FOTOT: Tirana Art Fest ndez Sheshin Skënderbej në kryeqytet

1 Korrik 2021, 16:26Lifestyle TEMA
FOTOT: Tirana Art Fest ndez Sheshin Skënderbej në kryeqytet

Mbrëmë Sheshi Skënderbej është ndezur nën ritmet e muzikës dhe energjisë së të rinjve në natën finale të Tirana Art Fest, festivali i talenteve të reja i cili organizohet për të gjashtin vit rradhazi, duke synuar promovimin e të rinjve të talentuar. Gjimnazistë të 21 shkollave të ndryshme të Tiranës, me talent në këngë, kërcim, apo instrument muzikor, u bënë pjesë e këtij konkursi që u finalizua mbrëmë me disa çmime për secilën disiplinë.

Të ftuar specialë të këtij spektakli organizuar nga Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Arsimit në bashkëpunim edhe me TOB, RTSH etj., ishin artistë të mirënjohur si producenti dhe kantautori Ardit Gjebrea, këngëtarët Rovena Dilo, Roland Hysi, Mariza Ikonomi, Çiljeta, Kastro Zizo e Olsi Bylyku, ndërsa moderatorë ishin përzgjedhur Eva Murati, Gerta Heta dhe Eraldo Rexho.

Në përfundim të spektaklit talentet që u vlerësuan me cmime në këngë ishin Arsi Bako, Erma Mici dhe Martin Pano. Grupi më i mirë u vlerësua Harry Fultz Band, artisti më i mirë hip hop, Marbi Bombaj, ndërsa këngëtarja me stilin më të vecantë, Deona Bulica. Instrumentisti më i mirë i festivalit që u vlerësua me cmim është Marin Semini ndërsa sa i përket disiplinë kërcim cmimi i parë shkoi për Rijon Gurra. Ansambli më i mirë u shpall ai i shkollës Sami Frashëri, trupa e kërcimit modern u fitua nga të rinjtë e gjimnazit Petro Nini Luarasi ndërsa Ismail Qemali fitoi cmimin si shkolla e talenteve.

Të gjithë fituesit kanë përfituar bursa studimore nga Universiteti i New York-ut dhe Universiteti Mesdhetar në Tiranë.

1 komente në “FOTOT: Tirana Art Fest ndez Sheshin Skënderbej në kryeqytet”

  1. Meli tezja says:

    Ja ndryshimi, gjimnaziste te talentuar ka pasur per vit Tirana, por nuk i promovonte njeri, derisa dikush u kujtua per ta. I takon merita Bashkise se Tiranes dhe Ministres se Partise Socialiste qe te rrisi vleren e tyre, ne krenohemi me keta nxenes.
    Keta duhen promovuar jo ato gjoja kengetare, stiliste apo lloj lloj pseudo artistesh.
    Minstria se bashku me departamentin e kreativitetit ne Bashki nderoi maturantet e shkelquer, prinderit dhe mesuesit e tyre.
    URIME MATURANTEVE TE SHKELQYER TE TIRANES, PER JU KA NEVOJE SHQIPERIA.
    ?????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje