Nga data 5 Korrik hapen me kapacitet të plotë udhëtimet për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandë drejt Portit të Korfuzit në Greqi. Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale ministrja e Financave Anila Denaj. Sipas saj udhëtimet do të nisin vajtje- ardhje dhe ky pritet të jetë një faktor pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
“Lajm i mirë
Hapja me kapacitet të plotë e lundrimeve të trageteve, për qarkullimin e udhëtarëve nga Porti i Sarandë drejt Portit të Korfuzit, në Greqi, pas rreth një vit e gjysmë pezullimi ka sjellë realizimin e udhëtimeve të para.
Nga data 5 Korrik udhëtimet do të nisin vajtje- ardhje dhe ky pritet të jetë një faktor pozitiv për mbarëvajtjen e sezonit turistik.
Lehtësimi i qarkullimit erdhi falë edhe masave të marra nga Qeveria Shqiptare për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin në masë të popullatës.
Për më shumë informacion: www.porti-sarande.al”, shkruan Denaj, e cila njoftoi gjithashtu se po vijon puna për ndërtimin e tunelit të Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë. Sipas Denajt tuneli me gjatësi 1.3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës 670m, përmbush të gjitha kushtet e sigurisë dhe realizimi fizik ka arritur në 50%.
“Puna vijon për ndërtimin e tunelit të Skërficës përgjatë rrugës Kardhiq-Delvinë. Me një gjatësi 1.3 km, i shoqëruar edhe me tunelin e emergjencës 670m, përmbush të gjitha kushtet e sigurisë dhe realizimi fizik ka arritur në 50%. Përfundimi i kësaj vepre infrastrukturore shkurton në 3 orë rrugën nga Tirana në Sarandë”.
Me Turqine qe eshte “afer” dhe kemi lidhje historike 500 vjecare qe nuk na la breke pa na grisur duhet te kete kapacitet (capacità) te plote jo me Grekun qe eshte larg “l’argento” dhe me qellime per Vorio Epirin e Kastriotit.
O demo te hengert (hangry,hangar) tenja
E le te keqen brenda.