Ekzekutohet 45-vjeçari që vrau gruan e tij shtatzënë, vajzën 5-vjeçare dhe vjehrrin

1 Korrik 2021, 12:18Lifestyle TEMA

Texas ka ekzekutuar një të dënuar me vdekje i cili vrau gruan e tij shtatzënë, vajzën pesë vjeçare dhe vjehrrin, më shumë se një dekadë më parë. John Hummel mori një injeksion vdekjeprurës të mërkurën në mbrëmje në një burg shtetëror në Huntsville për vrasjet.

45-vjeçari goditi fatalisht gruan e tij Joy më shumë se 30 herë në shtëpinë e tyre Fort Worth në Dhjetor 2009, pastaj rrahu vajzën e tij dhe vjehrrin e lidhur me karrocë me një shkop bejsbolli, para se t’i vinte flakën shtëpisë.

Në gjyq prokurorët thanë se ai vrau familjen e tij sepse donte të arratisej me një grua që kishte takuar në një dyqan. Pas vrasjeve, roja i spitalit u largua në Oceanside, California, ku u arrestua dhe rrëfeu vrasjet.

Avokatët e tij argumentuan se ai vuante nga çrregullimi i stresit post-traumatik kur e bëri vrasjen, por prokurorët gjithashtu thanë se Hummel më parë u përpoq të vriste familjen e tij duke vendosur i vendosur helm miu në ushqim.

Hummel ishte dënuar për vrasje ishte planifikuar të ekzekutohej në Mars të vitit 2020, përpara se koronavirusi të shkaktonte një vonesë.

“Ky burrë mori pa kuptim jetën e një nëne, një fëmije dhe një gjyshi që bëri gjithçka për ta. Të vrasësh prej dëshirës për të qenë beqar është e pakuptimtë”, tha Miles Brissette, një prokuror gjatë gjyqit.

Hummel është i burgosuri i dytë në Teksas i ekzekutuar në 2021 dhe i pesti në SHBA. Njëzet e shtatë shtete ende përdorin dënimin me vdekje.

Në Teksas, si në shumicën e vendeve të tjera, njerëzit me ngjyrë dënohen në mënyrë disproporcionale me vdekje. Ata përbëjnë më pak se 13% të popullsisë, por përbëjnë 44.5% të të dënuarve me vdekje, sipas Koalicionit të Teksasit për Heqjen e Dënimit me Vdekje, një grup avokimi.

2 komente në “Ekzekutohet 45-vjeçari që vrau gruan e tij shtatzënë, vajzën 5-vjeçare dhe vjehrrin”

  1. Per njerezit me ngjyre qe "analizon" gazeta says:

    Nuk varet nga perqindja e popullsise por nga numri i krimeve qe kryejne.

  2. vezhguesi says:

    Ka nje gabim shume te madh ne frazen e ketij artikulli ku thuhet se: “…njerezit me ngjyre denohen ne menyre dispropocionale”. Me kete nuk dua te mohoj rracizmin si fenomen qe ekziston ne SHBA, por edhe kudo tjeter ne bote.
    E verteta eshte se “njerezit me ngjyre, edhe duke qene ne minorance, jane ata qe bejne me shume krime. Kjo lidhet me nivelin e tyre ekonomik, dhe edukativ, por e verteta eshte ajo qe eshte dhe nuk ka nevoje qe TEMA ti beje jehone “fake news”.
    Shembull me kuptimplote eshte rasti i Xhorxh Floyd, i cili u arrestua per perdorimin e nje bankenote fallco. Vrasja brutale e tij nga nje polic i bardhe ishte pa dyshim nje krim i shemtuar dhe polici meriton denimin me te rende, por eshte e paspjegueshme se si vdekja e tij mizore e transformoi ate nga nje kriminel ne hero. Askush nuk e permend faktin se i ndjeri Floyd ishte arrestuar 13 here per krime te ndryshme.
    Le ta themi hapur se askush nuk ka te drejte qe ti marre jeten nje qenie tjeter njerezore, por edhe heroizimi i krimineleve nuk eshte aspak i drejte, pale kur kjo lidhet me rracizmin. Polici vrases dhe zoti Floyd e njihnin njeri tjetrin, pasi kishin punuar sebashku ne nje lokal nate si bouncers (persona qe mbajne rregullin brenda nje lokali) dhe kishin patur disa ferkime ne te kaluaren.
    Jetojme ne nje epoke te cmendur, ku cdo grup shoqeror kerkon te marre merita edhe atje ku nuk ka. Sherbeu vdekja e zotit Floyd si shkak per te nisur lloj lloj levizjesh qe degjeneronin ne shkaterrime dhe vjedhje masive te dyqaneve e pronave te te tjereve qe nuk kishin aspak pune me kete ngjarje. Shume kompani te medha, perfshi edhe ate ku punoj edhe vete, filluan te organizojne mbledhje me punonjesit, me temat absurde si: “Te drejtat e te punesuarve me ngjyre” etj.
    Ne rastin e kompanise multinacionale ku punoj, vete Presidenti i saj organizoi kete mbledhje ku te gjithe punonjesit e Amerikes se Veriut moren pjese ne konference virtuale. Pyetja qe i bera Presidentit ishte se a mos valle tani e tutje, kriteri i punesimit nuk do jete aftesia teknike (performanca) e individit, por ngjyra e lekures? e la ate pa fjale. Me ne fund ai filloi te belbezonte dicka si per te justifikuar kete mbledhje me teme totalisht te gabuar dhe e mbylli ate, pa me dhene nje pergjigje te qarte.
    Aktori i madh zezak Morgan Freeman me ka befasuar me intervisten e tij. Shikojeni se si ky aktor i talentuar, por edhe nje individ me nje inteligjence per tu admiruar e trajton ceshtjen e rracizmit ne Amerike”
    https://www.bing.com/videos/search?q=morgan+freeman+on+racial+relations&docid=608010375290962497&mid=385153DFE12C97A042F4385153DFE12C97A042F4&view=detail&FORM=VIRE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje