Ndërron jetë Donald Rumsfeld

1 Korrik 2021, 08:46Bota TEMA

Ka ndërruar jetë në moshën 88 vjeçare, Donald Rumsfeld, ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes në presidencën e Gerald Ford dhe George Bush.  Shkaku i vdekjes raportohet të ketë qenë kanceri në kocka.

Rumsfeld do të mbahet mend si fytyra e asaj që u quajt Lufta Kundër Terrorit, që nis nën presidencën amerikane të Bush në vitin 2001, menjëherë pas sulmeve të 11 shtatorit.

Rumsfeld ndante një miqësi të ngushtë me një tjetër të ashtuquajtur “skifter” në Shtëpinë Bardhë, ish-zv.presidentin Dick Cheney, ndërkohë që për karakterin e vet dhe natyrën luftarake politike është konsideruar prej disave si sekretari më i fuqishëm i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes që nga Robert S. McNamara që shërbeu gjatë Luftës së Vietnamit.

1 komente në “Ndërron jetë Donald Rumsfeld”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje