FOTOT/ Këngëtarja e famshme flet për prejardhjen e saj shqiptare: Dua ta ndihmoj popullin tim

30 Qershor 2021, 20:47Lifestyle TEMA
FOTOT/ Këngëtarja e famshme flet për prejardhjen e saj shqiptare:

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa, ka folur për historinë e jetës së saj mes Kosovës dhe Londrës. Dua tregoi se pavarësisht se u zhvendosën në Londër, prindërit e saj i flisnin shqip dhe e rritën atë me shumë dashuri për kulturën e vendlindjes.

“Gjithçka ishte shqiptare në shtëpi. Unë kisha aq shumë familjarë në Kosovë, por për shkak të situatës nuk isha në gjendje të kthehesha atje. Nuk i kisha takuar kurrë familjarët e mi.”, u shpreh ajo për Vanity Fair.

Ajo tha se prindërit nuk i folën shumë për luftën në Kosovë pasi ishte e vogël dhe nuk donin ta mërzisnin, por duke u rritur ajo e kuptoi më mirë situatën, kur u zhvendos përsëri në Kosovë në moshën 11-vjeçare.

Ylli ndërkombëtar tregon se jeta në Prishtinë nuk ishte fort e lehtë. Dua kishte probleme me gjuhën, nuk performonte mirë në shkollë, por nga ana tjetër, nisi të mësonte më shumë për Kosovën dhe luftën. Po ashtu ajo u njoh me përvojat e dhimbshme jetësore të shumë miqve që kishin humbur familjarët apo ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gjatë luftës.

Dua thotë se kjo e nxiti të përdorte fuqinë e imazhit si yll popi, për të thënë fjalën e saj mbi këtë çështje.

“Kjo vjen kryesisht për shkak të rrënjëve të mia në Kosovë dhe pasi kam dashur të mbaj një qëndrim mbi këtë. Gjërat kanë buruar nga një përvojë personale. Teksa profili im po rritet, veçanërisht në internet, ndjej sikur kam nevojë ta përdor atë për të bërë diçka më të mirë sesa thjesht, e dini, të postoj fotografi të lezetshme ose çfarëdo gjëje tjetër.”

Dua ishte 12 vjeç kur kur Kosova shpalli pavarësinë në shkurt të vitit 2008.

“Më kujtohet që pashë gëzimin e prindërve, familjes time dhe të të gjithëve.”

Por përsëri, ajo ndjentë një tërheqje të brendshme për tu kthyer Londër. Disa vjet më vonë, i bindi prindërit që të zhvendosej vetëm në Londër dhe të jetonte më një mik të familjes që po studionte atje.

“Ndihem sikur jeta ime do të jetë gjithmonë midis dy vendeve.”

12 komente në “FOTOT/ Këngëtarja e famshme flet për prejardhjen e saj shqiptare: Dua ta ndihmoj popullin tim”

  1. ?????? says:

    Me cfar me bythe asi ik moj palace me dashnore si sorre prej brazili

    1. ben says:

      O idjot, Dua Lipen e respekton nje bote e tere dhe nuk mbeti ta gjykoje nje gomar si ti.
      Dua Lipa u rrit ne nje familje patriotesh dhe ndoqi rrugen e te pareve te saj shqiptare.
      Ne duhet te jemi krenare per vajza te tilla, qe kurre nuk e harrojne vendin e tyre ku i prehen te paret.
      Jane pikerisht vajza e djem te tile te suksesshem si Dua, qe na e ngrene koken lart kudo qe jetojme neper bote.
      Disa miq te mi ne Kanada u befasuan kur u thashe se 4 artistet femra me me fame per momentin, jane qe te gjitha shqiptare dhe i rendita:
      Dua Lipa,
      Rita Ora
      Bebe Rexha
      Ava Max

      1. Turi says:

        Shto dhe aleksandrin dhe xhirxh bushin qe jane shqiptre. Koqe kanari

        1. ben says:

          Turi-se kush eshte koqe kandari, ate e dime te gjithe ne qe komentojme tek TEMA.
          Je ti i pari dhe ca debila te tjere te kalibrit tend qe as shqipen nuk dini qe ta shkruani sakte.
          Shko me mire e vil ca portokalla abdej nga Hellada, qe te fitosh ca evro me shume, se me 300 evrote qe te japin si kopil i neo-grekeve nuk te del te mbulosh shpenzimet e muajit.

    2. Viktor says:

      Ti me atë gishtin e mezit AQ i vogël je sa ai gishti. Ti vishe anës Dua Lipës ca të bëjmë që kemi pak si ajo dhe shumë si ty kjo është për të ardhur keq jo pse shan atë por për nivelin që ke ti me të vërtet je për të ardhur keq se je dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë i themi ne gjuhën e popullit

    3. Janulla says:

      Sunite njethundrake. Turkelinke Anadolli.

  2. drini says:

    Krenare per ju Dua Lipa

  3. Kush nderon e rrespekton Atdheun e tij /saj ,
    ,nderon veten e vet …
    (nuk e di se sa bukur flet shqip Dua ,pór do ishte mire ta mesoj ,
    gjuha e nenes eshte vler e pakrahasushme me asnji gjuhe tjeter )
    Shume suksese kengetares se fameshme

  4. Arber Iliri says:

    Dua Lipa nje kengetare e jashtezakonshme por edhe nje zonjushe e re me nje integritet ,dinjitet e logjike te klasit me te larte.
    Meriton respektin dhe mirenjohjen me te madhe per cka eshte.
    GOD BLESS YOU.

  5. Taulant says:

    Kjo eshte e jashtezakonshme, patriote e rralle .
    Serbet dhe Greket e urrejn shume ngaqe tregohet krenare per prejardhjen SHQIPTARE.

  6. Durrsak says:

    Ik mi torollake alse na hape barkun me kte patriotizmin patetik. Karallesh

  7. Dash says:

    Yll…..nga te paktat gjera qe na bejne krenare…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje