FOTOT: Njihuni me jahtin më të madh në botë

29 Qershor 2021, 17:33Lifestyle TEMA
FOTOT: Njihuni me jahtin më të madh në botë

“Somnio” do të jetë jahti më i madh në botë, i cili është parashikuar të nisë lundrimin në vitin 2024.

Ai do të jetë i gjatë 222 metra dhe do të kushtojë 500 milionë euro. Jahti do të ofrojë për miliarderët edhe 39 “apartamente” superluksoze, duke filluar nga 9,5 milionë euro. Ndërkohë, identiteti i pronarëve do të jetë një sekret i plotë. 39 fatlumët do të përjetojnë një jetë mes dallgëve të oqeanit si askush tjetër.

Jahti madhështor është projektuar nga Winch Design me bazë në Londër dhe Tillberg Design.

Apartamentet do të jenë të vendosur në 6 kuverta, secila plotësisht e personalizuar. Një kuzhinë personale, palestër, bibliotekë, por edhe akses në bodrumin për ruajtjen e verës, me një kapacitet prej 10 mijë shishesh.

Standardet e sigurisë në bord do të jetë të niveleve më të larta të mundshme. Po ashtu, në bord do të ofrohet edhe kujdesi mjekësor, larg pandemive dhe rreziqeve të tjera globale.

 

2 komente në “FOTOT: Njihuni me jahtin më të madh në botë”

  1. Kritiku says:

    O gazetar shpellar ku eshte ky jahti qe ti japim doren dhe te njihemi? E kupton ti gazetar shpellar se kur perdoret fjala “njihuni me dike…”? O Mero provinciali kur do ti heqesh nga puna keta analfabete funksionale qe ke punesuar?

    1. Neroni says:

      Po te kuptonte aq shume Merhum Baze nuk do i kishte gazeta keto probleme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje