Greqia lehtëson masat, nga sot kalimi në Kapshticë 24 orë në ditë

1 Korrik 2021, 20:32Sociale TEMA

Nga sot Greqia ka vendosur që të lehtësojë kalimin në pikat kufitare për shqiptarët. Lajmi është dhënë nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila njofton se përveç Kakavijës dhe Pika Kufitar e Kapshticës do të jetë e hapur për udhëtarët.

Ndërsa Pika Kufitare Qafbotë, deri më datë 7 Korrik 2021 do të funksionojë në të njëjtën mënyrë si funksionon sot: nga ora 08:00 deri 16:00, me limit në hyrje 250 persona.

Për të udhëtuar drejt Greqisë të gjithë qytetarët duhet të kenë formularin PFL, test PCR, certifikatë vaksinimi ose vërtetim që ka kaluar Covid në 2 deri 9 muajt e fundi.

Por edhe pse është lehtësuar kalimi drejt Greqisë, sërish në Kakavijë do të lejohet të kalojnë 1500 vetë, në Qafbotë 250 vetë dhe Kapshticë 400 vetë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje