SHBA i dhuron Byrosë Kombëtare të Hetimit 100 mijë dollarë, Yuri Kim: Mbështetje për hetuesit e rinj që do luftojnë korrupsionin

2 Korrik 2021, 14:42Sociale TEMA

SHBA do të mbështesë Byronë Kombëtare të Hetimit me 100 mijë dollarë pajisje për të gjithë hetuesit e rinj. Këtë e ka bërë të ditur Ambasada Amerikane përmes një postimi në rrjete sociale një ditë pas takimit që ka pasur ambasadorja Yuri Kim me hetuesit e BKH-së.

Kim ka deklaruar ditën e djeshme se mbështetja e SHBA-së do i inkurajojë hetuesit në punën e vështirë dhe shumë të rëndësishme që ata do të kenë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim vizitoi ditën e djeshme SPAK ku deklaroi se SHBA do t’i dhurojë hetuesve të rinj të BKH-së 100 mijë dollarë pajisje. Ambasadorja përgëzoi investiguesit e rinj, të cilët aktualisht janë në trajnim. Ata u zgjodhën mes qindra aplikantëve duke përmbyllur disa faza trajnimi me shkrim, gojë dhe teste fizike, dhe verifikime pasurie e figure. Ajo theksoi se mbështetja e SHBA-së do i inkurajojë hetuesit e rinj në punën e tyre të vështirë për të luftuar krimin e organizuar.

Ditën e djeshme ambasadorja Kim u takua me kreun e SPAK dhe të BKH-së si dhe me hetuesit e rinj të kësaj strukture.

2 komente në “SHBA i dhuron Byrosë Kombëtare të Hetimit 100 mijë dollarë, Yuri Kim: Mbështetje për hetuesit e rinj që do luftojnë korrupsionin”

  1. Drini says:

    Mire, vecse po ju them qe tani: nese pranoni ne BKH Leonard Qorrin, mos u habisni kur te dalin gjera te tilla per kete personazh qe do e bejne balte imahin e kesaj byroje.

  2. trendafili Permetit says:

    Te hetohen antaret e gjykates kushtetuese me dashnoren e Enkeled Ali-beu dhe gruaja e Andi Bejtja. Atehere do shikojme se ku qendrojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje