Sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duket se prokurori i Vlorës, Dritan Marku ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia në nënshkrimin e një kontrate kapari dhe një kontratë shitje për një apartament në Vlorë, këtë të fundit pa praninë e palës blerëse, me qëllim justifikimin e burimeve financiare për krijimin e pasurive të mëvonshme.
Nga Edmond Hoxhaj
Prokurori i Prokurorisë së Vlorës, Dritan Marku nuk u paraqit personalisht të mërkurën në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK që u zhvillua lidhur me procesin e rivlerësimit ndaj tij.
Ai u përfaqësua nga avokatja Antoneta Sevdari, e cila kundërshtoi dyshimet e Komisionit për kontrata fiktive në shitjen e një apartamenti me qëllim justifikimin e burimeve për krijimin e pasurive të tjera, si dhe balancat negative. Komisioni e ka përfunduar hetimin administrativ për prokurorin Marku vetëm për kriterin e pasurisë.
Trupi gjykues që po kryen procesin e vetingut për prokurorin Marku kryesohet nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.
Dritan Marku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2000. Ai ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Vlorës për gati dy dekada.
Komisioni rrëzoi një kërkesë paraprake të avokates Sevdari për pranimin e një prove, duke arugmentuar se kërkesa ishte e përsëritur dhe se barra e provës nuk kishte lidhje me burimin e krijimit të pasurisë, por me veprimet juridike të kryera nga subjekti i rivlerësimit.
Dyshimet për kontrata fiktive
Komisioni ngre dyshime se prokurori Marku ka fabrikuar kontratën e shitjes së një apartamenti në Vlorë në vitin 2017 dhe më parë për dhënien e kaparit nga blerësi – me qëllim justifikimin e burimeve financiare për krijimin e pasurive të mëvonshme. Gjithashtu, nga analiza financiare paraprake ka rezultuar se nuk ka pasur burime të mjaftueshme për blerjen e kësaj pasurie.
Sipas relatores Pine, subjekti e ka prenotuar apartamentin me sipërfaqe 103.7 m2 në Vlorë në vitin 2005, kundrejt shumës 3 milionë lekë. Si burim krijimi ai ka deklaruar kursime dhe ndihmë familjare në shumën 1 milionë lekë dhe 2 milionë lekë hua, si dhe se një pjesë të punimeve do t’i kryente vetë.
Pine konstatoi mospërputhje për çmimin dhe mënyrën e shlyerjes së vlerës së apartamentit. Gjithashtu ajo evidentoi se dy shoqëritë e administruara nga huadhënësit nuk kanë shpërndarë divident dhe se nuk është provuar mundësia e tyre me burime të ligjshme për dhënien e vlerave të deklaruara nga subjekti.
Këtë pasuri subjekti ka deklaruar se e ka shitur në vitin 2014 dhe se në 2013-ën ka lidhur një kontratë noteriale kapari me blerësin ku prashikohej se likujdimi i çmimit 45 mijë euro do të kryhej brenda vitit 2015.
Pine sqaroi se kontrata e kaparit hedh poshtë deklarimin e subjektit se në vitin 2013 blerësi i ka dhënë shumën 30 mijë euro dhe 15 mijë euro në 2014-ën, pasi kanë qenë të parashikuara tre këste.
“Subjekti ka thënë se gjithë vlera e apartamentit është shlyer në vitin 2014, por se kontrata noteriale e shit-blerjes është nënshkruar në vitin 2017, pasi nuk janë takuar dot më parë për shkak se blerësi nuk mund të vinte në Shqipëri si pasojë e angazhimeve të tij”, sqaroi Pine.
Gjithashtu, Komisioni konstaton se ka mospërputhje mes deklarimet të subjektit se, A.D. është emigrant dhe se nuk ka pasur mundësi të ndodhej në Shqipëri në momentin e nënshkrimit të kontratës së shit-blerjes me të dhënat e sistemit TIMS, pasi ka rezultuar se ai ka qenë në Shqipëri gjatë viteve 2014, 2015 dhe 2016.
“Kontrata e shit-blerjes është realizuar dhe nënshkruar nga palët kur sipas sistemit TIMS, blerësi nuk rezultonte në Shqipëri”, konstatoi Pine. Ajo vijoi se nga mospërputhjet dukej se kontrata e kaparit nuk ishte e besueshme dhe se subjekti e ka përdorur këtë apartament edhe tre vite pa e deklaruar si adresë banimi. Gjithashtu, u evidentua se kontrata e shitjes ishte nënshkruar në funksion të deklaratës veting.
“Duket se i ka fabrikuar kontratat e kaparit dhe të shitblerjes për të justifikuar burimet financiare që do të përdorte në të ardhmen për krijimin e pasurive të tjera”, tha Pine. Sipas Komisionit, të ardhurat e dekluara si të përfituara nga shitja e apartamentit bazuar në deklarimet e subjektit apo edhe në parashikimet e kontratës së kaparit nuk janë konsideruar në analizën financiare paraprake si burime për pasuritë e tjera.
“Nënshkrimi i kontratës së shitjes i vitit 2017 pa praninë e palës blerëse vlerësohet nga trupi gjykues në kundërshtim me detyrën e prokurorit që ushtron Marku. Duket se ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia”, konstatoi Pine.
Avokatja Sevdari theksoi se deklarimet e subjektit për këtë pasuri, si ato periodike, ashtu dhe ajo veting ishin të qarta dhe pa kontradikta.
Ajo deklaroi se kishin paraqitur dokumentacion të plotë për mundësitë fonanciare të huadhënësve. Sipas saj, një prej huadhënësve kishte pasur të ardhura në shumën 165 mijë USD dhe se shoqëria tjetër kishte pasur 1.9 milionë lekë, që i konsideroi në të dyja rastet të mjaftueshme për dhënien e huave nga 1 milionë lekë.
Sevdari konstatoi se Komisioni ka kryer një gabim në përllogaritje, pasi ka përfshirë në analizë vetëm pagat e kaluara në sistemin bankar, edhe pse ai ishte paguar për gjithë vitin.
Ajo shtoi se sipas analizës së ekspertit të pajtuar nga Marku, analiza financiare rezultonte pozitive për gjithë pagesat e kryera për këtë apartament.
Avokatja Sevdari u ndal gjatë në kontratën e shitjes së këtij apartamenti nga subjekti duke sjellë në vëmendje se dyshimet e ngritura për kontrata fiktive afektonin me të padrejtë analizën financiare e për pasojë edhe burimet e krijimit të pasurive të tjera.
Sevdari tha se mosrespektimi i kushteve të përcaktuara në kontratën e kaparit janë të zakonshme.
Ajo theksoi se likujdimi i gjithë çmimit ishte kryer në vitin 2014 dhe se apartamenti ishte dorëzuar po atë vit.
Sipas Sevdarit, fakti se familja e prokurorit Marku nuk kishte jetuar më në atë apartament që prej vitit 2014, vërtetohej edhe nga faturat e energjisë elektrike. Ajo theksoi se nuk kishte asnjë shpenzim për energjinë, veç rasteve kur blerësi A.D. vinte në Shqipëri dhe kishte pasur shpenzime energjie në vlera të vogla.
Mbrojtësja e Markut tha se shpenzimet e energjisë korespondonin me ardhjet e A.D. në Shqipëri, të verifikuara sipas sistemit TIMS.
Sevdari i cilësoi shumë të rënda dyshimet për fabrikim të kontratave me qëllim justifikimin e burimeve për pasuritë e tjera. Ajo deklaroi se blerësi A.D. ka pasur aktivitet tregtar nga ka siguruar të ardhura shumë të mira. Avokatja këmbënguli se dokumentacioni për të ardhurat e tij që kërkuan të dorëzonin si provë vërtetonte se ai kishte pasur mundësi për blerjen e apartamentit. E kundërta sipas saj, mund të ngrinte dyshime për fiktivitet.
“Ai gjatë gjithë kohës është i zënë me angazhime dhe kanë rënë dakord që të nënshkruanin kontratën dhe data do të vendosej nga noteri kur të plotësohej kartela e pasurisë”, shpjegoi Sevdari lidhur mospraninë e A.D. në Shqipëri në datën e nënshkrimit të kontratës.
“Provat vërtetojnë se apartamenti është dorëzuar në vitin 2014. Çdo gjë ka ndodhur sipas deklarimeve. Kërkojmë zbatimin e prezumimit të pafajësisë”, deklaroi Sevdari.
Ajo kërkoi që KPK të jetë e kujdeshme në daljen e Konkluzioneve dhe pretendoi se nuk ka cënim të besimit të publikut në veprimet e prokurorit Marku.
Relatorja Pine e pyeti avokaten Sevdari se kur kishte qenë në Shqipëri blerësi i apartamentit në Vlorë, që nuk kishte pasur mundësi ta nënshkruante kontratën. Sevdari shpjegoi se ai kishte qenë në Shqipëri në mes datave 31 dhjetor 2016 dhe 6 janar 2017, por se ende nuk ishte përfunduar procedura për nxjerrjen e certifikatës së pronësisë për apartamentin në emër të subjektit.
Pyetjes së Hamitajt se ku kishte jetuar subjekti që prej vitit 2014, kur kishte shitur de facto apartamentin në Vlorë, ajo iu përgjigj se kishte jetuar tek banesa e vjehrrit.
Dyshime u ngritën edhe për çmimin e shitjes së një Benzi në vitin 2011, me vlerë 2.5 herë më të lartë nga ajo e blerjes në vitin 2009.
Vëzhgusi ndërkombëtar, Steven Kesler vërejti në seancë se, në çdo vend të botës që kishte qenë, nuk kishte konstatuar që automjetet pasi përdoreshin për disa vite, të shiteshin më shtrenjtë nga sa ishin blerë. “Por në Shqipëri kam konstatuar që të rritet çmimi i makinës duke e përdorur”, tha Kessler dhe e pyeti avokaten Sevdari nëse kishte ndonjë shpjegim tjetër veç atij se çmimi ishte rritur prej riparimeve të kryera nga vjehrri. Sevdari tha se nuk kishte tjetër argument.
Në seancë u relatua mungesë burimesh për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 90.9 m2 në Yzberisht të Tiranës në vitin 2009. Po ashtu, u konstatua pamundësi edhe për blerjen e një apartamenti tjetër në Tiranë me sipërfaqe 89 m2 në vitin 2015 kundrejt çmimit 55 mijë euro.
Si burim krijimi për këtë pasuri, subjekti ka deklaruar të ardhurat e përfituara nga shitja e apartamentit në Vlorë dhe atij në Yzberisht. Pasi këto burime financiare nuk janë konsideruar në analizën financiare nga Komisioni, ka rezultuar pamundësi financiare dhe për blerjen e apartamentit në vitin 2015 në Tiranë.
Avokatja Sevdari tha se subjekti ka pasur mundësi për kryerjen e paqesave për apartamentin në Yzberisht dhe atë të blerë në vitin 2015 në Tiranë.
“Duket qartë se burimet financiare për blerjen e apartamentit me sipërfaqe 89 m2 janë të ligjshme dhe janë transferuar nëpërmjet transaksione bankare. Kjo pasuri është blerë me shumat e përfituara nga shitja e pasurive të tjera”, tha Sevdari dhe këmbënguli se analizat financiare për këto tre pasuri nuk ishin të sakta.
Komisioni ngre dyshime edhe për pronësinë e një automjeti tip “Volksëgaen” të blerë nga vëllai i bashkëshortes së subjektit në vlerën 6000 euro. Sipas KPK, nuk është provuar që kunati i Markut të ketë pasur mundësi financiare për blerjen e këtij mjeti.
Sevdari deklaroi se policat e sigurimit kanë qenë në emër të kunatit dhe se ka rezultuar që ai ka pasur mundësi për shlyerjen e shumës 6000 euro. “Nga provat hiqet çdo dyshim se mund të jetë pasuri e fshehur”, tha ajo.
Në përfundim, avokatja Sevdari tha se rezultatet e analizës financiare të KPK shtrembërohen nga dyshimet se kontrata e shitjes së apartamentit mund të ketë qenë fiktive. Sipas saj, nëse ky dyshim rrëzohet, atëherë analiza financiare del pozitive.
Ajo kërkoi administrimin e dokumenteve të dorëzuara si provë dhe kërkoi vlerësimin e tyre në unitet me provat e tjera. Gjithashtu, kërkoi edhe riçeljen e hetimit për dy kriteret e tjera, atë të pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit.
KPK njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më datë 5 korrik, ora 09:30.
Mashtrim !! Kur mashtrojne prokuroret ? cfar mund te presesh nga te tjeret ????
Shtet ,prokuroresh,gjykatesit,avokatet qe mashtrojne dhe vjedhin sa te munden ((((( dhe njerzit e thjeshte kerkojne Drejtesi )))
Do te doje shume vite qe Shqiperia te behet dicka, sepse kjo gje e mashtrimit eshte ne genez te njerzeve qe jetojne ne Shqiperi
eshte e pergjithshme per Vendet e varfera dhe njerzit qe jetojne aty
Prandaj Europa nuk na do ne !!!!! se jemi akoma njerz te eger dhe bastard te krijuar perj shume kohesh nga Historia e ketij vendi
Po ti futesh hetimit sic duhet (pak a sh sic po pershkruhet ne kete artikull) cdo gje zbulohet lehte. Kjo verteton se deri tani nuk eshte dashur kurre te behet drejtesi. Gjithsesi ajo qe skuptoj une eshte cfare dreqin do me sh ky prokuror qe i futet ketyre meseleve idiote me kontrata fiktive? Nuk u ngope? Ke 20 vjet qe ha me garuzhde. Boll! E more vesh qe u miratua vetingu? Jep doreheqjen e shijo pronat ne qetesi. Shkruaj ndonje liber a gjej ndonje hobi. Por pervec injorances popullin tone e shoqeron edhe babezia mesa duket…
Ore VETTINGLESHA . Na mbytët ka 5 vjet me kontrollet tuaja absurde . E justifikon , se justifikon . E mbulon , se mbulon . Eshtë burrë i mirë apo ka njolla . E lagu bishtin skilja apo se lagu .
Ju, me pjesmarrjen në KPK e KLP e ku di unë jeni ma të poshtër se sa ato që kontrolloni, sepse po merrni rroga sa s’ja merr mendja kujt prej 5 vjetësh , dhe do vazhdoni me këto forma e ritme edhe nja 35 vjet të tjera , dhe prap s’keni për të nxjerrë gjë në dritë . Po, po . S’keni për të nxjerrë gjë në dritë .
TROÇ .
Deri sa nuk do keni asnjë kontribut apo meritë për të pastru e rregullu sistemin .
Nuk bëhet fjalë vetëm për sistemin e PA DREJTESISE , por gjithë sistemin POLITIKO-PUSHTETARO-ADMINISTRATIV , sepse, sipas LIGJIT , objekt i kontrollit të VETTINGUT , janë të gjithë ata që kanë e do kenë pushtet , dhe akses në administrimin dhe përdorimin e fondeve publike që rrjedhin nga taksat e shtetasve dhe subjekteve që operojnë në RSH .
A e keni të qartë :
Përpara presionit të madh të pares e kërcënimeve, edhe vetë MARKSI do dorëzohej .
Kush nga JU është në gjendje të thotë dhe të paraqesë konkretisht makar 1, or po 1 rast të vetëm kur pa drejtësia ( vendimet e pa drjta ose shmangja e degjenerimi i drejtësisë ) është bërë veç , ashtu kot, për QEJF .
Eshtë POSTULAT i saktë 100% , që s’ka nevojë për vërtetim , se pa drejtësia , korrupsioni dhe abuzimi në çdo sektor e hallkë janë kryer , kryhen e do vazhdojnë të kryhen vetëm për përfitiime abuzive të të gjitha formave , duke fillu me pare , prona ,favore, etj, etj , etj .
Ju po e shikoni , konstatoni dhe deklaroni vetë, që me formën e deritanishme , po rrini duke u marrë veç me 1 subjekt me muaj të tërë dhe nuk po e përmbyllni dot . Herë, herë , shumica thotë po , është në rregull, e kalon klasën , por del njëri e thotë se nuk i mbushet mendja në këtë apo atë kriter ose aspekt të verifikimeve !! . Hajde ta fillojmë prap . RRiten sorollatjet , ankesat , mëritë dhe konfliktet midis vetë anëtarëve të komisioneve verifikuese .
Ma e bukra është , se shumica , ngecen tek kriteri i pasurisë , ku paradoksi është proverbial : Nuk justifikojnë dot edhe pasurinë që kanë VETE-DEKLARUAR .
Imagjino sikur prej frikës ti detyrosh të deklarojnë komplet pasuritë që zotërojnë .
A realizohet dot me i detyru pa përjashtim të gjithë, që të deklarojnë vetë ( VETE-DEKLARIM ) gjithë pasurinë që kanë vënë gjatë gjithë këtyre viteve në Detyrë , Pushtet e Politikë .
Kjo metodë , jo vetëm do e pastronte me një shpejtësi të pa parë sistemin dhe administratën nga abuzuesit , por do krijonte edhe kriterin e përhershëm të kontrollit dhe RREGULLIT të funksionimit të çdo vendi pune e në çdo sektor .
Nga ky lloj VETE-DEKLARIMI i ri , do dalin në pah dy kategori nënpunësish , punonjësish e specialistash në të gjitha fushat : I-Përfituesit
dhe II- Abuzuesit e Grabitësit e Mafiozët .
Grupi i dytë automatikisht largohet, por dhe janë kontigjent për ndjekje deri në fund , me i çu deri në ZERO .
Grupi i parë duhet trajtuar me kujdes dhe imtësi , sidomos në drejtim të kritereve të aftësive , komunikimit , dinjitetit dhe integritetit , sepse , e rëndësishme do të jetë vendosja e RREGULLIT dhe vazhdimësia e funksionimit sipas RREGULLIT , i cili nuk do i lejë hapsira abuzimit pa u kontrollu e ndëshku .
Pse duhet trajtu ky grup në këtë mënyrë ? Duhet , sepse , të paktën tek sistemi i Pa Drejtësisë po mbetemi pa anëtarë dhe po përballemi me fenomenin e mungesave të theksuara të punonjësve dhe automatikisht edhe në mos funksionime të rënda e me pasoja .
Sistemi i Drejtësisë , në çdo hallkë duhet mbushur me elementë të rinj , vajza e djem të dalë me rezultate mjaft të mira , njohës të mirë të gjuhëve të huaja dhe sistemit e programeve informatike e kompjuterike , të cilët kanë nivel e aftësi për t’u aftësuar shumë kollaj e shumë shpejt në nivelet që kërkonn detyra .
VETEDEKLARIMI i SAKTE .
Ky lloj vetë deklarimi kla nevojë që Ligjit LIMONATE të VETTINGUT ti shtohet e miratohet vetënm një NEN plus si më poshtë :
NENI SHTESE
– Deklaroj , ndën përgjegjësinë time , se , në qoftë se , mbi ato , që kam deklaruar në DEKLARATEN PERSONALE TE PASURISE , më zbulohet DHE VERTETOHET edhe 1 LEK më tepër , e gjithë pasuria ime të më skuestrohet .
Bashkëpunëtorëve , që kapen , dhe VERTETOHEN , si ndihmës në FSHEHJEN E PASURISE DHE TE ARDHURAVE të personave , që i nënshtrohen Vettingut , u sekuestrohet pasuria njëlloj .
Miratojeni këtë NEN në parlament . Shtojani në fund , si pikë të veçantë , dhe , me vend firmosje të veçantë ( që mos të thonë NUK E KAM LEXUAR ) , tek Deklarata e Pasurisë , dhe , kthejani mbrapsht pa përjashtim të gjithëve deklaratat e para , për t’i plotësuar edhe njëherë prej fillimi .
Do shikoni , kur nga frika , të deklarojnë disa fishin e deklarimit të parë . Atëherë luan qeni i kallajxhiut tamam .
Bëjani transparente t’i shikojë populli deklaratat , se , ma mirë se ai , nuk e din njeri , a i ka mbet gjë pa deklaruar më , ku i ka msheh dhe si i ka msheh , apo jo .
Eshtë populli i thjeshtë , punëtor e i ndershëm , intelektualët me dinjitet e integritet , që nga ky abuzim janë vrarë , gjakosur , varrosur fëmijë e të afërm , ju janë grabitur prona dhe djersa , janë denigruar e poshtëruar .
Sepse, do rrijmë 10 vjet e s’kena për të nxjerrë gjë në dritë . Ç’është ky muhabet .
Bona ç’bona në detyrë , ( miljona të pa pame abuzim , korrupsion e ndoshta ma shumë ) e po hiki njëherë .
Kryetarë Partish , duke fillu nga Socialistja e Demokratikja , Kryetarë Grupesh Parlamentare , Deputetë , Ministra dhe President Republike .
Po deshët me e pastru seriozisht këtë vend nga ABUZUESIT dhe gangsterët e MAFIOZET e politikës , ekonomisë e shoqërisë , vendosni e shkoni në parlament e miratoni NENI-n e LIGJIT me KOKE POSHTE , që i shkund xhepat e ABUZIMIT të gjithëve pa përjashtim .
Jeni duke bërë maskarada me anëtarët e Gjykatave e Prokurorive , a thua se ato kanë qenë dhe janë e keqja e këtij vendi .
SISTEMIN e KEQ e ngritën dhe e mbrojtën politika dhe politikanët , dhe prap kurimin duan ta bëjnë gjysmak , që agonia dhe sëmundja të vazhdojnë , aq , sa këta të jenë bërë të PA PREKSHEM .
Prokuroret e plepave perpiqen si idhulli i tyre Sala, TE LAJNE MUTIN ME SHURRE hahahahahahahha
Prokuroret e Gjyqtaret e Noteret mafioze te Shqiperise:
Nuk kane ngrene per 30 vjet
Nuk kane pire per 30 vjet
Nuk kane shkuar ne restorante luksoze per 30 vjet
Nuk kane dale jashte qytetit te tyre per 30 vjet
Nuk kane furnizuar makinat me nafte per 30 vjet
Rrogat e tyre dhe te bashkeshorteve te tyre i kane ruajtur neto (pa prekur hic fare) per 30-vjet
Kur u ben llogarine – pasuria u del me dhjetera here me shume se rroga neto e grumbulluar per 30- vjet.
Keta jane vertet kursimtare. Lum ne si popull qe i kemi. O SPAK – do dhe me te dhena apo jeni dhe ju bashkevuajtes si keta.