Të rinjtë me makina luksoze, Gonxhe “shigjeton” gratë: Lyhen në timon dhe celularin në dorë…

29 Qershor 2021, 09:20Sociale TEMA

Dy aksidente, pak javë më parë në Tiranë ku një vajzë humbi njërën këmbë dhe të premten aksin Fier-Vlorë me 4 viktima duke shuar një familje tronditën opinionin publik për sigurinë në rrugë.

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Log.” në ABC, e pyeti drejtorin e Përgjithshëm të DPSHTRR, Blendi Gonxhe si shpjegohet fakti që pjesa dërrmuese e aksidenteve me pasoja të rënda kanë autorë moshat e reja me makina luksoze?

Gonxhe nuk e pranoi konstatimin e gazetarit Hoxha duke thënë se nuk mbështetet në statistika. “Perceptimi juaj, të dyja nuk janë të mbështetur në statistika. Në të gjitha parametrat deri në 24 vjeç apo 44 vjeç apo 60 vjeç, jemi më mirë se në vitin 2018, nuk po shkoj më larg.

Unë ju garantoj që perceptimi, është i drejtë ta kemi shqetësimin, por nuk qëndron. Mund të flasim për, të rinj dhe makina të fuqishme, ku na çon ky binom? Por nuk ka statistika që janë makina luksoze dhe bëjnë aksidente” tha Gonxhe.

Drejtori i Përgjithshëm të DPSHTRR, Gonxhe kishte një kritikë për vajzat dhe zonjat në timon. “Vetësiguria fillon në atë 10 vjeçarin e parë, fillohet pihet, mbahet celulari, shoh, ka  edhe zonja, vajza të nderuara që janë tërë kohën duke u lyer, me telefon në dorë. Është gati edhe arrogancë, pasi makinat e reja janë me Bluetooth dhe nuk ka nevojë më për celular në dorë.

Pasi mund t’i lidhim me Bluetooth, por në përgjithësi për fat të keq femrat e bëjnë shumë këtë gjë” tha ai. Ngjarjen e fundit të premten ku u shua një familje, Gonxhe e cilësoi “të pafalshme, që shënon të gjithë kujtesën tonë” tha ai.

Pavarësisht kaheve politike, Gonxhe vlerësoi vendimin e Presidentit që u dha “OK” ndryshimeve të Kodit Rrugor. “Ajo që bëri presidenti ishte një punë e mirë e tij, një punë shumë e mirë, që aprovoi të gjithë paketën e Kodit Rrugor, me heshtje, nuk ka rëndësi, por që nuk e kundërshtoi” tha Gonxhe.

5 komente në “Të rinjtë me makina luksoze, Gonxhe “shigjeton” gratë: Lyhen në timon dhe celularin në dorë…”

  1. Kapterri says:

    Nuk e mbajnë “celularin” në dorë për të folur, po për selfie dhe për të treguar buzët e fryra si viç dhe pela të hazdisura. Xhepat i kanë plot nga impotentë biznesmenë, por kokën e kanë bosh. Sa për spermatozoidët e skaduar të baballarëve të pasur, ata edhe po tu heqësh patentën me 180 në orë do ecin edhe në qytet se i lejon shteti.

  2. Illyria-Shqiperia says:

    Eshte e vertete cfare thote Gonxhe. Dhe vene edhe videot ne instagram. E mbajne timonin me gjunje duke bere selfi. Tmerr!

  3. Tirona 1920 says:

    O Blendushe pyt i her çunin tat Dante Aligerin si i xhironte gomat me até BMW blu që i bleve para ca vitesh. Pyte i her sa goma ka nrru mrena 3 muajsh tu bo drift te UNIVERSITETI. Po qe se nuk trrego ai mos e rruj hajde ke shoku si ti jap un Videot. Ene tjetrra: çuni jot hyn te ” VIP “-at e policis o hajduti bashkis. Mbi 20 raste i nalum e asnji her i proçedum. ARSYEJA?? Ćuni Blendi Hajdutit thonin.

  4. Dukati says:

    Cfare i ke keta drejtore mor Edi Rama,qe flasin qesim me kaq siguri dhe fodullek.Po mire mor drejtor a matesh apo mendon nje here para se te flasesh, ci keni keto brockulla qe thoni neper ekrana, kaq te shumeditur jeni mor qerrata , qe merreni edhe qokat e femrave ne makina.O lum ky popull qe mezi u ka.

  5. Ne vend qe te mereni me Automesimoret ata qe japin Patentat ,
    merreni me Lukun e Femreva ,prandaj dhe eshte kjo gjendje ,
    Kta skuptojne dot se ku qendron Problemi lol .
    Natyrishte qe ca gjera jane te ndaluara si psh Telefoni ne timon ,por kjo nuk mundet te justifikoje
    gabimet qe shkaktojne aksidentet ne rruget e shqiperise .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje