Panik në tregun e kriptovalutave, gjendet i vdekur “Babai i Bitcoin”

30 Qershor 2021, 09:56Lifestyle TEMA
Panik në tregun e kriptovalutave, gjendet i vdekur “Babai i

Ka ndërruar jetë në moshën 41 vjeçare në mënyrë krejt të dyshimtë miliarderi i Bitcoin, Mircea Popescu.

I riu me origjinë rumune që raportohet se zotëronte numrin më të madh të valutës elektronike u gjet i mbytur në një plazh të Kosta Rikës, ndërkohë që rrethanat janë ende të paqarta.

Lajmi për vdekjen e tij konfirmohet dhe nga disa vajza që e shoqëronin miliarderin në këtë vend ekzotik.

Popescu, i njohur me nofkën “Babai i Bitcoin” ka një pasuri që mendohet që kap vlerën 2 miliardë dollarë e cila nuk dihet ku do të përfundojë pasi asetet në kriptomonedha mund të zhduken nëse pronari ndërron jetë, duke shkaktuar kështu një tronditje të mundshme të tregjeve.

Popescu ishte një nga personat e parë që mori kriptomonedhën dhe gjithashtu themeloi shkëmbimin e Bitcoin me MPEx në vitin 2012.

3 komente në “Panik në tregun e kriptovalutave, gjendet i vdekur “Babai i Bitcoin””

  1. Baliu says:

    Nje trik (marifet) i preferuar i miliarderve me biznes “te dyshimt”.

    1. anticensurë says:

      o baliu,mos fol kot,prit të djelën të dëgjojmë se çdo të thotë guruja e nëndheut botëror aaaaaaaaaaaaalfreeeeeeeeeeeeed caaaaaaaaaaaakoooooo!!
      prit otr tip se sapo e kanë gjetur të cofur dhe nuk e di kush se si ka cof!
      dhe miliarderët vdesin or lal,dhe ata mbyten në ujë!!mos i vini çdo poçeje veshë,se na mbytët me kotruve!!
      lini ndonjë të vdesë ashtu,si i thonë një fjale,nga natyra,nga pakujdesia,a nga budallallëku!!

  2. Spo di.... says:

    Nese e kane vrare edhe ia dine kodin qe ti aksesojne kriptomonedhat atehere mund te ulet shume cmimi i tyre nese tentojne ti shesin shume shpejt. Nese nuk dihet kodi atehere ato kane humbur dhe ulet numri i kriptomonedhave ne qarkullim dhe si pasoje cmimi edhe mund te ngrihet (vetem me vone mund te aksesohen ndoshta nga kompjuteret kuantike). Eshte muhabet tjeter nese ky tipi ka pasur ndonje exchange per blerje shitje kriptomonedhash se nga paniku mund te kete probleme te medha (ne kete rast exchange eshte nje kompani qe edhe pse vdes pronari mund te vazhdoje funksionimin).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje