Pritet të kalojë ligji që lejon gratë të martohen me më shumë se një burrë, shpërthejnë polemikat

29 Qershor 2021, 20:27Lifestyle TEMA

Një propozim i Ministrisë së Brendshme i Afrikës së Jugut  po shkakton shumë polemika në opinionin publik të vendit.

Pjesë e një dokumenti më të gjerë që synon shndërrimin e martesës në një fenomen më gjithëpërfshirës, propozimi synon që t’i lejojë grave të martohen me më shumë se një burrë, në qoftë se e dëshirojnë.

Iniciativa, në dukje e paprecedent, ka bazë ligjore tek fakti që në vendin e zhvilluar afrikan poligamia është ligjërisht e pranuar, dhe shumë meshkuj janë të martuar me gra të ndryshme, një ligj i miratuar pas rënies së regjimit racist të aparteid në  vitet ’90 , dhe që bën pjesë e traditës së atij vendi, pa dyshim mëi zhvilluari i kontinentit.

Propozimi i ministrisë mendon se barazia gjinore duhet të përfshijë tashmë të njëjtën mundësi edhe për gratë.

Por nuk kanë munguar polemikat, që e kanë cilësuar propozimin si jashtë çdo tradite afrikane, dhe që do të sillte probleme në kontekstin familjar.

“Jemi pro barazisë gjinore. Por kjo gjë nuk është aspak afrikane dhe do të vej në dyshim atësinë. Të cilit do të ishin fëmijët? Do të duhej një test gjenetik për secilin”, deklarojnë ndër të tjerat kundërshtuesit e propozimit, që do të ishte i pari i këtij lloji në botë.

2 komente në “Pritet të kalojë ligji që lejon gratë të martohen me më shumë se një burrë, shpërthejnë polemikat”

  1. Burrat shqiptare jane bere shume tolerant me te dashurit e grave says:

    Nje super ligj per ne Shqiperi… jane qe jane me disa burra, te behen me letra, qe tu marrin te gjitheve ymrin dhe pronen. Mjaft me ne ilegalitet.

    1. qefliu says:

      Hall te madh paske more mik, po nuk na e the se sa te dashur paska jot shoqe?
      Grave u bien baterite shume shpejt, por me sa duket zotrote nuk paska qene i zoti me ja kariku, prandaj jot shoqe paska gjetur “karikues” te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje