"Gjalpë, djathë e mjaltë çdo ditë në tavolinë", njihuni me gjyshen turke që pretendon se është personi më i vjetër në botë

29 Qershor 2021, 14:52Lifestyle TEMA
"Gjalpë, djathë e mjaltë çdo ditë në

Një grua në Turqi pretendon se të dielën festoi ditëlindjen e saj të 119-të, duke e bërë atë në këtë mënyrë personin më të vjetër në botë.

Mediat turke raportojnë se Seker Arslan e festoi ditëlindjen e saj e rrethuar nga familjarët e saj në qytetin verior të Amasya. Sipas kartës së identitetit, ajo ka lindur më 27 qershor të vitit 1902.

Megjithatë, duket se familjarët e saj e kanë bërë llogarinë gabim pasi i çuan gjyshes një tortë me numrin 120.

Zonja Arslan ka 6 fëmijë, 12 nipër e mbesa dhe mendohet ta ketë trashëguar jetëgjatësinë nga e ëma e cila jetoi gjithashtu deri 110 vjeç.

Vajza e saj, Serap Yueksel ia dedikon jetën e gjatë të nënës së saj të ushqyerit me prodhime natyrale si, gjalpë, djathë e mjaltë.

“Gjalpi, djathi dhe mjalti nuk mungojnë në tavolinë. Ajo e zë kosin vetë dhe akoma e ha një vezë të zierë çdo mëngjes”.

 

3 komente në ““Gjalpë, djathë e mjaltë çdo ditë në tavolinë”, njihuni me gjyshen turke që pretendon se është personi më i vjetër në botë”

  1. Sara says:

    Sa te forta keto sheqeret

  2. Jon says:

    Tema, ata te mishit sju kane dhene asnje lek e?

  3. Guzhunjer Qinëni says:

    Po kar rota,tranguj,patllixhan,dhe misra t pjek,a ka honger kjo?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje