Paga prej 93 milionë dollarësh në vitin 2017 e bën futbollistin Cristiano Ronaldo sportistin më të paguar në botë, sipas revistës Forbes. I dyti në listë është basketbollisti i NBA, LeBron James, me 86.2 milionë dollarë, ndërsa 80 milionë dollarë të fituara në vit nga Lionel Messi, një tjetër legjendë e futbollit, e listojnë atë të tretin.
E megjithatë, sportisti më i paguar i të gjitha kohërave është një karrocier romak me emrin Gaius Apuleius Diokleu, i cili u pagua me një shumë të barabartë me 15 miliardë dollarë të ditëve të sotme.
Historiani Peter T. Struck thotë se Diokleu, një spanjoll luzitan që jetoi nga 104 në 146 pas Krishtit, fitoi 35 863 120 sesterce (monedha romake) – një shifër që do të vlente sa 15 miliardë dollarë sot. Shifra gjendet e gdhendur në një monument në Romë, i ngritur për Diokleun nga tifozët e tij në fund të karrierës 24-vjeçare.
Garat më të famshme u zhvilluan në Circus Maximus, një arenë sportive në Romë. Karrocierët zakonisht vinin nga klasa të ulëta shoqërore dhe grupoheshin në ekipe.
Ngjyrat e fanellave të ekipit – të kuqe, blu, të bardhë dhe të gjelbër – e bënin më të lehtë për tifozët që të mbështesnin favoritët e tyre. Diokleu ishte i kuq përgjatë pjesës më të madhe të jetës së tij.
Si karrocier, Diokleu njihej për një shpjetësi. Garderoba e tij përbëhej nga një përkrenare lëkure, mbrojtëse për gjoksin, një fanellë dhe një kamzhik. Ai mbante edhe një thikë të lakuar për ta përdorur te kundërshtarët ose në rast se ngatërrohej te frenat.
Nga 4 257 gara me katër kuaj në të cilat ai mori pjesë, Diokleu fitoi 1 462.
Periudha e arte e Perandorise Romake dhe deri diku edhe njerezimit ” Pax Romana” midis 32 Para Krishtit der e 181 mbas Krishtit.
Ama ne kete periudhe ndodhi edhe revolta e madhe Iiire ne Bosnjen e sotshme nga 2 Batot me me shume se 900,000 luftetare midis 6-9 mbas Krishtit
3 here u munden legjionet romake por percarje ndermjet liderve nuk beri te mundur pushtimin e Romes.
12 legjione u mblodhen per te mposhtur revolten, nder ushtrite me te medha romake te historise.
Me pas ndermjet 249 der ne 610 mbas Krishtit 29 Perandore ilire do udhehiqnin Perandorine Romake dhe do i jepnin jete dhe Perandorise Romake te Lindjes.
Sa per gazetarin injorant ne fjale, nuk ka pasur spanjolle apo Spanje atehere.
Spanja themelohet ne 1492 si bashkim i 3 mbreterive, pra 1350 e kusur vite me vone dhe ishte identiet shteteror dhe jo etnik.
Pastaj erdhen tyrcelinjt e tu, te ndyre dhe hajdute dhe e bene kete vend me mut sa s’ka ku te veje …