersa sitemi i sotem ka 5 te keqia dhe tre te mira po ato te mirat i ka shume po shume te mira .

  4. qytetar says:

    Pyesni Sali Bishen pse u hapen depot e armeve .

  5. Lapraks says:

    Tema jeni bere si telenovel. Perdite do na sillni lajme tna kepusim telat e zemres medemek. Ptuu

  6. Ramquksh Babadimraj says:

    Se di kush edhe qka ama une personalisht me e shkel ket vend e me lon naj lek KURR. E urinofsha ket ven te mallkum.Paj nja 100 her ne plazh i kam ndi tu na ofendue ne kosovarve njejt si me u pas kan midis shumadijes.Tani bashkim me ta, hup se po jav qi nonqin mi nona ktyne kafshve.

    1. Adi says:

      Mos hajde se as ne ste duam. Cecen

    2. devolliu says:

      Meso shqip , pastaj shkruaj , babà dimri . Kurre mos ardhsh , kujt i plasi trapi ?

  7. Njeriu ne hall says:

    Ahhh…njeriu esht ber per te vuajtur. Ngushellime nenes shkret.

  8. Tetovari2 says:

    Ngushëllime nēnës së viktimës të pafajshëm!
    Mirë ju dy kapadahinj që hëngrët kokat e njëri-tja-
    trit por ç’faj kishte ky i gjori.
    P.S.
    Kërkoj referendum për rikthim të dënimit me
    vdekje!

  9. Dash says:

    Absolutisht dakort, denim me vdekje per njeres qe nuk respektojne jeten e tjetrit !!!!!!!!!!

  10. Dash says:

    Komenti pare “Qorri dhe xhepi ” ……monument

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje