FOTOT: Në plazh me arinjtë, pushuesit befasohen nga vizitorët e veçantë

29 Qershor 2021, 12:08Lifestyle TEMA
FOTOT: Në plazh me arinjtë, pushuesit befasohen nga vizitorët e

Teksa po shijonin freskinë e oqeanit, disa plazhistë në Kaliforni janë befasuar nga 3 vizitorë të veçantë, një arushë me dy këlyshët e saj, të cilët dolën nga pylli për të mposhtur vapën e madhe që ka përfshirë zonën në ditët e fundit.

Pa shqetësuar njerëzit, dy “vogëlushët” dhe mamaja u futën në ujë dhe luajtën për disa minuta, ndërsa njerëzit e shtangur i shihnin me kureshtje dhe pak frikë. “Ishte emocionuese për të gjithë ne, na u duk sikur ishim në kopshtin zoologjik”, tha për CNN Jen Watkins, një prej personave të pranishëm në plazh, që filmoi skenën.

Por pavarësisht argëtimit të njerëzve, autoritetet mendojnë se rastet e ngjashme janë shtuar shumë së fundmi, dhe kjo përbën rrezik për jetën e njerëzve. “Sa më shumë që arinjtë mësohen me praninë e njerëzve, aq më shumë shtohet mundësia për veprime të rrezikshme”, thotë për CNN Peter Tira, nga Autoriteti i Kalifornisë për Peshqit dhe Kafshët e Egra.

5 komente në “FOTOT: Në plazh me arinjtë, pushuesit befasohen nga vizitorët e veçantë”

  1. lato says:

    Ikim ne shtepi ju keqen mamaja,Ne jemi zoterit e pyllit,.Injorojini keta majmunet pa lesh, keta jane bastardhe!

  2. loni pe betoni says:

    epo shpirt ka edhe ariu

  3. Noc Meta says:

    Osht Sala Zeni dhe ajo goca e brekve,por meqe jan nongrata Sala osht masku me pellush.
    Shif kur ta nxjerri n fejsbuk,se osht besnik proamerikon aqsa per ameriken edhe rrezikon.si ilegal.

  4. kur kena ken te vegjel ka pas nji shprehje
    Ariu – Ariu !
    Se perse e thojsin te medhejt kte shprehje s’e kam kuptu ala sot ,
    sepse aty nuk shikoje asnji ari si ky ktu ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje