Kafja ka shumë efekte pozitive për organizmin e njeriut. I fundit i konfirmuar është shëndeti i mëlçisë.
Sipas studimeve që kanë zgjatur 11 vjet mbi rreth 500 mijë persona në Britaninë e Madhe, ka rezultuar se ata që konsumonin kafe kishin një rrezik më të ulet prej 49% në krahasim me ata që nuk e pinin.
Gjithashtu rezultoi se kishin 20% mundësi për të mos vuajtur nga sëmundje kronike të mëlçisë apo mëlçi të dhjamosur.
Sipas mjekëve, ajo që kanë vërejtur është se efekti mbrojtës i kafes ishte me një limit me 3-4 kafe në ditë. Por theksojnë se ende nuk është zbuluar se cila është substanca që mund të ndikojë mbi këto rrjedhoja pozitive.
Studimi është publikuar në revistën shkencore BMC Public Health. Kjo nuk është hera e parë që konfirmohen benefite për organizmin e njeriut nga kafja, si në shëndetin e veshkave, mëlçisë dhe disa lloje sëmundjesh kancerogjene.
Kafeja dhe jo kafja……
Hej Boston zgjidh e mblidh kafeja perdoret ne Korce dhe Kafja perdoret ne Elbasan. Kush te pelqen me shume pije dhe enjoy. Mua per vete me pelqen te them Kafja. Hajde kalofsh mire atje ne Boston ku je se dhe une nga Bosoni jam.
Kafja nuk mbron vetem ato Organe te trupit te njeriut ,
por na bashkon ,na miqeson ,na ben te enderojme ate Kaffe ,ta shijojme sebashku
ne nji tjeter sens … ?
madje shpesh her eshte pedorur edhe si nji “Cod Sekret” ne komunikim mbas se ciles , fshiheshin deshira sexuale ,
duke shprehur nga njera ane edhe padurimin /mallin per ate Takim ,
duke hyre tu fjalorin seksist te popllit ton te dashtun ,qe e do shume Kafene ? natyrishte si batute .
.
“Kur do ta pim ate Kaffen ? “