Koronavirusi në Shqipëri: Asnjë humbje jete nga Covid, vetëm 3 raste të reja

2 Korrik 2021, 16:41Sociale TEMA

Shqipëria ka shënuar sot një tjetër ditë pa viktima nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë shprehet se nga 3,513 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, vetëm tre raste të reja kanë rezultuar pozitive.

Ndërkohë numri i të shëruarve gjatë ditës së fundit është 4 persona

Njoftimi i Ministrisë:

Në 24 orët e fundit janë kryer 3513 testime, nga të cilat kanë rezultuar positivë me Covid19 tre qytetarë: 2 raste në Vlorë, 1 në Tiranë.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19.

Ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,018 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (2 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 4
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3513

Testime totale 812,299
Raste pozitive 132,526
Raste të shëruara 130,018
Raste Aktive 52
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 21
Shkodër 12
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 3
Lezhë 2
Berat 2
Fier 1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje