FOTOT: Si duket sot dhe ç`bëhet me vajzën e famshme te ‘Makina e Memories’?

30 Qershor 2021, 10:52Lifestyle TEMA
FOTOT: Si duket sot dhe ç`bëhet me vajzën e famshme te

Kënga e famshme e Ardit Gjebreas, që dëgjohet ende sot, është e famshme edhe prej vajzës bjonde në videoklip. Ajo quhet Fatjona Lubonja dhe në vëmendje e risolli Rudina Magjistari në programin e saj.

Fatjona jeton që prej 1995-ës në Amerikë me bashkëshortin e saj sportist dhe fizioterapist, kurse vetë ka ndjekur një rrugë profesionale krejt tjetër nga këtu. Është mjeke neurologe dhe studiuese.

Në program ndau kujtimet nga xhirimet e “Makina e Memories” duke treguar:

“Xhirimet kanë zgjatur rreth 1 muaj. Petri Bozo kishte një metodë pune, xhironte ndërkohë që ti nuk e dije. Pra, ne futeshim në det, laheshim, xhirimet vazhdonin, ndaj edhe jam pa tualet”.

Po kjo nuk është dalja e saj e vetme. Fatjona është edhe Marisa në filmin “Një djalë dhe një vajzë”. Në rol luan vajzën e Margarita Xhepës dhe sot thotë:

“Ka qenë 4 e mëngjesit kur kemi xhiruar atë skenën që zihem me nënën (Margarita Xhepën). Duhet të bëhesha kapriçoze, po unë jam çik e qetë. Nuk jam nevrike, ndaj e kemi kthyer skenën disa herë”.

3 komente në “FOTOT: Si duket sot dhe ç`bëhet me vajzën e famshme te ‘Makina e Memories’?”

  1. Gentile... says:

    Bukur ky stil Nostalgjike qe na kthen Memorien pas ne ato vite vrulli te paqart
    se ku conte rruga ,por ja
    vajza e Vidoes paska gjet fatin e jetes perbukuri dhe ne behet qejfi natyrishte si per cdo shqiptare …
    Fatjona eshte nder emrat me sinjifanke ne shqip dhe mjaft interesant e i bukur .
    Fatjonat mo ,
    tipike ,
    te shkathta ,
    inteligjente ,
    kapricioze ,
    lozanjare ,
    te bukura ,
    ambicioze
    e pse jo ,,, gjithmon ne kerkim te sensit te jetes dhe kto i bejne ato te vecanta .
    Nji pershendetje te sinqert per Fatjonat kudo jane ,shume kenaqsi e lumturi ne jete?

  2. Dulla says:

    suksese zonjes me gjithe familje atje ku eshte

  3. lato says:

    Per cfare eshte be famshme kjo?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. e
    ee,

    ...Vetem kujdes, burri fizioterapist?! Keta dhe keto-fizioterapist sot jane kthyer ne makina sexi te pa permbajtur dhe eshte me keq se plubi ne balle nga plumbi tyre poshte.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje