FOTOT: Makina fluturuese realizon udhëtimin e saj të parë

30 Qershor 2021, 17:29Lifestyle TEMA
FOTOT: Makina fluturuese realizon udhëtimin e saj të parë

Një makinë fluturuese arriti që të kryejë fluturimin e saj të parë ndërqytetas. Mjeti u nis nga Nitra dhe përfundoi udhëtimin në Bratisllavë (Sllovaki), brenda 35 minutash.

“AirCar Prototype 1” ka një motor BMW prej 160 kuajsh fuqi, që e lejon të arrijë një shpejtësi deri në 160 km/h. Makina fluturuese është ideuar nga profesori Stefan Klein dhe është prodhuar nga kompania sllovake KleinVision.

Një video tregon se si makina ngrihet në fluturim dhe se si kthehet sërish në makinë pasi zbret në tokë, në kryeqytetin sllovak.

Prodhuesit e AirCar, që deri tani ka zhvilluar 40 orë fluturime testimi, thonë se ky mjet është ideal për udhëtime në çift ose si taksi.

Ende nuk dihet çmimi i makinës fluturuese, që pritet të dalë në shitje vitin e ardhshëm.

3 komente në “FOTOT: Makina fluturuese realizon udhëtimin e saj të parë”

  1. trendafili Permetit says:

    Po pse i thone makine fluturuese dhe nuk eshte avion ose dron?!

    1. Ilir says:

      Sepse ecen ne rruge e autostrade, gje qe nje dron apo avion, nuk jane te autorizuara as te ndertuara per ta bere.

  2. Baliu says:

    Tash nevojitet nje patente e re shofero-piloti !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje