Bizneset ndjekin ‘këshillën’ e Edi Ramës, marrin punëtorë nga Bangladeshi

2 Korrik 2021, 17:46Sociale TEMA

Në pamundësi për të rekrutuar punëtorë në tregun vendas, një sipërmarrje nga Lezha ka punësuar punëtorë nga vendi i Azisë Jugore, duke bërë realitet një nga deklaratat më të debatuara të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore.

Nga Elvis Hila

Nazmul Haque, 40 vjeç, prej një muaji ka ardhur në Shqipëri nga Bangladeshi për tu punësuar në një fabrikë të trajtimit të mbetjeve shtazore në qytetin e Lezhës.

“Unë jam i martuar dhe kam dy fëmijë, por duke qenë se në vendin tonë nuk na jepet mundësi punësimi u detyrova të vi këtu,” thotë Haque, e cili thotë se është i kënaqur me kushtet e punës, ndërsa pronari i ka siguruar gjithashtu ushqimin dhe fjetjen. “Problem mbetet gjuha, por po mundohemi ta mësojmë,” shtoi 40-vjeçari.

Haque nuk është i vetëm. Në fabrikën e përpunimit të mbetjeve me origjinë shtazore “INCA” në qytetin e Lezhës, janë punësuar rishtazi 10 punëtorë nga Bangladeshi.

Drejtuesit e kësaj sipërmarrje theksojnë se mungesa e krahut të punës në vendin tonë, i ka detyruar që ti kthejnë sytë nga vendet e tjera të botës dhe janë në pritje të lidhjes së kontratave të tjera me punëtorë të huaj.

“Me zgjerimin e kompanisë tonë lindi nevoja për fuqi punëtore,” tha Iris Gruda, drejtoreshë e prodhimit të kompanisë. “Duke qenë se nuk kemi mundur të sigurojmë fuqi punëtore këtu në Shqipëri, po detyrohemi të marrim punonjës të huaj,” shtoi ajo.

Ndërmarrjet prodhuese nuk janë të vetmet që përballen me mungesë të burimeve njerëzore në bashkinë e Lezhës. Probleme raportohen edhe nga sipërmajrrjet e shërbimeve në fushën e turizmit, të cilat kanë vështirësi të gjejnë punëtorë të kualifikuar gjatë sezonit të verës.

Me një popullatë prej 163 milionë banorësh dhe të ardhura vjetore për frymë prej 2227 USD – gati 2.5 herë më të vogla se Shqipëria, Bangladeshi është një vend burim për migracionin e krahut të punës.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës çdo vit 400 mijë punëtorë migrojnë nga Bangladeshi për tu punësuar jashtë vendit në punë të pakualifikuara dhe me rroga të ulëta.

“Do qëndroj këtu për një kohë të gjatë se nuk kam zgjidhje tjetër, pasi në vendin tonë nuk ka punë,” tha  Abudalep, një tjetër punëtor nga Bangladeshi i punësuar në fabrikën INCA në Lezhë.

“Nevoja për bukën e gojës na ka detyruar që të vimë në Shqipëri sepse nuk kemi asnjë të ardhura e më duhet të mbaj familjen,” shtoi 28 vjeçari.

Kryeministri Edi Rama shkaktoi debat gjatë fushatës zgjedhore kur i sugjeroi një sipërmarrësi fason në qytetin e Shkodrës që të rekrutonte punëtorë nga Bangladeshi.

“Shtatë ditë është procedura me marrë punëtorë të huaj dhe po të them që me pagën që ke ti këtu e ke të garantume – se unë e shof të marrin edhe të tjerët, nga Bangladeshi, nga Pakistani, nga India,” tha Rama.

“Kur të fillojnë të mësojnë shqip fillo ndërroi, se i hyn krymi, mësojnë thashethemet, i hyn krymi, jo politika, jo demokracia, jo liria, jo Europa, jo bota,” shtoi ai.

Me një shkallë zyrtare papunësie prej 11.7 %, Shqipëria mbetet një vend ku shumë të rinj emigrojnë në perëndim për të gjetur punë. Deklaratat e kryeministrit për mungesën e krahut të lirë të punës në vend, u kritikuan gjatë asaj kohe nga kreu i opozitës Lulzim Basha.

“Ai e ka mendjen të sjelli punëtorë nga Bangladeshi, ndërsa unë jam i vendosur të sjell investitorë nga Gjermania, nga Austria, nga Europa për të punësuar dhe për të mbajtur rininë,” deklaroi Basha, gjatë një ndalesa elektorale në Vaun e Dejës, në veri të Shqipërisë.

Por ndërkohë që opozita dhe mazhoranca debatojnë për investitorët dhe punëtorët e huaj, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme vendase, në mënyrë të veçantë ato në sektorin e turizmit, akohen se rekrutimi i stafit gjatë sezonit të verës është kthyer në një sfidë për bizneset.

“Këtë vit e kam hapur prej datës 15 maj, por kam hasur problem në sigurimin e stafit,” thotë Nureman Hasani, i cili prej 7 vitesh administron një piceri-fast food në plazhin e Shëngjinit.

“Shumë prej atyre që kanë punuar tek unë vitet e shkuara janë larguar jashtë vendit e të tjere që kam kontaktuar nuk kanë interes fare për të punuar,” shhtoi ai.

Në mungesë të krahut të punës, 60-vjeçari thotë se është detyruar që të punësojë familjen e tij, pasi nuk po gjen zgjidhje tjetër.

“Mua më nevojiten të paktën 10 punëtorë, por vetëm 4 kam arritur të siguroj,” tha Hasani. “Kam djalin me nuse e gruan të cilët janë vendosur tek biznesi prej disa ditësh sepse nuk po kemi zgjidhje tjetër,” shtoi ai.

Sigurimi i stafit është kthyer në sifidë për bizneset në zonën turistike të Shëngjinit. Në hyrje të bizneseve apo dhe në vende të tjera vëren lehtësisht, njoftime për vende të lira pune.

Besnik Sula, administrator i një hoteli, thotë se prej dy muajsh po rendet në kërkim të stafit, por ende nuk ka arritur ta sigurojë.

“Kam vendos njoftime e po kërkoj në shkolla profesionale – deri në Tiranë, por shoh që nuk ka fare interes,” tha Sula, i cili theksoi se ka nevojë për 5 puëntorë shtesë.

“Deri tani jam munduar t’ia dal duke punuar bashkë me familjen, por kjo nuk është zgjidhje sepse numri i pushuesve sa vjen dhe rritet dhe nevojat për krah pune në hotelin tim janë të mëdha,” shtoi ai.

Sula thotë se i ka kthyer sytë nga vendet fqinje për të rekrutuar punëtorë të rinj. Ai tregon se ka arritur një marrëveshje me një kuzhinier nga Kosova, i cili ka filluar punë me 1 korrik.

“Unë e kam hotelin prej 15 vitesh këtu në Shëngjin, por problemet me sigurimin e stafit janë shfaqur vetëm vitet e fundit,” tha ai.

Ded Pronoka, administrator i një hoteli dhe restoranti, shprehet se pagat dhe kushtet e punës për punëtorët vendas janë përmirësuar gjatë viteve të fundit, por ndërkohë shumë të rinj janë larguar nga vendi.

“Migrimi ka ndikuar shumë në reduktimin e krahut të punës, ndaj dhe ne po hasim shumë vështirësi, sidomos vite e fundit fenomeni është bërë mjaft shqetësues” thotë Ded Pronoka administrator i një hoteli dhe restoranti në Shëngjin.

“Unë kam punëtor shqiptar që i kam punësuar dhe pagat janë shumë të mira, sepse nuk kisha zgjidhje tjetër,” përfundoi ai.

45 komente në “Bizneset ndjekin ‘këshillën’ e Edi Ramës, marrin punëtorë nga Bangladeshi”

  1. Operacioni Shpirti says:

    Pra ky ka ardh ktu se te ardhurat per fryme ne bangladesh jane 2300 USD ne vit. Do paguhet ketu nga Alban Zusi 30000 leke ne muaj qe shumezim per 12 jane 360000 leke ne vit ose 3400 USD ne vit por eshte i gatshen te shfrytezohet dhe te rrije nje vit ose dy larg shtepise dhe familjes. Interesante ideja e bangladeshasit ashtu sic eshte interesante dhe bythelepirja e Albanit. Vetem se e sigurte qe Rama se bo mo zv Minister.

    1. XY says:

      Para ca vitesh OKB pati idene e keqe te dergoje paqeruajtes nga Bangladeshi ne ishullin e Haitit qe sapo ishte rrafshuar nga nje termet dhe ku gjithcka ishte ne kaos total. Dhe si perfundim keta trimat e Bangladeshit iu ngjiten vendasve koleren.

    2. Qente says:

      Me mutikane e biznesmene cuba vetem tradhti pritet. Kjo lloj specie se pari do shese Shqiperine dhe shqiptarine ne rastin me te pare. Kete lloj specie e ke ne zyra dhe deputete e qeveri.

    3. xheJ. eN. Bi. says:

      Operacioni…
      Më duket se nuk e lexove shkrimin ose nuk di arithmetikë.
      Në shkrim thuhet se përveç pagës puntorit i është siguruar ushqimi dhe fjetja. Jo 30000 Lekë që shkruan ti po edhe 25000 të mari i ka të thata. Në vit ai ka 2500 $ në xhep.

      1. I menduari says:

        Paga ne Bangladesh eshte vetem 100-150 dollare ne muaj!

  2. sapa says:

    Pasi e degraduan shqiperine dhe e bene popullin qe te emigroje pa e kthyer koken pas tani duan edhe ta ckombetarizojne per te vetmen aresye qe te rrijne perjetesisht ne karriket e tyre te pushtetit.Keta prostituta te ketij populli qe kane frenat e politikes ne dore.Njerezit me te urryer te ketij vendi!Keta duhet te pushkatohen: PA GJYGJ!

  3. Duam kryeminister nga Bangladeshi says:

    Bytheqiret e tradhtise cfare nuk i bejne Shqiperise!!! Kete kryebytheqirin Rama nuk e duam,duam nje kryeminister (bytheqire)nga Bangladeshi!!! Sa do te paguani per vuajtjet dhe fyerjet qe po i beni ketij vendi e populli!!! Qumeshti i nenes per hynde do ju dale ju vrafte zoti!!!!!

  4. ERTV says:

    A Bravo, Bravo ? ? ? artist, pikturist ?!
    Ja arrite kësaj dite.
    Kushedi sa do të jesh lodhur për më i sjell.
    Mqs Bangladeshi ka pas qenë Republika Islamike e Pakiatanit Lindor.
    Bëje Shqipërinë Republika e Pakistanit Perëndimor…

  5. Perspektiva europiane says:

    Hajde me kam te mare e me shum kolopuca te zinj. Se per vendin keta nuk jane asnje vlere e shtuar. Pa asnje kualifikim. Akoma ne Shqiperi nuk jane gdhendur egersirat e ju sillni te tjere. Bangladeshasit , pakistanezet jane problematike ne vendet Perendimore. Merren me banda prostutucioni dhe trafikim.
    https://www.google.co.uk/amp/s/www.independent.co.uk/news/east-london-s-bangladeshi-street-gangs-agree-truce-1174983.html%3famp
    Do thoni ju, po mire, se edhe shqiptaret merren jasht me pislliqe! Po pse nuk na mjaftonin keta te brendshmit, po tani duhet te eksportojme edhe te tjere? Pastaj jane shume te shemtuar, pa sjellje dhe shtohen si hislla. Duken te urte, po jane te te gjithave, se duke qene se ne Bangladesh jane 150 milione dhe te varfer ne ekstrem, u duhet te mbijetojne me lloj lloj marifetesh.

  6. leko says:

    Shipetaret shkojne punojne ne ndertim jashte shtetit ndersa ne vendin e tyre kete pune nuk e pranojne…

  7. Matia says:

    Rama eshte antikombetar qe sjell punetore nga bangladeshi.

    1. Ana says:

      O koqe po gjermania italia greqia etj, etj antikombetar jane qe pranojne krahehapur dhe funderina si ty e si une? Nese vendaliu refuzon te punoje per nje pune te caktuar, nje nevojtar tjeter i huaj do te duhet ta plotesoje; kjo quhet globalizim dhe e perligjin regjimet demokratike. Ti nese nuk e do demokracine, shprehu per totalitarizmin dhe mbylljet e kufirit, por edhe per te dalur. Nese e pranon dhe e mirpret levizjen e bythes tende ne nje vend tjeter, mundesisht ne perendim, duhet edhe te pranosh dhe te mirepresesh qe dikush tjeter nga vende me te varfera se ty, te plotesoj kerkesat per punesim. Nese nuk e pranon kete llogjike je thjesht shpellar!

      1. Bbb says:

        Po antikombetare jane edhe ato vende!
        Pyet nje qytetar te tyre po deshe!
        Edhe anti demokratike gjithashtu!
        Sic edhe ketu nuk kane pyetur asnjeri per vendime kaq te rendesishme….pervec kapitalisteve
        Edhe te mendosh qe qaheshim nga xhaxhi Enveri
        Ti Ana ngaterron demokracine me kapitalizmin me duket ….si edhe llogjiken e aritmetiken e thjeshte me ndjenjat e humanizmin
        Po i re pak lapsit do kuptosh qe po ecem ne kete drejtim per 50 vjet Shqiperi nuk do te kete me dhe per 100 sdo te kete me as shqiptare
        As Evrope!
        Edhe ndofta mund te jete edhe nje zgjidhje kjo poooo….a mblidhemi ta diskutojme edhe pastaj ta votojme njehere?
        Si thua?

  8. Maksi says:

    PO LEKO PO DHE BEJNE SHUME MIRE SE PAGA E 6 MUAJ VE PUNE NE PERENDIM ESHTE SA AJO E 3 VITEVE TEK KETA MENDER PRONARET BASTARDE TE SHQIPERISE. PER MUA NUK DUHET TE IKIN POR TE QENDROJNE KETU DHE TI SHKULIN MJEKREN EDI RAMES DHE SOJSESEVE SI AI QE E KA KTHY SHQIPERINE NE ÇIFLIK TE VETIN.

  9. Lazy says:

    mire ja u ben vllehu shqiptareve. shqiptaret i dergon ne emigrim, dhe sjell bythzinjte ne shqiperi. kokes bjeru se ashtu e duan.

  10. Olsi says:

    E kuptuam do mbushet vendi me majmuna,dhe ne nje te ardhme do shtohen aq shume sa do te jemi minorance. Mire more piktor mire,se ajo dihet per cfare e beni per mos te ngritur rrogat,dhe per mos te paguar shqiptaret pak me shume,jeni te gatshem te merrni skllever majmuna nga bota e 3 ,dhe ta mbushni shqiperine me rraca majmunash.

  11. Moto says:

    Këta palo biznesmen i largojn vet puntorêt shqiptar. Shumë jan mashtruesa, i mbajn nga një muaj dhe i ndjekin pa paguar. Ata që i mbajn punëtorët ose i mbajn në të zezë ose i paguajn shumë pak. Kam degjuar se disa i paguajn sa rroga minimale nëpërmjet bankës dhe pastaj u marin mbas 50-60-70 mij lek, sipas rastit. Lëre pastaj që të hedhin në rrugë kur të duan. Ja pra pse nuk gjejn dot puntor shqiptar këta palaçot. Por dhe këta emigrantët e shkret nuk e dinë ku po vijn. Shiko pas nje viti ska për të mbet asnjë këtu!

  12. alamo says:

    Mireseveni. Mos u lodhni te mesoni shqip fare. Populli shqipetar eshte i etur per dije dhe ka nam per mesimin e gjuheve. Da ta mesojme ne gjuhen tuaj me shume kenaqesi.
    Me respekt,
    emigranti pa emer

    P. S. Shqiperine si Zvicra dhe ne Europe.

  13. Liri says:

    JEPINI VOTEN RAMIUT PRAP SE ME KEQ SE BANGLADESHI PO BEHEMI O IDIOTER QE GENJEHENI ME NJE JAVE FUSHATE.

  14. Doni me per Belul Ramen? says:

    Ja pra qe ate “Nuk keni pare gje akoma” ky Timonieri nuk ja ka drejtuar opozitareve, por mbare shqiptareve!
    Keshillat e Rames me bangladeshas si keshillat e Ramizit per tufezat, arezat…

  15. Fati says:

    Nuk e kuptoj ku eshte e keqja. Jane punetore sezonale qe nuk i kane zene vendin asnjeriu. Jane punetore te mire, kokeulur dhe bejne te gjitha llojet e puneve, krejt ndryshe nga ne, shqiptaret qe dijme vetem te ankohemi e duam te behemi te pasur per dy muaj pa ulur kurrizin, duke mbushur kafenete. Prandaj, le te shikojme veten tone se çfare qendrimi kemi ndaj punes dhe te respektojme ata qe fitojne buken per familjet e tyre duke djerdhur djerse e duke mos iu bere bishte puneve te ndershme. A i lexuat se çfare thane punemarresit se eshte rritur nevoja per krahe pune e staf dhe nuk i gjeten tek shqiptaret. Lexoni dhe mos ndyni gojen, siç “nuk e keni zakon”.

    1. Bbb says:

      Ouuuu…po pse ashtu u quajtka skllaveria ne 2021: pune sezonale?!??!?
      Se dija
      Prit te kujtohem si quhej nga 2000 kur isha bujkrob me meditje vete

    2. Lati says:

      Po flet si doktor Adhamudhi plak….krreje qe te shpetosh

    3. Genci says:

      Shikojme ne vella shikojme!
      Shikojme ministra/trafikante + hajdute qe na shtypin me makina luksoze kur kalojme rruges dhe na priten krahet te punojme nen keta dhe per keta e ortaket e tyre
      Prandaj edhe marrim malet naten e ikim qe ketu
      Se defekte kemi shume ne te gjoret po budallenj e qorra NUK JEMI
      Po te prishja e gojes me keta gjynahqaret e tjere ke te drejte….eshte turp edhe gabim
      Duhet tu biem kokes ketyre pushtave qe na vjedhin jeten perdite edhe pastaj edhe na ofendojne e na tallin
      E po ja qifja temen te te thone hajdutet qe je dembel diten me diell keshtu….budallenj jo po ca dele duhet te jemi qe i durojme

  16. Ca thu me says:

    E pse te rijne te rinjte ne shqiperi? Ne 2000 roga 300, ne 2010 rroga 300 ne 2020 rroga 300. Mbi 50 % te produkteve i ke import dmth i paguan si europian me rroge shqiptare. Ne dhe pak nafte qe kemi e kemi fal dhe ata spaguajne taksa se jane me humbje ne sprodhojme asgje.

  17. Erdogan says:

    Nga hundet del padrejtesia padrejtesia dhe djallezia per pronat e Vorio Epiroteve te Bregdetit.
    Ju hoqet shkollat Greke dhe u ndryshuat Kombesine Greke ju bijte e Vezireve Pashallareve,Bejlereve Agallareve,Hoxhallareve,Dervisheve Muhipeve.
    Drejtesia dge Hakmarrja e Zotit vonon por nuk harron.

  18. On says:

    Se kuptoni qe vijne per trafikim ne Europe…..

  19. kola says:

    shteti nuk duhet te lejoje kte gja. Qeveria te insistoje prane bizneseve qe te rrisin pagat e punetorve,tue rrite vleren e dites se punes.Ne se vazhdohet keshtu Shqipnia ka me u kthye ne nui vend aziatik!

  20. Mos u mashtroni... says:

    ..i njoh mire se punoj me keta ketu ne itali. Dembela dhe bythlevizur. Kane ardhur ne shqiperi me synimin e ikjes per ne europ.

  21. Xhoni says:

    Rama edhe veshjen e rrobave qe ka qef jane nga bagladeshi e pakistani te raft pike mire po i largoni shpiptaret po i zevendesoni me popullesi te zeze

  22. Miti says:

    Rama o felliqsire! Vertete europa i ka marre keta kokzinj, por picir te zi po heq me ta. Mbase jo politikanet, por populli, me kriminalitetin e rritur qe sjellin keta shtaze.

  23. LWS28 says:

    Ramë psikopat mafiozi tallet me shqiptarët e Shqipërinë çdo orë e sekondë.
    Pushtetin e ka të garantuar në xhep në bashkëpunim me narko-trafikantët dhe kriminelët që i shërbejnë si një patericë e fortë. Narko-trafikantët dhe kriminelët që i paguajnë ‘detyrimet’ te ministrat e drejtorét edhe në ditën e zgjedhjeve hapin thasët për partinë.
    Sulltanin e fejsbukut/ diktatorin e plotfuqishëm me poturre edhe Babai I tij shpirtëror Enver Hoxha do ta kishte zili për super mashtrimet që i bën popullit të vet.
    Popullit që jep zemrën dhe jetën për të, që ai të rri në pushtet si sulltan me poturre dhe të na mbrojë nga kuçedra e errësirës Sali…
    Opozitë nuk ka , vetëm njé copë kërmë e quajtur PD bashkë me kërmën idiotin lyl bytha dhe Sali kriminel psikopatin dhe Metë hajdutin që shërbejnë si paterica tjetër e fortë e Ramës, diktatorit të vitit 2021 në mes të Evropës.

  24. maskarenj qe nuk duan te punojne dhe nuk kane rrespekt per punen ,
    qe rrijne tere diten kafeneve ulur ,
    kta Parazite te Njerzimit dijne vetem te lehin asgje tjeter .

    Shikoni beni dicka per kte vend ,o maskarenje llapmute ,o shkerdhatat e hajnat e kriminelet Shqiperise ,
    o maloke te dhim ,
    keni surrat ju dhe fyeni ata qe punojn .
    ptuuuuuuuuuuuuuu .
    Parazite te qelbet qe i rendoni ksaj Toke .
    Sot i thone Bote Globale dhe ne nji politike te tille te Globalizimit ,
    cdo Qeverri kerkon Krahun me te lire te punes ne Bote ,sepse ju plehrat e atij vendi
    s’doni te punoni ,porse vendi duhet te hec perpara ,jo me ju kerma qe dini vetem te vidhni e shkaterroni .
    Hani mut aty ne Hale me radhe , Rama ju dhjet ne koke te gjitheve ju putana shpellaresh

    1. Lexues says:

      Jam kurioz te di cfare pune ben qe te pranojne me kartele mjekesore.

      1. Bimi says:

        Varja kti debatikasit te Rilindjes….e ka vendin e punes ky
        Numeron vota 1 here ne 4 vjet edhe eshte ne rregull

  25. Gjinokaster says:

    Me mire te kishim marre bythzinjte nga Grqia se ata i kemi dhe fqinje dhe perpiqen ta ngrene nivelin e tyre duke u vetequajtur helene.

  26. Emigrant 20 vjecar says:

    Leko jashtë shtetit 1 puntor mban 1 familje me qera ,femijet i shkollon, ka 1 makine per qejf te vet, jeton i paguan kontribute per pension (nuk flas per pension shqiperie 70 mije leke =2 bidona nafte me nga 20 litra).etj,etj.se po flete si Bangladeshi te shtepia e pronarit je skllav si 200 vjet perpara.

  27. Thomaq says:

    SE QEVERIA RRIT RROGAT E PUNETOREVE SI KROACIA SLLOVENIA M ZI APO M E VERIUT PUNETORET SHQIPETARE NUK LARGOHEN NGA VENDI . FILLIMISHT KJO RRITJE RROGE DO TE JETE E VESHTIRE POR ME VONE DO TE KETE ARITJE POZITIVE . MARRJA E PUNONJESVE NGA BANGLADESHI ZGJIDHJE E GABUAR ME PASOJA . AKADEMIA E SHKENCAVE TE BEJE STUDIM KETE REALITET E T’JA PARAQITE QEVERISE SI OBSION .

  28. Ilirida says:

    Një këshillë për ata që shesin mënd e rinë nën
    hije,shtërngoni bythën dhe punoni që mos tu vijnë
    puntorë nga bangladeshi e tunguzija.Rrogat janë aq sa janë me siguri edhe do të riten,të paktën jeni në
    vendlindje,në shtëpi dhe mund të “punoni”në ndrimin
    e natës.Në perëndim rrogat jamë më të larta por edhe harxhimet janë më të mëdha dhe në ndrim të
    natës “punon”komshiu.Pra nuk është gjithçka te paraja.Ka diçka më të vlefshme se paraja!?

  29. Qeleshe says:

    Sa e cuditeshme te lexosh komentet e shum bashkatdhetereve. Qe ignorojne faktin qe mbi 30% te popullsise e ka ne emigrim .Dhe nga keta ne emigrim sjellin cdo vit 1 miliard euro, ne shqiperi. Tregojme qe jemi popull pa memorie, kur nuk njohim sakrificat e gjithe ketyre njerezve ne emigrim qe me dinjitet punojne ne vende te ndryshme dhe ndihmojne dhe familjet ne Shqiperi. Per te ditur nga do shkosh, me pare duhet te dishe nga vjen dhe kush je.

  30. Mato says:

    Kemi punuar si skllever ne shtepi te huaj ….duke lene te shkrete shtepine tone…
    NUK E HARROJME KURRE!
    Prandaj na djeg ne shpirt kur e shohim qe perseritet nga zengjinet e efendikonjte hajdute te shtepise tone
    Sidomos kur si pretekst perdorin gjakun edhe djersen tone per tu justifikuar
    Beji hesapet pa Partine vella ashtu sic Partia i ben pa ty

  31. Sit back and relax says:

    Mbi cfare kriteresh,dokumentacioni po merren keta “sezonalet”? Kush sponsorizon vizen, koston e udhetimit etj?? Cila eshte kontrata me punedhenesin? Ka ndonje marreveshje nderqeveritare mes Shqiperise e Bangladeshit per kete? Si mund te quhet punetor sezonal kur puna qe ben nuk eshte sezonale por ne te 4 stinet? Sa zgjat lejeqendrimi per arsye punesimi dhe a eshte e mundur qe neser pasneser keta punetore te huaj te kerkojne nenshtetesine shqiptare per te perfituar cfare mund te perfitojne? A eshte kjo pjese e planit per ta bere shqiperine pjese te multikulturalizmit te shoqerise se hapur se xhaxhi sorosit apo eshte thjesht dicka realisht nga halli se nuk ka krahe pune? Ku jane sindikatat e shqiperise ne keto momente delikate? Pse nuk favorizohet unionizimi i profesioneve te ndryshme gje e cila do ta bente me te lehte gjetjen e punetoreve shqiptare dhe negocimin per nje page dinjitoze mes tyre dhe punedhenesit? Rilindja pretendon qe esjte e majte, ath ku eshte mbeshtetja per te vobektin???

    1. Albanezi says:

      Po! Pjese e planit te globalizimit eshte!
      Nuk ka lidhje fare me tregun e punes…perralla me mbret qe si besojne as femijet
      Femijet shqiptare jo e jo po as ata gjermane nuk po i besojne me
      Edhe ta provoj:
      Qe thua ti keta femijet e ketyre do behen shqiptare automatikisht kur te lindin ketu….jo sic e ka gjithe Evropa qe duhet jo vetem te kene lindur ne vend por edhe te provojne detyrimisht qe kane nje lidhje gjaku me vendin ( nje prind apo nje gjysh vendali)
      Edhe qe te bindesh qe ska lidhje me tregun e punes mjafton te them qe ligji per keta u aprovua me urgjence te madhe mu ne mes te pandemise….kur ishim ne izolim total dhe ishte mbyllur gjithshka
      Fabrika e dyqane …te gjitha
      Ku duhej me kaq urgjence ky krah pune?!??!?!
      Po qe keta plehra nuk kane pike dhimbsurie ne shpirt per Shqiperine e Shqiptaret e dime me kohe edhe une edhe ti ….

  32. Patrijot says:

    Jam i majte i vjeter dhe mbeshtes cdo proteste qe do te behet kunder Edi Rames per kete qellim.Ka braktisur shtresen e varfer .Eshte bere me bizneset i majti Edi rama .Po diskretiton edhe vete majtistet.Nuk duhet ta lejojme Shqiperine te Behet Bangladesh ,me edi ramen apo me lulezim bashen .SHQIPERIA E SHQIPTAREVE DHE VETEM PER SHQIPETARET

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje