VIDEO: Çmenduria, 21-vjeçari kapet me 209 km/h në Elbasan

30 Qershor 2021, 17:25Politika TEMA

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë pezulluar 74 leje drejtimi dhe janë gjobitur 3037 shoferë të cilat janë kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia bën me dije se 54 leje drejtimi janë pezulluar për shpejtësi mbi normat e lejuara. Shpejtësia më e madhe e matur me radar është konstatuar në rrugën interurbane tuneli i Kërrabës-Elbasan, ku automjeti i drejtuar nga 21-vjeçari R. B., nga Elbasani, u konstatua me 209 km/orë.

Gjithashtu mësohet se janë pezulluar 20 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.  Po ashtu bëhet me dije se janë arrestuar në kushtet e flagrancës 11 drejtues mjetesh, nga të cilët 5 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 të tjerë ishin pa patentë.

Policia sqaron se shkeljet më të shpeshta që bëjnë shoferët janë: përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, mospërdorimi i rripit të sigurisë, shpejtësia e lartë dhe manovrat e rrezikshme në rrugë.

9 komente në “VIDEO: Çmenduria, 21-vjeçari kapet me 209 km/h në Elbasan”

  1. 19 says:

    Ecin prape ata pagujne leket dhe neser I ke ne ruge prap.polici ka frike te kapi rugacet me xhama te zinj.dhe ndalojnë gjynafqaret pse kalove me 10 km me shume .eshte ligj tani ai qe ka makine te fundit ka te drejten e cdo gjeje .Te futet me te kuqe te shaje policin te ndaloj ne mes te ruges ca ti ket qejfi atij .se polici jo se ska fuqi por ska bythe se bie cel dhe e heqin nga puna per qejfin e nje legeni pa shkoll injorant dhe I pa kulturuar kjo eshte fakt qe po ju them .respekte ta lexoj edi rama kte dhe ta verifikoj po deshe .

    1. Mbreti says:

      Konfiskim Makine ka efekt, si ne Zvicer, e te shohim sa u shkon.

  2. Tirona says:

    Shume video te bukura.Gjoba,heqje patente etj.Rezutati zero.Te nesermen disa te vdekur,shume karambole etj.Nuk ja ndjen per gjoba,heqje patente etj.Jane kafshe.Vetem burg duhet dhe ndoshta rregullohen.

  3. Detari says:

    Kur kapen per se dyti heqje patente per 5 vjet. por e kapen per se treti duke ngare pa patente burg 10 vjet.

    1. Yyyyyypppppp Xhixhi says:

      Po shyqyr a te qifja udhet qe fole nje here persembari e dhe nje ide qe dhe une jam dakort se ngele vetem me turqinira e araber e islamuter neper goje.

  4. Po beni nje shembull , dhe te shikoni qe efekti do jete i menjehershem , arestim , bllokim makine , heqje patente jo me pak se 10 vjet .

  5. Atdheu says:

    Hejqje patente per gjithe jeten.

  6. Lili says:

    Po nxirrjani emrin e plote ketij 21 vjeçarit, pse vetem inicialet. Dhe pastaj kush e njeh do ta turperoje. S’keni pse e ruani.

  7. Tironci nga Chicago says:

    Po lutjunu Amerikes more aman t’jy dergoje nja dyqind police per disa muaj. Te keni nje here rast te shikoni cdo me thene polici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje