“Bregdeti Ynë”, Çuçi bën bilancin: U shembën mbi 130 ndërtime pa leje nga Velipoja në Ksamil

3 Korrik 2021, 19:33Sociale TEMA

Mbi 130 ndërtime pa leje janë shembur përgjatë vijës bregdetare të vendit nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrotjes së Territorit. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, bën një bilanc me të dhënat e fazës së parë të operacionit “Bregdeti Ynë”.

“Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë”, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, përgjatë gjithë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil shembi mbi 130 ndërtime pa leje, si dhe vendosi rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte. Dhjetra persona janë arrestuar e të tjerë po ndiqen penalisht.

Nuk ka mbaruar këtu gjithçka e as nuk do ta ndalim punën për çlirimin e bregdetit nga zaptuesit. Prej tre ditësh Policia e Shtetit në vijim të këtij operacion po kryen kontrolle për të evidentuar edhe ato subjekte që në mënyrë të paligjshme po shfrytëzojnë hapësirat e plazheve.

Kemi detyrimin të mbrojmë këtë pasuri tonën të përbashkët dhe të çojmë para drejtësisë shkelësit e ligjit. Pas bregdetit, IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë punën për pastrimin e territorit nga ndërtimet pa leje edhe në zona të tjera të vendit. Gjej shesh të lirë, zapto e ndërto pa leje, të mos e mendojë më askush”, shprehet ministri Çuçi.

5 komente në ““Bregdeti Ynë”, Çuçi bën bilancin: U shembën mbi 130 ndërtime pa leje nga Velipoja në Ksamil”

  1. Vetem dora e Ligjit ,disiplinon shkaterruesit e ambjentit dhe natyres Shqiptare .

    Oj kafshet me Demokraci kujtuar se u bo Deti Kose dhe hop rrembyn Legenat e Govatat
    e u turren sipas Lifjit te Xhungles se Vidlolit – Toka e Xanun !!!!!!!!!
    Kjo esperience 30-vjecare tregoj qarte , se muzllumat e shpellaret ,nuk njohin e rrespektojne Demokracine
    te cilet e kuptuan si Liri e kurverise ,vjedhjes, shkaterrimit ,zaptimit .
    Ky kontigjent , qe mbart kte Mentalitet eshte shume i rrezikeshem per cdo Shtet e Komb ,
    prandaj eshte casti i fundit me i tregu se cdo te thote Shtet ,perndyrshe me ate Gjake te Terbuar qe i injektoj
    Kafsha e Shpelles salih Hamuti i Esadit ,
    Shqiperia rrezikonte gjithcka ,nga kjo mase e pakontrolluar injorante !

  2. Kot says:

    Ik o debil se i muhabet keni ju. Robt shkojne me pushu tani jo te degjojne matrapikun. Faza 1 qershor-gusht 2021, faza 2 qershor-gusht 2022…Edhe kur duhet me bo i rruge ne bregdet prap ne vere e beni. Greku ju paguan me ju prish terezine shqiptareve?

  3. Jack says:

    Jane edhe mijera qe duhen shembur.Kur !!!???

  4. Vk says:

    A ka kuptim te nisni shkaterrimin ne mes te sezoni ??!!

    Llogjika e shkaterrimeve mund te qendroje, por jo ne mes te sezonit o koqe…

  5. Pargali says:

    Vetem per te shemb jeni ju bastardet se per gje tjeter jo njehere.

    Nuk flisni nje here per fabrika apo ferma te.medha te krijuara.

    Vemje me 2 sy.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje