Gjermania përjeton rritje të ndjeshme të valëve të nxehtësisë

1 Korrik 2021, 12:25Bota TEMA

Shkencëtarët nga Instituti i Potsdamit për Kërkimet dhe Ndikimet të Klimës (PIK) i shohin ngjarjet e fundit ekstreme të motit në pjesë të Gjermanisë si dëshmi të ndryshimit të përhershëm të klimës.

“Modelet e motit që na dhanë temperatura të tolerueshme të verës ose një shi më të dëshiruar po ndryshojnë. Ne po e shohim këtë ndërsa intensiteti dhe kohëzgjatja e valëve të nxehtësisë dhe ditëve të shirave të rrëmbyer po rritet”, theksoi studiuesi i PIK-ut, Peter Hoffmann.

”Ndërsa në Gjermani kishte një mesatare të vetëm një vale nxehtësie katërditore, sot ka dy valë të nxehtësisë mesatarisht prej katër ditësh”, theksoi Hoffmann.

”Ky është një zhvillim që ka shumë të ngjarë të vazhdojë në dekadat e ardhshme, por gjithashtu mund të kufizohet në planin afatgjatë nga masat e gjera për mbrojtjen e klimës”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje