Pasoja mortore e një goli: kush “vdiq nga gëzimi” në EURO

2 Korrik 2021, 22:25Lifestyle TEMA

Tifozi i Chelsea dhe Anglisë, Charlie Naughton vdiq të martën gjatë ndeshjes së Kampionatit Evropian midis Anglisë dhe Gjermanisë.

Anglezët e zgjidhën ndeshjen në favor të tyre me 2: 0 dhe, pas golit të dytë të Harry Kane, tifozi 29-vjeçar u shemb në dysheme gjatë festimit në pub.

Ambulanca u thirr menjëherë, mjekët luftuan për jetën e tifozit  për gati tre orë, por nuk arritën ta shpëtonin.

Familja u bëri thirrje tifozëve të tjerë ta nderojnë atë të shtunën kur Anglia luan kundër Ukrainës.

“Djali ynë i dashur Charlie u largua papritur të martën, 29 qershor 2021 kur Kane shënoi golin e dytë për Anglinë. Ndërsa jeni duke brohoritur për ekipin kombëtar kundër Ukrainës, ngrini gotën për Charlie tonë,” tha familja.

Sulmuesi i Tottenhamit Harry Kane gjithashtu foli për rastin.

“Jam shumë i pikëlluar nga ky lajm. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Ne do të bëjmë më të mirën nesër dhe deri në fund të turneut për tifozë si Charlie,” shkroi ai.

1 komente në “Pasoja mortore e një goli: kush “vdiq nga gëzimi” në EURO”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje