“Delta te dera”, Brataj: Vaksinohuni, vala tjetër vjen brenda verës

2 Korrik 2021, 15:03Sociale TEMA

Nëse keni rrufë apo gjendje gripale mos i neglizhoni shenjat, por kërkoni testin e shpejtë për Covid. Varianti i ri “Delta” ka ndryshuar simptomat dhe fillimet e sëmundjes ngatërrohen me rrufën stinore.

“Asnjë virus nuk e ndalon dot që të hyjë. Për fat te keq, “Delta” ka ndryshuar simptomatologjinë, pasi po paraqitet më shumë si rrufë se sa si Covidi. Ngatërrohet me rrufën dhe gripin. Shenja kryesore janë dhimbje koke, fyti dhe rrufë, pastaj vjen temperatura. Çdo person që ka këto shenja të kërkojë tamponin, pasi mund të jetë Covid dhe Delta”, u shpreh për A2 Skënder Brataj.

Kreu i Urgjencës Kombëtare thotë se vala tjetër do të vijë më herët nga sa ishte parashikuar. Sipas tij, brenda verës Europa do të dominohet nga varianti “Delta” dhe kjo edhe për shkak të Kampionatit Europian të Futbollit.

“Ka një periudhë inkubacioni shumë më të vogël se alfa dhe mendohet që brenda verës 90% e dominimit në Europë do të jetë nga Delta. Sipas meje, do të ketë një rritje në të gjithë Europën në një të ardhshme shumë të shpejtë”.

Eksperti i Komitetit Teknik bën thirrje për rritjen e vaksinimeve në vend. Edhe pse ato nuk të mbrojnë  plotësisht nga infektimet, të dyja dozat të shpëtojnë nga vdekja.

Në Shqipëri ende nuk janë konfirmuar raste pozitive me mutacionin “Delta”. Sipas studimeve, ai është  50% më i transmetueshëm dhe më agresiv se varianti britanik. Vaksinimi me të dyja dozat konsiderohet mundësia e vetme për t’i shpëtuar komplikacioneve. Në vendin tonë, nga 974 mijë të vaksinuar, mbi 400 mijë i kanë marrë të dyja dozat.

1 komente në ““Delta te dera”, Brataj: Vaksinohuni, vala tjetër vjen brenda verës”

  1. Skender Alfred Cako Brataj says:

    Bastard BQ, te kam dhjere ty dhe komitetin tend! Parazit ti dhe ata te tjeret qe beni si shkencetare! Cfare mut komiteti jeni dhe perse paskemi nevoje per ju kur keto gjera i dijme fare mire duke shfletuar internetin?! E kupton o BQ qe jemi ndoshta i vetmi vend ne bote qe skemi nje laborator a qender studimi virologjie qe te beje testime, eksperimente, hulumtime?!! Cfare studimi ne terren apo laborator ke bere ti apo Bqrat e tjere te komitleshit gjate kesaj kohe?! Cfare provash klinike ke udhehequr o pleh?! Thua vaksinohuni, por palloshi yt mori Pfizer per vete, ndersa popullit i thote: ja ku jua solla ujin me sheqer kinez dhe astrazeneca-n! Te paren Europa as e njeh si vaksine, te dyten e ka ndaluar se i ka damllakosur ca te pafate!!! Me cfare te vaksinohemi atehere?! Me p. e sateme ne flakon?!!! Edhe boll dole ne media se s’ke shans, nuk do beje askush Pica Brataj!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje