SHBA njihet me rezultatet e para në Tiranë: ‘Peshqit presin radhën’, në rrjetë po bien “peshkatarët”

30 Qershor 2021, 17:40Politika TEMA

Nga Aranit Muraçi

Çfarë po ndodh në Shqipëri?

Ata që kanë pasur si detyrë të luftojnë dhe ndëshkojnë krimin e organizuar, trafiqet, korrupsionin, dhe çdo krim tjetër në vendin tonë, po dorëzojnë detyrën ose po bien një e nga një në pranga.

Nuk dihet nëse ka ndonjë vend tjetër në botë, që çon në pranga dy prokurorë brenda javës.

Ajo që dihet është se procesi “Vetting” vazhdon me “korrjet” në të gjitha prokuroritë dhe gjykatat e vendit. Edhe pse ky proces ka prerë “kokat” e thuajse gjysmës së organit të akuzës, gjysma e mbetur në detyrë para se t’i nënshtrohet këtij procesi ngjan sikur po shijon lirinë dhe jo detyrën. Disa prej tyre po përfundojnë pas hekurave, në mënyrën më të turpshme të mundshme.

Sistemi i kaluar i së ashtuquajturës “drejtësi” në vendin tonë prodhoi krime dhe solli tragjedi, mbolli plagë sociale që vështirë se do të mund të shërohen edhe për 2-3 dekada, ndërsa tani po përjeton një situatë dramatike në radhët e veta. Janë sinjalet e para që tregojnë ndoshta se ka ardhur koha që çdo zyrtar i lartë dhe i korruptuar nuk duhet ta konsiderojë më veten i sigurt, i mbrojtur dhe i paprekshëm si dikur. Gjithsecili tani e më tutje duhet ta ketë menduar se mund të përfundojë papritur në pranga, në mes të qytetit, në mes të ditës.

Kritikët ndaj Reformës në Drejtësi, aspak të shqetësuar me drejtësinë e deridjeshme, mund të vazhdojnë traditën dhe të tregojnë radhën. Do të përmendin si argument, në emër të drejtësisë,  se ishte radha e dikujt tjetër. Pra, kritikët e njohin gjendjen mirë, e dinë që dikush tjetër është edhe më i korruptuar. E dinë edhe të korruptuarit. Por ata nuk e dinë se cili është ai dhe as nuk e kanë idenë se si mund të ndëshkohet. Ata si të vetmin propozim kërkojnë që të ndalet reforma që ka nisur.

Ndërsa ata që po e ngrenë dhe po e drejtojnë në një drejtim tjetër sistemin e drejtësisë në Shqipëri nuk janë shqiptarë. Ata mendojnë ndryshe. Ata nuk po ndalen, dhe siç premtuan, kanë nisur të godasin dhe ta marrin “fortesën” nga brenda. E pamundur të ngrinte me forca e saj një shtet normal, një tjetër fuqi duket se fshihet pas Shqipërisë, për t’i dhënë asaj shpresë se herët e vonë këtu do të rikthehet ajo që ata kërkojnë: drejtësinë e munguar.

Arrestimet ngjajnë si një kundërpërgjigje e ashpër e atyre që mbështesin drejtësinë e re ndaj të gjithë atyre që e kritikojnë, sulmojnë dhe kërkojnë të ndalin Reformën në Drejtësi.

Ngjan si një provë muskujsh, mes dy kategorive. Me siguri do të ketë një fitues.

Ka shumë të padurueshëm që në 30 vjet batërdi nuk thanë asnjë fjalë për sistemin e kalbur të drejtësisë dhe presin që në një ditë drejtësia e re të bëjë mrekullinë. “Ku është drejtësia që premtuat” pyesin “gjykatësit” e të vetmes reformë që po zbatohet për të shpëtuar shtetin shqiptar nga kolapsi, pas 30 vitesh degradim.

Ka nga ata që mezi presin që në rrjetën e drejtësisë së re të bien përnjëherësh të gjithë “peshqit e mëdhenj”, siç kërkuan Amerikanët dhe më pas me radhë, sipas “peshës”.

Në vend të peshqve që po kërkonin amerikanët dje, sot po shohim se në pranga po bien një e nga një “peshkatarët”, mbase jo sipas “peshës”.  Goditjet e fundit nuk besohet se janë edhe aq rastësore, duhet të kenë ndonjë orientim, ose një qëllim të caktuar. Ato vijnë pas dënimit të ish-kryeprokurorit  Llalla, brenda një harku të shkurtër kohor. Gjasat janë që në mungesë të peshqve që do donin të shihnin ata që e premtuan, të prangosen të gjithë peshkatarët.

Sot Tiranën e vizitoi një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Ndihmës-sekretari amerikan për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker, sot në Tiranë planifikoi vetëm dy takime; me kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha.

Ai me siguri ka kërkuar të njihet me ndonjë rezultat të freskët në drejtim të shtetit të së drejtës, për të cilën SHBA është investuar shumë.

Do t’i thonë se prokurori i Kukësit Edmond Karriqi është arrestuar sot me urdhër të SPAK, në qendër të Kavajës. Janë ndaluar edhe shoferi i prokurorit, si dhe një tjetër.

Karriqi akuzohet nga SPAK për tolerimin e disa të arrestuarve në qarkun e tij. Ai kishte në duar çështjen e këngëtares Fjolla Morina, e cila u kap me armë zjarri në pikën kufitare të Morinës, por nga arresti shtëpiak, ajo u arratis dhe gjatë periudhës së arratisjes, u martua në Dubai.

Do t’i thonë se pak ditë më parë edhe prokurori i Sarandës, Sali Hasa, është arrestuar si i dyshuar për korrupsion dhe shpërtheu në të qara, kur doli para gjykatës. Ai është ende në qeli. Do të njihet mirë me ecurinë e drejtësisë së re, që kur nisi projekti amerikan në Shqipëri. Mund të pyesë nga afër, sigurisht jo shqiptarët, por vartësit e  DASH në Shqipëri, edhe për armiqtë e Reformës në Drejtësi. Mund të njihet edhe me forcën e tyre.

Ndoshta do të kërkonte më shumë se kaq; rezultate të tjera dhe më të shpejta. Megjithatë, zyrtari i lartë amerikan do të largohet, pasi të jetë njohur me statistika të tjera, ose me ndonjë kuriozitet, si për shembull: A  ka guxuar kush t’i dalë para “trenit amerikan” në Shqipërinë e mbetur pa hekurudha dha e ka pasur shumë viktima?

17 komente në “SHBA njihet me rezultatet e para në Tiranë: ‘Peshqit presin radhën’, në rrjetë po bien “peshkatarët””

  1. k says:

    Drejtësia,mjekësia.avokatia,politika.policia,administrata,agjencitë e pronave,kadastrat,parlamenti,opozitë ,qeveri,
    berishat,metat,fullanet,llallat dhe gjithë ata që i shërbyen dhe mbështetët duhet të hipin në GIJOTINË.
    Ka 30 jet qe ndërtojnë një sistem të korruptuar,hajdut,zaptues dhe degjeneruar.
    Ju shpresoni të reformoni këta degjenerata ?
    Eshte me e mundur të mgjallësh nej të vdekur apo të kthesh një plakë 90 vjecare në nuse të re me vello.
    SHBA duhet të dorëzohet dhe të lëshojë një “fat boy” në shqipëri nëse dëshiron reformë të efektshme.

    1. Pargali says:

      Per pjesen tende te pare te komentit jam dakord po per pjesen tjeter dukesh qarte qe nuk ja ke idene.

      Te gjithe keta plehra jane te promovuar nga Amerika.

      Te gjithe keta plehra i kemi nga Amerika ne krye.

      1. qytetar says:

        Çashtu çashtu bre Pargali i Sulejmanit te D
        Madherishem.

  2. 19 says:

    Flm USA. VECANERISHT AMBASADORJA KIM .???

  3. Kotfare says:

    Duhet te krijohet nje organizate si Antikrimi ne Itali ne vitet 70-te

  4. Artan says:

    Ka disa prokurore dhe gjykatesa shume here me te rrezikshem se keta Te lidhur direkt me krimin e organizuar.
    Emrat.
    Julian Zonja.
    Anila Galanxhi Papa
    Artan Gjer.eni.
    Albert Meca.
    Dhe shume te tjere.

  5. Pargali says:

    Nese ka ende Shqiptare idiote si ky ” 19″ me lart hengshin mutin e tyre.

    1. antipatrea says:

      Pargali : Ata , (shqipëtarët) , siç uron ti mbase do hanë mutin e tyre … Ti , që mesa duket nuk je shqiptar , dhe s’ke ç’të hash , hajde provo këtë timin , mbase të pëlqen …

    2. qytetar says:

      Mire qe je ti Pargali…………….

    3. Asd says:

      Une mendoj qe idioti je ti!

  6. antipatrea says:

    Pargali : Ata , (shqipëtarët) , siç uron ti mbase do hanë mutin e tyre … Ti , që mesa duket nuk je shqiptar , dhe s’ke ç’të hash , hajde provo këtë timin , mbase të pëlqen …

  7. Pargali says:

    Nese ka ende Shqiptare idiote si ky ” 19″ me lart qe ende besojne ne talljet e Amerikes, le te mbyten ne shurren e tyre.

  8. ?????? says:

    Ne ate krah fli se do bin peshqut e mefhejn kur te piqen fiqt e bolles…shtet i kalbur ketu e 30 vite shtet i degjeneruar skan pane gje pa bere edhe asnji gjemb nuk ju eshte futur ne kembe..shtet poshtersi ..kurr nuk behet shqupia me do legena poshtersi njerz qe na kan udhehequr edhe po na udheqin skandal…

  9. genti says:

    Pargali qenke dhe shurraq zotrote.
    Amerika nuk tallet dhe kete do ta marresh vesh shume shpejt. Ju eshte permbysur bota me thenien e se vertetes ?
    Sa kohe kujtoni se do rrinin shqiptaret me mashtrimet monstruoze te kastes Berisha e Meta ?
    Nuk eshte e vertete qe Sale Berisha eshte kriminel ?
    Nuk ka shqiptar qe nuk e di kete do ta marresh vesh dhe ti.
    Nuk eshte Sale qeni,Meta korrupsioni ,Lul hajduti qe shkaterruan Shqiperine me poshtersite e tyre dhe ja futen shqiptareve koken ne hale ?
    Nuk ka te huaj qe se ka marre vesh , do ta ishte mire ta kuptoje dhe ti kete.
    Keto thote Amerika dhe keto nuk jane tallje por vendosje drejtesie .

  10. Sul Koburja says:

    Hahaha shpertheu ne te qara.Ka menu se kafazi me hekura eshte vetem per te tjeret.hahaha.

  11. Artan says:

    Flm Amerike e Madhe qe po na çliron nga sundimi i korrupsionit shqiptar

  12. Makbule says:

    Ambasadori Reeker ka patur informacion te plote mbi perpjekjet e Bashes dhe te grupit, per ta minuar reformen ne drejtesi, nje investim madhor i qeverise Amerikane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje