Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një video nga Thumana, ndërsa shkruan se po merr formë qyteza e Rilindjes.
“Mirëmëngjes dhe me Thumanën ku po merr formë qyteza e Rilindjes, me 14 pallate dhe 158 shtëpi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Te theme te drejten, une çuditem me kete pune kaq voluminoze ne sherbim te popullates shqiptare dhe u jep shtepite falas! Me sa di, ne asnje vend te botes nuk ka ndodhur dhe sidomos ne ekonomine e tregut. Di qe ne kohen e diktatures kur binte termet dhe u prisheshin shtepite u ndertohesh falas si ish rasti lagjes Baçallek Shkoder, Diber Peshkopi, Librazhd e gjithe andej, por nuk ishte paraja çelesi jetes, por njeriu. Dhe nuk e di si e shprehin mirenjohjen ata njerez qe perfitojne!
“Nuk e di si e shprehin mirenjohjen ata njerez qe perfitojne” ! Po cfare duhet te bejne more Karafil i Permetit ? Te shajne, te mallkojne, te ulerasin e te bertasin, obobo c’na gjeti ne te shkreteve qe na moren nga kumsallat e na futen ne saraje!?